Temperaturat ekstreme do të zgjasin deri javën tjetër. Sipas parashikimit të Meteoalb, vapa përvëluese do të zgjasë edhe në fundjavë, ndërsa javën tjetër do të ketë një rënie të lehtë.
Temperaturat maksimale sot do të arrijnë në 37 gradë C,ndërsa ato minimale në 26 gradë C.
“Rënia e temperaturave vijon graduale gjatë javës tjetër deri në fundjavë (dt. 12–13 gusht) kur pritet ri-kthim në normalitetin termik mujor ku temperaturat nuk do të shënojnë mbi 35 gradë C, vlera që mbeten dominante gjatë 10-ditëshit të dytë të gushtit 2017”, shkruan Meteoalb.