jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Editorial - Opinione

Vendi është bërë i pajetueshëm, por nuk e braktis dot

9 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse fitorja e Bashës nuk ka asnjë vlerë!

Andi Bushati/Disa deklarata të njerëzve të njohur apo më pak të njohur publikisht, për të braktisur Shqipërinë, jo vetëm kanë zënë një vend më të madh nga sa e meritonin në këto ditë të nxehta pa lajme, por shpesh herë kanë ndezur një debat qesharak dhe të pa vend.

Duhet ta themi që në fillim dhe pa hezitim se, nëse dikush shpall se largohet pasi nuk gjen hapësirat e duhura, pasi i kanë suprimuar vendin e punës, pasi i kanë shpuar gomën e makinës, kjo nuk është një çështje kombëtare.

Largimi i atyre që kanë mundësi ta shpallin këtë akt me bujë, është krejt i ndryshëm nga ai i dhjetëra mijë shqiptarëve që zgjedhin ta braktisin këtë vend nga pamundësia. Sepse ikjet e tyre nuk kanë asnjë tagër plus për të treguar, as se Shqipëria është më e mirë, as se ajo po bëhet më e keqe.

Ato janë thjeshtë zgjedhje personale, të marra sa nga racionaliteti i mundësive, po aq dhe nga emocionaliteti i momentit. Ata që ikin nuk janë as heronj që nuk pajtohen me gjendjen e keqe dhe as tradhtarë që po braktisin anijen. Akti i tyre nuk është simbol për asgjë.

Personalisht  jam një nga ata që e pëlqen përditë e më pak këtë vend. Nuk jam dakord me mënyrën se si po shpërfytyrohet qyteti im, se si rrokaqiejt po zënë diellin, se si po zhduken rrugicat ku rendnim pas një topi pesëdhjetësh, se si po zaptohen tokat në bregdet, se si po ndotet ajri, se si po shfarosen pyjet, se si ujin nuk e pi dot më drejt e nga çezma, se si domatet nuk kanë shijen e dikurshme dhe se si mishin është gjithnjë e më e vështirë ta gjesh të pa bombarduar me antibiotikë.

Por, pavarësisht nga këto, kam vendosur të jetoj në një atdhe që e kritikoj çdo ditë e më shumë, as thjeshtë për patriotizëm, as thjeshtë për profesionin që bëj. Në këtë vendim të brendshëm ka diçka më të komplikuar, që më ka bërë t’i rezistoj edhe eksodit biblik të anijeve edhe shpërthimit të depove të ’97.

Besoj se kushdo që ka lexuar sadopak për dëshmitë e gjata të francezëve të larguar që kanë provuar “le mal du pays”, të britanikëve që kanë ndjerë peshën e “homesickness”, apo të mercenarëve të Zvicrës gjermanike që i mundonte  «heimweh », kur ishin larg vendit të tyre, e ka të qartë se për çka flas.

Në lojë është ajo që psikologët e njohin si sindromën e mungesës së vendlindjes: një lloj nostalgjie për vendin e origjinës, për zbehjen e gjërave familjare, për largësinë nga kujtimet e fëmijërisë, nga gjuha e nënës, nga kultura me të cilën je rritur.

Mënyra se si gjithsecili e zgjidh këtë raport delikat me veten e tij, midis kujtimeve të së shkuarës dhe ambicieve për të ardhmen, midis anës emocionale dhe sfidës për të riskuar, është një çështje krejtësisht personale.

Unë vetë kam zgjedhur të parat. Por, kjo shpesh nuk më ka penguar t’i shoh herë me ironi dhe herë me nënqeshje, ata emigrantë të larguar prej vitesh nga ky vend, të prekur nga sindroma e mallit të vendlindjes. 

Sa herë kemi bërë humor me ta, me patriotizmin e tyre të ekzagjeruar, me patosin që tregojnë për çdo simbol kombëtar, me idealizimin që i bëjnë historisë, gjuhës, traditave, me entuziazmin që tregojnë edhe për ndryshimin apo përparimin më të vogël që shohin në vendin që kanë lënë pas prej vitesh.

Ne e kuptojmë se në shumë raste ajo është fabula që i duhet për të mbajtur në kontroll sindromën e tyre që shpesh herë mund të çojë deri në depresion, mungesë motivimi dhe izolim social.

Ne të gjithë e dimë, se Shqipëria që ata shohin, prekin dhe vizatojnë, nuk është ajo realja. Ajo është një produkt i përrallëzuar si pasojë e sindromës së tyre.

Si pasojë e mallit, nostalgjisë dhe kujtimeve që atyre u mungojnë. Të gjitha këto detaje të vogla luajnë për ta rolin e Madlenës së Prustit, që sublimon çdo aromë dhe shije që u vjen nga vendi që kanë lënë pas.

Është kjo qasje që shpesh i bën objekte të vënies në lojë, sepse atdheu i tyre ideal, nuk është atdheu të cilin ne jetojmë përditë. Sepse rrëfimi i tyre është krejtësisht emocional dhe i tjetërsuar.

Por, po aq sa nuk është e vërtetë kjo Shqipëri e idealizuar e pikturuar kësisoj, po aq nuk është real edhe shpëtimi prej saj përmes largimesh te bujshme, që vizatojnë të kundërtit e tyre.

Pikërisht ata që janë vënë së fundi në qendër të debatit duke deklaruar publikisht se shpëtimi gjendet larg këtij vendi të pajetueshëm.

Në të dyja rastet, qëndrimet e tyre nuk ia vlejnë të bëhen pjesë e debatit publik, as të hipotekohen si fakte të vërteta, as të privatizohen nga grupime të ndryshme shoqërore.  Ato nuk kanë asnjë vlerë më shumë sesa atë të një përjetimi personal.    

Zhurma e krijuar nga shpallja e disa largimeve të bujshme nga vendi, nuk është asgjë më shumë se pasojë e një vere të nxehtë dhe pa lajme. Sepse imazhin e Shqipërisë që njohim nuk mund ta ndryshojnë emocionet momentale të askujt. (Lapsi.al)

Tags: braktisi pajetueshëmlargimishqiperiavendi

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Zgjedhjet/Preç Zogaj: Aq shumë vota u blenë, sa filloi të zhvlerësohej euroja  

Zgjedhjet/Preç Zogaj: Aq shumë vota u blenë, sa filloi të zhvlerësohej euroja  

Rama, lezhjanëve: Më thoni problemet, ua zgjidh unë

Rama, lezhjanëve: Më thoni problemet, ua zgjidh unë

Ekspertët: Thatësira do të ulë me 20% prodhimin e energjisë nga HEC-et

Ekspertët: Thatësira do të ulë me 20% prodhimin e energjisë nga HEC-et







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com