Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

(VIDEO) SHBA dhe Koreja e Veriut pranë përplasjes; Pheniani: Do sulmojmë me raketa amerikanët

8 vjet ago
in Bota, Kryesore, Të Gjitha
(VIDEO) SHBA dhe Koreja e Veriut pranë përplasjes; Pheniani: Do sulmojmë me raketa amerikanët

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/333958417048902/

Koreja e Veriut tha sot se po finalizon një plan për të hedhur katër raketa balistike pranë brigjeve të territorit amerikan të Guamit në Paqësor, një provokim i ri në retorikat mes Phenianit dhe Uashingtonit.

Ushtria Popullore e Koresë së Veriut bëri publike hollësi të reja për një goditje me raketa ndaj Guamit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve KCNA, raketat që planifikohen të lëshohen pritet të jenë me rreze të mesme veprimi. Ato do të kalojnë mbi Japoni dhe janë planifikuar të bien 30 deri 40 kilometra nga Guami, i cili ndodhet 3 mijë kilometra në juglindje të Gadishullit Korean.

Plani i sulmit

Plani, që sipas ushtrisë do t’i paraqitet udhëheqësit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në mes të muajit gusht, ndryshon prej kërcënimeve të mëparshme ndaj Shteteve të Bashkuara dhe përshkruhet si një operacion shumë specifik.

Në Guam jetojnë 163 mijë qytetarë amerikanë si dhe janë të vendosura një bazë ushtarake amerikane që përfshin dhe një njësi operacionele nëndetësesh, një bazë ajrore dhe një Roje Bregdetare, transmeton Zëri i Amerikës.

Paralajmërimin e presidentit Trump këtë javë se Pheniani do të përballej me “zjarr dhe furi” nëse kërcënon përsëri Shtetet e Bashkuara, ushtria e Koresë së Veriut e cilësoi “tërësisht të pakuptimtë”. Në komentin e saj agjencia e lajmeve KCNA tha për presidentin Trump se “dialogu me një person të tillë, të cilit i mungon arsyeja tingëllon i pamundur dhe se vetëm forca e pakufizuar mund të funksionojë mbi të.”

Koreja e Jugut: Palët të tregohen të përmbajtura

Ndërkaq, Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in, ka reaguar i përmbajtur lidhur rrezikun në rritje bërthamor që paraqet Koreja e Veriut dhe në veçanti mbi paralajmërimet e presidentit Trump.

SHBA: Bota mbështet përpjekjet për të vënë nën kontroll Phenianin

Nga ana tjetër, shtetet e Bashkuara thonë se shumë vende të tjera i mbështesin përpjekjet e tyre për t’u bërë presion udhëheqësve të Koresë së Veriut që të heqin dorë nga programi i armëve bërthamore. Shkëmbimet e replikave mes Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior Kim Jong Un këtë javë kanë shtuar shqetësimet se mund të ketë një përplasje ushtarake që do të destabilizonte gadishullin korean. Departamenti amerikan i Shtetit i doli dje në mbrojtje zotimit të Presidentit Trump se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen “me zjarr dhe furi” ndaj kërcënimit koreano-verior se mund të godasë ishullin e Guamit që bën pjesë në komunuelthin amerikan dhe ku ndodhen dy baza strategjike amerikane.

“Së pari të analizojmë cilat janë zhvillimet alarmante. Ka pasur dy prova me raketa balisitike ndërkontinentale brenda një muaji, dy prova bërthamore gjatë vitit të kaluar. Në fakt, në Kinë u regjistrua një tërmet dhe shumë prej jush më dërguan emaile me pyetjen “Mos ishte një tjetër provë bërthamore?” Kjo tregon sa serioze është situata aktuale,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

Zëdhënësja Heather Nauert tha se provat bërthamore të Koresë së Veriut janë kërcënim për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare, jo vetëm Shtetet e Bashkuara. Qeveria franceze vlerësoi dje përgjigjen e prerë që i dha Presidenti Trump kërcënimit koreano-verior ndaj territorit amerikan, por bëri thirrje për një zgjidhje paqësore.  “Franca është e gatshme ta përdorë influencën e saj për të gjetur një zgjidhje paqësore, pasi rreziku është real. Vendosmëria që dëshmoi presidenti amerikan me përgjigjen e tij është e njëjtë me atë që do të kishte treguar çdo president tjetër amerikan, pasi është e papranueshme që një pjesë e territorit të jetë nën kërcënimin e sulmeve me raketa balistike,” tha zëdhënësi i qeverisë franceze.

