Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Humbasin projektet kapitale për zhvillimin ekonomik të Kosovës

9 vjet ago
in Të Gjitha
Qeveria akoma nuk është formuar, por postet shtetërore u ndanë

Zvarritja e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 11 qershorit, ka bërë që disa nga projektet kapitale, që vlerësohen me ndikim në përmirësimin e zhvillimit ekonomik, të ndërpriten dhe mos të realizohen.

Disa nga projektet që kanë qenë në proces, janë ndërtimi i termocentralit “Kosova e Re”, pastaj rivitalizimi i Kombinatit “Trepça”, si dhe projekti i zonës turistike “Brezovica”.

Probleme më të theksuara janë evidencuar në kombinatin “Trepça”, pasi ende nuk është përzgjedhur Bordi Mbikëqyrës i kësaj ndërmarrjeje, bord ky që duhet të nisë me procesin e bartjes se pronësisë së kompleksit nga Agjencia Kosovare e Privatizimit tek Qeveria e Kosovës.

Drejtori i Kombinatit “Trepça” Ahmet Tmava, thotë se mospërzgjedhja e Bordit Mbikëqyrës dhe atij Menaxhues, nga Qeveria e Kosovës, po pengon edhe zbatimin e Ligjit për Trepçën, i cili është miratuar në fund të vitit të kaluar.

“Prej momentit të aprovimit të Ligjit për Trepçën, ai ligj prodhon obligime për zbatim. Kështu që kemi të bëjmë me një periudhë të gjatë që nuk është zbatuar. Pra, po prolongohet perspektiva zhvillimore”, thotë Tmava.

Për shkak të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës është pamundësuar edhe rishikimi i buxhetit, që ka sjell vështirësi edhe në kryerjen e obligimeve buxhetore. 

Ish-ministri i Financave, tashmë deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, pat thënë se “janë 112 milionë euro mungesë në buxhetin e shtetit”.

Një nga projektet, për të cilin obligimet kanë mbetur të papërfunduara për shkak të mungesës së mjeteve buxhetore, thuhet se është projekti i autostradës Prishtinë-Shkup.

Ela Ruçi, zëdhënëse në Konsorciumin turko- amerikan “Bechtel Enka”, konsorcium ky që është duke zhvilluar punimet në autostradë, nuk ka specifikuar se sa ka borxh qeveria, por ka thënë se “punët në autostradë janë adoptuar me kushtet e buxhetit të Kosovës”.

“Në momentin që Qeveria nuk ishte në gjendje të paguante ato që ishin paracaktuar më përpara në kontratë, ne kemi ndryshuar planin e punëve dhe punët operative në terren. Dhe i kemi përshtatur ato më kapacitete buxhetore të Qeverisë”, ka thënë Ruçi. 

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë, thonë se pasojat do të jenë të mëdha nga mosrealizimi i projekteve që kanë qenë në proces.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Ismail Kastrati thotë se çdo vonesë e krijimit të Qeverisë së re, krijon çrregullim në planin afat-shkurtër dhe afat-mesëm në zhvillimin ekonomik, shkruan REL.

”Posaçërisht projektet që janë në fazën e realizimit apo fazës së nisjes, siç është Termocentrali, hekurudhat, problem i kombinatit Trepça. Këto krijojnë çrregullime në ekonomi, posaçërisht infrastruktura, e cila është drejtpërdrejtë e lidhur me mundësinë e zhvillimit të ekonomisë, me mundësinë e tërheqjes se investimeve nga jashtë”, shprehet Kastrati.

Përveç këtyre projekteve, për shkak të mungesës se mjeteve financiare të cilat është dashur të sigurohen nga Qeveria e Kosovës, është ndërprerë edhe qarkullimi i të gjithë trenave në linjën Prishtinë -Pejë dheHani i Elezit – Fushë Kosovë.

Nga moskrijimi i institucioneve, Kosova ka humbur edhe një kredi prej 16 milionë euro nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, e paraparë për projektet zhvillimore në sektorin ekonomik. Ndërkaq, nga Bashkimi Evropian, Kosova rrezikon të humbë 50 milionë euro.

Tags: ekonomikHumbasinkapitalekosoveprojektetzhvillim

TË LIDHURA

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit
Të Gjitha

Rama në Jeruzalem: Shqipëria angazhohet fuqishëm kundër antisemitizmit

11:13 | 27/01/2026
Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve
Aktualitet

Berisha nxjerr videon nga protesta e opozitës: Drita e Uraganit që ngrohu zemrat e shqiptarëve

10:06 | 26/01/2026
SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë
Të Gjitha

SHBA/ Të shtëna në Minneapolis, përplasje mes emigrantëve dhe agjentëve federalë, një viktimë

19:50 | 07/01/2026
Next Post
SHBA, Toyota dhe Mazda projektojnë super fabrikën 1.6 bilionë dollarëshe

SHBA, Toyota dhe Mazda projektojnë super fabrikën 1.6 bilionë dollarëshe

Pamjet e iOS 11 në iPhone 8

Pamjet e iOS 11 në iPhone 8

Ekskluzive/Tronditet Emina Çunmulaj: Varfërinë që kam pa në Shqipëri, s’e gjen mes shqiptarëve të Malit të Zi

Ekskluzive/Tronditet Emina Çunmulaj: Varfërinë që kam pa në Shqipëri, s’e gjen mes shqiptarëve të Malit të Zi







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë
Politikë

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji i bashkohet protestës së opozitës para Kryeministrisë

by mirseda
18:21 | 10/02/2026
0

Ervin Salianji i është bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë. Një ditë më parë, ish-deputeti demokrat bëri...

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

Protesta e opozitës/ Gjekmarkaj: Jemi këtu për të mbrojtur shtetin ligjor

17:59 | 10/02/2026
Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

Berisha lë selinë e PD i shoqëruar nga simpatizantët, i drejtohet sheshit të protestës

17:43 | 10/02/2026
Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

Qytetarët para Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe Ballukut

17:29 | 10/02/2026
Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

Protesta e opozitës: Policia blindon Kryeministrinë

17:12 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com