Në varësi të gjatësisë suaj dhe bashkëshortes/it juaj, ju mund të parashikoni se sa do të jetë gjatësia e djalit apo vajzës suaj.
Megjithatë, kjo nuk është një llogaritje e saktë, por mund të lëvizë me + ose -5 cm.
Gjithsesi, duhet të keni parasysh se gjatësia e fëmijës suaj varet edhe nga shumë faktorë të tjerë, siç janë zakonet në përditshmëri, gjendja e përgjithshme shëndetësore, metabolizmi, ushqimi, aktivitetet sportive dhe mjedisi.
Kjo është formula që ju ndihmon të llogarisni se sa i gjatë do të jetë fëmija juaj:
Në rast se fëmija juaj është mashkull, formula është:
Gjatësia e të atit (në cm) + gjatësia e së ëmës (në cm) / 2 + 6.5 cm
Shembull: Gjatësia e të atit 182 cm + gjatësia e nënës 160 cm = 342 cm
342 / 2 = 171 cm
171 + 6.5 = 177.5 cm
Sipas formulës, gjatësia e djalit do të jetë 177.5 cm + ose – 5 cm.
Në rast se fëmija juaj është vajzë, formula është:
Gjatësia e të atit (në cm) + gjatësia e së ëmës (në cm) / 2 – 6.5 cm
Shembull: Gjatësia e të atit 182 cm + gjatësia e nënës 160 cm = 342 cm
342 / 2 = 171 cm
171 – 6.5 = 164.5 cm
Sipas formulës, gjatësia e vajzës do të jetë 164.5 cm + ose – 5 cm