Japonia: Do mbrojmë vendin tonë

Japonia tha se avionët e saj luftarakë dhe bombarduesit supersonikë amerikanë kishin kryer dje manovra të përbashkëta mbi qiejt pranë gadishullit korean. Acarimi i situatës ka zgjuar shqetësime mes koreano-jugorëve. “Duke qenë se së shpejti do të filloj shërbimin ushtarak dhe është shumë e mundur që kur të jem në radhët e ushtrisë do të duhet të përballem me këtë kërcënim, e shoh si shumë të frikshëm,” thotë një burrë. “I dashuri im është ushtar, po shërben për mbrojtjen e vendit. Jam shumë e shqetësuar pasi kam një njeri të afërt që mund të ndikohet nga kjo situatë. Po ashtu si shtetase, sa herë shoh lajmet shqetësohem,” thotë një koreano-jugore.

Rusia: Të gjendet një zgjidhje diplomatike

Rusia ka bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike për uljen e tensioneve. Sekretari i Shtetit Rex Tillerson tha gjatë udhëtimit për në Guam tha se udhëheqësi koreano-verior nuk duket se e kupton gjuhën e diplomacisë.

Tags: Amerikanetkoreja e veriutPhenianipranë përplasjesraketaSHBAsulojmë

TË LIDHURA

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

22:47 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim
Bota

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim
Bota

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025
Next Post
Dështon testimi i byzylykëve elektronikë, MD: Pas procesit nisim masat ligjore

Dështon testimi i byzylykëve elektronikë, MD: Pas procesit nisim masat ligjore

(VIDEO) Vlorë, arrestohet kryeinspektori i Mjedisit, goditi vartësin me grushte

(VIDEO) Vlorë, arrestohet kryeinspektori i Mjedisit, goditi vartësin me grushte

Futbollisti i Tiranës transferohet në Spanjë, i rrit të ardhurat bardhebluve

Futbollisti i Tiranës transferohet në Spanjë, i rrit të ardhurat bardhebluve

JU REKOMANDOJMË

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

Motra e Kristian Kolës: “E vranë pa arsye, dyshoj për implikim të policisë”

21:17 | 06/09/2025
Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

Bardhi në zi, humb personin e dashur të familjes

18:02 | 04/09/2025
Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

Ndryshime te “Rrugorja” e Tiranës, Neritan Buzi emërohet shefi i ri i qarkullimit

17:10 | 01/09/2025
Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

Hidhnin në makina më pak benzinë nga se tregonte pompa e karburantit. 22 të arrestuar në Greqi

12:43 | 03/09/2025




TË FUNDIT

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë
Aktualitet

Nuk iu bindën policisë rrugore, vihen në pranga disa persona në zonën e Astirit në Tiranë

by mirseda
22:47 | 06/09/2025
0

Disa arrestime raportohet se janë kryer mbrëmjen e sotme në zonën e Astirit në kryeqytet. Sipas raportimeve,...

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

Loredana zbulon projektin e ri mediatik, “reality show” që sjell në qendër të vëmendjes vajzat e reja

22:22 | 06/09/2025
Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

Dinamo është shumë e fortë për Kukësin, skuadra e Ilir Dajës fiton me 3 gola në miqësore

22:09 | 06/09/2025
Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

Parisi i përgjigjet Uashingtonit: Njohja e Palestinës nuk dëmtoi bisedimet për armëpushim

21:51 | 06/09/2025
Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

Milionerë e miliarderë, kush ishin 33 biznesmenët që Trump bëri bashkë në një takim

21:43 | 06/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com