Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Koncesioni 60 mln euro për shkollat e kryeqytetit, ja sa do të fitojë koncesionari

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Koncesioni 60 mln euro për shkollat e kryeqytetit, ja sa do të fitojë koncesionari

Ndërtimi i 17 shkollave të reja do të bëhet falë një projekti me partneritet publik privat. Vlera e përgjithshme e projektit arrin 8.8 miliardë lekë, ku 814 milionë lekë janë shpronësime që do të paguhen direkt nga Bashkia Tiranë te të shpronësuarit dhe 7.99 miliardë lekë është vlera e koncesionit. Nga shuma e koncesionit prej gati 8 miliardë lekësh, (rreth 60 milionë euro), fitimi i koncesionarit do të jetë 1.4 miliardë lekë, apo rreth 10.5 milionë euro për një periudhë 7 vjeçare, me një marzh fitimi prej rreth 18%.

Kostoja direkte e investimit, pra ndërtimi dhe vënia në funksion e shkollave është përllogaritur në bazë të preventivave, të cilat përfshijnë dhe marzhin e fitimit të kontraktorit. Nga ana tjetër, koncesionari duhet të rimbursohet për vlerën në kohë të parasë, si dhe për pjesën e mirëmbajtjes së zakonshme dhe të jashtëzakonshme për një periudhë 7 vjecare.

Për këtë arsye si marzh fitimi Bashkia ka marrë si tavan normën mesatare të obligacioneve të qeverisë shqiptare, për obligacione 7 vjeçare fikse, përkatësisht rezultatet e obligacioneve 7 vjeçare nga viti 2015 deri në 15.09.2016, me një normë prej 6.28%.

Bashkia thotë se ka zgjedhur metodën e partneritetit publik-privat, pasi ajo nuk mund ta bëjë njëherësh investimin në 17 shkolla. “Kosto e ndërtimit të këtij projekti është rreth 84% e buxhetit faktik të Bashkisë dhe në rast se do ta financonte atë, Bashkia jo vetëm që nuk do mund të ofronte asnjë shërbim tjetër, por nuk do të mund të mbulonte as pagat e punonjësve të saj”, shkruhet në relacion.

Sipas skemës së PPP-ve, koncesionari e bën investimin dhe më pas ai do paguhet me këste vjetore brenda 7 viteve. “Përmes kësaj skeme, jo vetëm që sigurohet ndërtimi i 17 shkollave në kohë rekord, duke zgjidhur minimalisht çështjen e arsimimit me turne, dhe mbipopullimit të klasave, por duke qënë se të gjitha risqet për mirëmbajtjen dhe përdorimin me kujdes të asetit do të jenë në ngarkim të  koncensionarit, dhe të lidhura dhe me pagesat, kjo do të bëjë që të kemi ndërtime cilësore në dobi të komunitetit”, shkruhet në relacion.

Koncensionari do të paguhet përmes kësteve vjetore zbritëse. Kjo mënyrë pagimi do të bënte që koncesionari të mos vendosej në vështirësi financiare të mëdha gjatë gjithë periudhës së zgjatjes së kontratës së koncensionit. Në vitin e parë kësti do të jetë 1,288,021,874 lekë dhe pas çdo viti do të ulet gradualisht, deri në 996,983,257 lekë në vitin e fundit (shiko tabelën në fund: Shuma e këstit vjetor). Sipas relacionit, kosto e ndërtimit të një shkolle, në varësi të tipit varion nga 185 milionë lekë (pa ambiente të kopshtit), deri në 376 milionë lekë.

Shpenzimet:

Shpenzimet e koncesionit do të mbulohen përmes të ardhurave të Bashkisë, dhe Granteve të Kushtëzuara që Ministria financave do të japë për këtë projekt.

Të ardhurat e Bashkisë së Tiranës për këtë projekt, do të gjenerohen nga Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore, e cila është vendosur në zbatim të Vendimit të Këshillit Bashkiak nr. 59, datë 30.12.2015, “Për sistemin e taksave dhe tarifave vendore për qytetin e Tiranës”, shkruan Monitor.

Të ardhurat nga Taksa e Përkohshme për Infrastrukturën Arsimore janë planifikuar të jenë 870 milionë lekë në vitin 2016, ndërkohë që këto të ardhura parashikohet të rriten në 940 milionë lekë në vitin 2017 dhe 1 miliard lekë në vitin 2018. Kjo taksë e përkohshme është vendosur për një periudhë 7 vjeçare dhe për vitet 2019-2022, të ardhurat vjetore parashikohet të jenë rreth 1 miliard lek. Të ardhurat nga transferta specifike nga Ministria e Financave do të jenë në masën 700 milionë lek në vit. Në këtë mënyrë, fondi në dispozicion të Bashkisë Tiranë për kryerjen e pagesave periodike parashikohet të jetë rreth 1 miliard e 700 milion lekë në vit.

Tags: bashkiakoncesionkryeqytetshkolla

TË LIDHURA

“Zbarkon” grupi i parë i raketave ‘Javelin’, Ministri Pirro Vengu publikon sistemin e ri mbrojtës
Aktualitet

“Zbarkon” grupi i parë i raketave ‘Javelin’, Ministri Pirro Vengu publikon sistemin e ri mbrojtës

09:10 | 24/12/2025
CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut
Aktualitet

CNN: Tensione në Shqipëri pas akuzave ndaj Ballukut

22:08 | 23/12/2025
Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit
Aktualitet

Aksident në aksin Vrion-Krane, automjeti përmbyset në kthesën e Finiqit

21:12 | 23/12/2025
Next Post
Mandati i Ilir Metës i takon Manjanit, ish-ministri e refuzon

Mandati i Ilir Metës i takon Manjanit, ish-ministri e refuzon

Nuk ndalet Topalli, sulmon sërish Lulzim Bashën

Nuk ndalet Topalli, sulmon sërish Lulzim Bashën

Ushqimet që ne konsumojmë pa e ditur se po dëmtojmë kujtesën tonë

Ushqimet që ne konsumojmë pa e ditur se po dëmtojmë kujtesën tonë







JU REKOMANDOJMË

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025
Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

19:13 | 18/12/2025
Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

Putin kërcënon: Nëse Kaliningradi bllokohet, do të ketë përshkallëzim të paparë ndonjëherë!

20:40 | 19/12/2025
Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

Këshilli Bashkiak i Lushnjës i heq titullin ‘Qytetar Nderi’ Gjergji Velos,

19:07 | 23/12/2025




TË FUNDIT

“Zbarkon” grupi i parë i raketave ‘Javelin’, Ministri Pirro Vengu publikon sistemin e ri mbrojtës
Aktualitet

“Zbarkon” grupi i parë i raketave ‘Javelin’, Ministri Pirro Vengu publikon sistemin e ri mbrojtës

by mirseda
09:10 | 24/12/2025
0

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, nëpërmjet një postimi ka njoftuar ardhjen e sistemeve "Javelin" në Shqipëri, duke...

Lëndë plasëse në makinën e policisë, SHPËRTHIMI i merr jetën dy policëve rus

Lëndë plasëse në makinën e policisë, SHPËRTHIMI i merr jetën dy policëve rus

09:06 | 24/12/2025
Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

00:44 | 24/12/2025
Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

Surprizat nuk kanë fund, kush është banorja e radhës që i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP 5

00:06 | 24/12/2025
Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

Nga Portokallia në Big Brother, ‘gjyshja’ 75-vjeçare futet në shtëpi

23:57 | 23/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com