Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Analiza/ Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, pengesat dhe përparësitë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Analiza/ Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoni, pengesat dhe përparësitë

Propozimi-ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, ka nxitur reagime me qëndrime të ndryshme, jo vetëm mes partive politike, por edhe ekspertëve të çështjeve juridike dhe politike.

Propozimi i Qeverisë, i cili rregullon përdorimin e shqipes në nivel lokal dhe qendror, si dhe në institucionet e administratës shtetërore, nga Risto Nikovski, njohës i çështjeve politike, vlerësohet si rrënues i karakterit unitar të shtetit, meqë, sipas tij, me këtë ligj aplikohet dygjuhësia në shtet e që bie ndesh me karakterin unitar të tij.

Nikovski: Në fakt, kemi të bëjmë me ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, apo me fjalë të tjera shteti bëhet dygjuhësor dhe me këtë po rrënohet karakteri unitar i shtetit, pasi askund në botë nuk ka shtet unitar me dy gjuhë zyrtare. Me këtë do të ketë federalizim të drejtpërdrejtë të shtetit. Dygjuhësia nuk arrihet nëpërmjet përdorimit të gjuhës në qytetet e largëta, por nëpërmjet përdorimit të gjuhës në institucionet qendrore, si në Qeveri, Kuvend e kështu me radhë.

Propozimi i Qeverisë së Maqedonisë parasheh përdorimin e plotë të gjuhës shqipe, apo siç thuhet të gjuhës që e flasin më shumë se 20 për qind e popullatës, ndryshe nga maqedonishtja, në Qeveri, Kuvend, organet e pushtetit gjyqësor dhe administratën publike.

Për dallim nga më parë, tani edhe drejtuesit e seancave, qoftë të Qeverisë apo Kuvendit, nëse janë shqiptarë, ato do të mund t’i udhëheqin në gjuhën e tyre.

Ndryshime janë paraparë edhe në mbishkrimet në nivel qendror që duhet të jenë në dy gjuhë, ndërsa në nivelin lokal gjuha shqipe do të përdoret në të gjitha komunat ku më shumë se 20 për qind e popullatës flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, e që në këtë rast ka të bëjë me gjuhën shqipe, edhe pse nuk saktësohet qartë si e tillë.

Osman Kadriu, profesor i së drejtës Kushtetuese, thotë se zgjidhja e ofruar e avancon në masë të madhe statusin e shqipes, por kjo, sipas tij, nuk mund të nënkuptohet si zyrtarizim i plotë i gjuhës shqipe.

Kadriu: Me këto risi që përfshihen në propozim-ligj, gjuha shqipe nuk do të jetë e barabartë me gjuhën maqedonase, me formën e përdorimit të gjuhës shqipe, nuk do të kemi dygjuhësi në Maqedoni. Përfundimisht, me këto risi që janë të përfshira në draft-ligj, do të kemi vetëm se një avancim të gjuhës shqipe dhe përdorimin e saj në institucione konkrete, por sërish e them se përdorimi i saj do të jetë në nivel të kufizuar, pra assesi nuk mund të flasim se do të kemi gjuhën shqipe të barabartë me maqedonishten në nivel shtetëror.

Por, ndryshe nga ai mendon Mersel Bilalli, njohës i çështjeve politike, sipas të cilit propozimi i Qeverisë nënkupton zyrtarizim të gjuhës, ndërsa çështje tjetër, sipas tij, është ajo se deri në çfarë niveli zyrtarizohet.

Bilalli: Mendoj se realisht, por edhe shkencërisht, bëhet fjalë për zyrtarizim të gjuhës shqipe, por çështje tjetër është nëse flasim për kapacitetin e zyrtarizimit. Pra, ashtu siç qëndron propozim-ligji mund të them se ka avancim të dukshëm dhe së pari theksohet zyrtarizimi i saj duke cituar amendamenti 5 konform nenit 7 të Kushtetutës, ku thuhet se gjuhë zyrtare është edhe gjuha shqipe dhe alfabeti i saj edhe kjo qëndron në kllapa.

