Në disa vende të botës ka rregulla dhe ligje nga më të ndryshmet që ne na lënë pa fjalë, madje në shumë raste i konceptojmë edhe “të çmendur”, por vendosja e këtyre rregullave është e domosdoshme.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe është e paligjshme të postosh foto “online” të stuhive apo përmbytjeve. Postimi i këtyre fenomeneve dënohet me ligj.
Ministri i Brendshëm i EBA –be, ka argumentuar se fotot e përmbytjeve prishin imazhin e vendit dhe do të ndëshkohen me një gjobë deri në 200 mijë euro.
Kjo ndodhi për shkak se, shumë foto u postuan “online” pas shirave të rrëmbyeshëm që goditën Emiratet këtë javë, duke shkaktuar bllokim rrugësh dhe anulim fluturimesh.