Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

SHBA, Departamenti i Drejtësisë hap hetime për dhunën në Sharlotsville

9 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
SHBA, Departamenti i Drejtësisë hap hetime për dhunën në Sharlotsville

The exterior of the U.S. Department of Justice headquarters building in Washington, July 14, 2009. REUTERS/Jonathan Ernst

Në Shtetet e Bashkuara, Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim për të drejtat civile, lidhur me goditjen e turmës me makinë gjatë një proteste kundër një demonstrate të nacionalistëve të bardhë në Sharlotsville të Virxhinias.

Prokurori i Përgjithshëm Jeff Sessions, tha se “Dhuna dhe vdekjet në Sharlotsville janë një goditje e rëndë për ligjin dhe drejtësinë amerikane. Kur veprime të tilla burojnë nga fanatizmi dhe urrejtja, ato përbëjnë një tradhëti ndaj vlerave tona thelbësore dhe nuk mund të tolerohen.”

Guvernatori Terry McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sharlotsville, pas shpërthimit të përleshjeve mes nacionalistëve të bardhë, që mbanin mburoja, dhe anti-protestuesve që po ashtu ishin të pajisur me mjete mbrojtëse.

3 vetë u vranë në tubimin e supremacistëve të bardhë në Sharlotsville të Virginia: një grua u vra nga makina që goditi turmën, dy persona të tjerë gjetën vdekjen nga përplasja e një helikopteri, incident që policia tha se kishte lidhje me tubimin e protestës.

Në një konferencë shtypi që dha pas ngjarjeve të së shtunës, guvernatori i Virxhinias Terry McAuliffe tha se protestuesit e ekstremit të djathtë nuk janë patriotë, siç pretendojnë.

“Kam një mesazh për të gjithë supremacistët e bardhë dhe nazistët që erdhën sot në Sharlotsvil. Mesazhi ynë është i qartë dhe i thjeshtë: Shkoni në shtëpi”, tha zoti McAuliffe në një konferencë shtypi. “Ju nuk jeni të dëshiruar në këtë shtet. Të keni turp,” tha ai.

Guvernatori Terry McAuliffe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Sharlotsville, pas shpërthimit të përleshjeve mes nacionalistëve të bardhë, që mbanin mburoja, dhe anti-protestuesve që po ashtu ishin të pajisur me mjete mbrojtëse.

Duke folur nga Nju Xhersi, ku ai ndodhet me pushime, Presidenti Donald Trump, e dënoi dhunën në Sharlotsville:

“Jemi duke i ndjekur nga afër ngjarjet e tmerrshme në Sharlotsville të Virxhinias. Dënojmë me forcë këtë shprehje skandaloze të urrejtjes, fanatizimit dhe dhunës në të gjitha drejtimet. Kjo ka ndodhur për një kohë të gjatë në vendin tonë: nuk ndodhi vetëm gjatë presidencës së Barack Obamës, as atë të Donald Trumpit, kjo ka ndodhur prej kohësh. Nuk ka vend në Amerikë për këtë dhunë.”

Zoti Trump, i cili po përgatitej të nënshkruante një projekt-ligj për të zgjeruar programin e kujdesit shëndetësor për veteranët, bëri thirrje për “rivendosjen e shpejtë të rendit dhe ligjit” në qytet, duke shtuar se “asnjë qytetar nuk duhet të ketë kurrë frikë për sigurinë e tij.”

Pak pas anulimit të mitingut në Sharlotsville, një makinë goditi turmën, duke vrarë një grua 32-vjeçare nga radhët e kundër protestuesve. Mbi 20 vetë u plagosën.

Dy persona të tjerë gjetën vdekjen nga përplasja e një helikopteri, incident që policia tha se kishte lidhje me tubimin e protestës..

Policia tha se kishte arrestuar shoferin e makinës, duke e identifikuar atë më vonë si James Alex Fields Jr, 20 vjeç nga Ohajo. Fields po mbahet si i dyshuar për vrasje të shkallës së dytë.

Tags: Departamenti i DrejtësisëdhunënhetimeSharlotsvilleSHBA

TË LIDHURA

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre
Bota

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
OKB: Rritja e çmimeve rrezikon krizë urie për 5 mln njerëz në vendet arabe
Bota

OKB: Rritja e çmimeve rrezikon krizë urie për 5 mln njerëz në vendet arabe

20:38 | 02/04/2026
Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO
Bota

Senati amerikan: S’lejojmë tërheqjen e SHBA nga NATO

19:34 | 02/04/2026
Next Post
Deputetët iranian një zëri pas miratimit të ligjit 500 milionë dollarësh për mbrojtjen ushtarake: Vdekje Amerikës

Deputetët iranian një zëri pas miratimit të ligjit 500 milionë dollarësh për mbrojtjen ushtarake: Vdekje Amerikës

Shtypi nga bota, 14 gusht 2017

Shtypi nga bota, 14 gusht 2017

Shtypi i ditës, 14 gusht 2017

Shtypi i ditës, 14 gusht 2017







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?
Showbizz

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

by mirseda
22:09 | 02/04/2026
0

Raportet mes artisteve shqiptare shpesh ngjallin interes tek publiku, por herë pas here janë vetë protagonistet që...

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Paralajmërim për Shqipërinë, koloneli: Të merret seriozisht sinjali i SHBA

Paralajmërim për Shqipërinë, koloneli: Të merret seriozisht sinjali i SHBA

21:12 | 02/04/2026
Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit

Hormuzi, Shqipëria pjesë e koordinimit ndërkombëtar për lirinë e lundrimit

21:05 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com