Me rëndësi është pika 5 e të njëjtit amendament, i cili për herë të parë zbatohet me ligj, pasi aty tani thuhet se gjuhë tjetër përveç maqedonishtes në organet e nivelit qendror është edhe gjuha shqipe, e cila potencohet si gjuhë që e flet së paku 20 për qind e popullatës në Maqedoni.

Zgjidhja e ofruar, e që duhet të miratohet edhe në Kuvend me shumicë të thjeshtë votash, rregullon edhe çështjet e dokumenteve të udhëtimit, të cilat për komunitetin shqiptar do të jepen në dy gjuhë, ndërsa për maqedonasit dhe pjesëtarët e bashkësive tjera vetëm se në gjuhën maqedonase. Përdorimi i shqipes nuk parashihet në valutën shtetërore dhe në uniformat ushtarake.

Për këtë Qeveria ka vendosur që të kërkojë mendim nga Komisioni i Venedikut, nëse kërkesa e tillë e partive shqiptare është në përputhje me Kushtetutën, shkuan REL.

Osman Kadriu thotë se një kërkesë e tilla është e panevojshme pasi pavarësisht përgjigjes, megjithatë fjalën përfundimtare mund ta ketë Gjykata Kushtetuese.

Kadriu: Gjykata Kushtetuese është organ i veçantë dhe ajo asnjëherë, edhe sikur të ketë mendim pozitiv nga ana e Komisionit të Venedikut, pra Kushtetuesja nuk është e obliguar t’i respektojë mendimet e këtij komisioni, prandaj e përsëris se fare nuk ka nevojë të kërkohet mendim për këtë ligj, sidomos për ato çështje, për të cilat mendojmë se do të kërkojmë mendim nga Komisioni në fjalë, e që do të jenë pjesë e ligjit.

Për zbatimin e ligjit pas miratimit të tij, Qeveria ka paraparë themelimin e dy institucioneve, të një agjencie dhe inspektorati, që do të merren me mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të miratuara. Për moszbatim të ligjit janë paraparë edhe gjoba për institucionet që sillen prej 4 deri në 5 mijë euro.

Tags: administratanalizagjuhëmaqedoniPartive Politikepengesatpërdorimipërparësitëshqipe

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
“Mos luaj me ndjeshmërinë e shqiptarëve”, Patozi: Mblidh qeverinë, anulo taksën

Patozi për largimin e Agim Hushit: Postimi tij patetik, por i sinqertë; u zhgënjye nga farsa e 22 korrikut

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor

Zgjedhjet lokale në Maqedoni do të mbahen më 15 tetor

Thaçi: BE e padrejtë me ne, po nxit ndikimin rus dhe fundamentalizmin islamik

Vendimet e Thaçit për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

Ngjarja e rëndë në Dibër! Nëna e plagosur drejtoreshë shkolle, djali me arsim të lartë s’kishte gjetur punë…

18:00 | 02/08/2025
United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

United në sulm për lojtarin e Barcelonës, gati 61 milionë paund

17:54 | 02/08/2025
Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

Detaje të reja nga plagosja në Fresk! 27-vjeçari ishte në makinë kur u qëllua, mori një plumb në bark

22:44 | 02/08/2025




TË FUNDIT

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën
Bota

Plani izraelit për të pushtuar Gazën, Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën

by mirseda
22:03 | 08/08/2025
0

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një mbledhje urgjente të shtunën pas vendimit të Izraelit...

Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…

Situata me flakët në vend, Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra mbeten aktive, zjarre në Vlorë, Fier dhe…

21:36 | 08/08/2025
Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

Greqia vazhdon “luftën” me zjarret, humb jetën një person

20:33 | 08/08/2025
Sensacioni i momentit, flet berberi që e qethi në mënyrë të veçantë Jack Kay, ‘shefin e madh të Ibizas’

Sensacioni i momentit, flet berberi që e qethi në mënyrë të veçantë Jack Kay, ‘shefin e madh të Ibizas’

19:51 | 08/08/2025
Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

Vdekja e Ardit Gjoklajt zbulon kantierin çnjerëzor në landfillin e Sharrës, Veliaj akoma pa përgjegjësi

19:24 | 08/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com