Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Prishjet e ndërtimeve në Dhërmi, Tirana zyrtare i përgjigjet Greqisë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Prishjet e ndërtimeve në Dhërmi, Tirana zyrtare i përgjigjet Greqisë

Pas deklaratës së Athinës zyrtare lidhur me prishjen e disa ndërtimeve në Dhërmi, ku akuzonte Shqipërinë për shkeljen e ligjeve të veta dhe të drejtave të minoriteteve, ka reaguar Tirana zyrtare.

Kjo e fundit sqaron se veprimet e ndërmarra për prishjen e dy ndërtimeve në Dhërmi janë pjesë e një procesi të nisur që më 2016 dhe se plani është miratuar bashkë me komunitetin.

Gjithashtu, Ministria e Kulturës sqaron se ndërtimet në fjalë janë identifikuar si objekte që cenojnë trashëgiminë kulturore në këtë zonë dhe shton se pronarët janë dëmshpërblyer konform ligjit.

DEKLARATA E MINISTRISË SË KULTURËS
Në vijim të Deklaratës për shtyp të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, më datë 26 korrik 2017, dëshirojmë të sqarojmë se veprimet e ndërmarra nga organet ligjzbatuese për prishjen e dy ndërtimeve në fshatin Dhërmi, janë pjesë e një procesi të nisur që në prill të vitit 2016 nga Ministria e Kulturës për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në këtë zonë.

Plani përkatës, pjesë e një strategjie në nivel kombëtar, është konsultuar gjerësisht dhe është miratuar bashkë me komunitetin dhe organet e pushtetit vendor të Bashkisë Himarë. Kësisoj, janë identifikuar edhe ndërtimet që cenojnë trashëgiminë, janë bërë të gjitha njoftimet përkatëse në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, shpronësimin, si dhe janë kompensuar pronarët në bazë të ligjit në fuqi. Në rastin konkret, bëhet fjalë për dy godina të ngritura mbi një burim uji brenda zonës së mbrojtur si trashëgimi kulturore. Për pronarët e prekur janë respektuar të gjitha procedurat ligjore, si për të gjithë qytetarët shqiptarë dhe në përputhje me të gjitha normat e konventat ndërkombëtare.

Në këtë kuadër, si për Himarën ashtu edhe për të gjitha qendrat e tjera në vend, janë ndërmarrë të gjitha hapat që parashikon ligji në fuqi. Në asnjë rast dhe në asnjë hallkë të procesit, nuk ka pasur anashkalim, shkelje të dispozitave ligjore apo qasje selektive nga organet kompetente ligjzbatuese. Edhe në rastin konkret, janë shteruar të gjitha etapat, afatet ligjore, përfshirë konsultimin publik me pronarët, njoftimin, shpronësimin dhe prishjen e objekteve, që tashmë janë të klasifikuara si pronë publike.

Siç kemi sqaruar edhe në rastet e deklaratave të mëparshme për të njëjtën temë, sundimi i ligjit është në interes të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë, qofshin shqiptarë, përfaqësues të pakicës greke apo pakicave të tjera pa dallim, përjashtim apo diskriminim. Mbi këtë bazë, çdo qytetar shqiptar, minoritar ose jo, ka të drejtën t’i drejtohet gjykatave shqiptare si organet kompetente për interpretimin e Ligjit në Republikën e Shqipërisë.

Shqipëria beson fuqimisht se vetëm zgjidhjet e bazuara në shtetin e së drejtës dhe respektimin e ligjit për të gjithë, garantojnë perspektivën europiane të vendit, ashtu siç theksohet dhe në përfundimet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE të dhjetorit 2016. (Outcome of the EU Council Meeting of General Affairs – 13 December 2016).”

Tags: AthinapergjigjetPërplasjaTirana zyrtare

TË LIDHURA

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë
Aktualitet

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

10:56 | 07/06/2025
Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt
Aktualitet

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

10:45 | 07/06/2025
KLSH denoncon vonesat, AKSHI hesht
Aktualitet

KLSH denoncon vonesat, AKSHI hesht

10:34 | 07/06/2025
Next Post
VIDEO/ Tre supersfidat e turneut ICC. Fitorja e Juventusit dhe Barcelonës, shpartallimi i Realit

VIDEO/ Tre supersfidat e turneut ICC. Fitorja e Juventusit dhe Barcelonës, shpartallimi i Realit

Rritja e çmimit të ujit fut në sherr LSI-në dhe PD-në, shpërthen Monika Kryemadhi

Rritja e çmimit të ujit fut në sherr LSI-në dhe PD-në, shpërthen Monika Kryemadhi

Paralajmërim Izraelit: Jemi të shqetësuar nga një luftë e madhe

Paralajmërim Izraelit: Jemi të shqetësuar nga një luftë e madhe

JU REKOMANDOJMË

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

Motori ua preu ëndrrat në mes, kush janë dy të rinjtë që humbën jetën dje në Vlorë

10:46 | 02/06/2025
Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

Dumani i përgjigjet Berishës: Data e operacionit është vendosur me autoritetet ndërkombëtare

14:17 | 03/06/2025
E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

E rëndë! Ndërron jetë aktori i njohur në moshën 41-vjeçare pas luftës me kancerin

19:33 | 02/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë
Aktualitet

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë

by mirseda
10:56 | 07/06/2025
0

Mbyllet afati për drejtuesin e ri të BKH, zbardhen disa nga emrat që garojnë, fati i kandidatëve...

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

Këshilli Bashkiak mblidhet më 10 qershor, pritet shkarkimi i Veliajt

10:45 | 07/06/2025
PD në udhëkryq, Spahiu zbulon 3 skenarë të krizës së brendshme

PD në udhëkryq, Spahiu zbulon 3 skenarë të krizës së brendshme

10:40 | 07/06/2025
KLSH denoncon vonesat, AKSHI hesht

KLSH denoncon vonesat, AKSHI hesht

10:34 | 07/06/2025
Tifozët kuq e zi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës për të përkrahur kombëtaren

Tifozët kuq e zi nga Kosova dhe Lugina e Preshevës për të përkrahur kombëtaren

10:03 | 07/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com