Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shukri Xhelili sërish në telashe, ja për çfarë e akuzon prokuroria këtë here

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda, i ndryshon akuzën Shukri Xhelilit.

Nuk kanë të sosur telashet me drejtësinë për ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili i cili është thirrur sërish në gjyq. Këtë herë ai akuzohet nga prokuroria e Dibrës për “fshehje të pasurisë”

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se Xhelili akuzohet për veprën penale të “Mosdeklarim dhe deklarim i rremë i interesave private” (pasurisë), në vijim të hetimit të nisur në bazë të kallëzimit të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive (ILDKPKI). 

“Në bazë të veprimeve hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se i pandehuri nuk justifikon me dokumenta zyrtare kontratën për blerjen e një apartamenti në Durrës, me vlerë 34.000 euro, në emër të djalit të tij.

Në kallëzimin e dorëzuar nga ILDKP, pretendohej edhe për disa asete të tjera, të krijuara në mënyrë të dyshimtë ose të padeklaruara, por nga hetimi rezultoi se këto elementët të kallëzimit nuk provoheshin përtej dyshimit të arsyeshëm,” thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Pretendimi i Shukri Xhelilit-  Përsa i përket apartamentit në Durrës, për të cilën është marrë i pandehur subjekti Shukri Xhelili, ai deklaron se:

Në vitin 2013, një ndër marrveshjet që ka lidhur djali i tij Ervis Xhelili ka qenë me kompaninë T…C…. shpk, ku ka marrë përsipër vendosjen e dritareve, grilave si dhe të gjitha punimet e natyrës së shërbimit që ofronim, në kushtet kur firma T…C…. shpk i ka ofruar një apartament për të likujduar shumën e shërbimit të ofruar, djali ka bërë marrveshje fillimisht verbale në mirëbesim në emër të firmës, ndërsa kontratën  e sipërmarjes e ka bërë në emrin e tij jo në emrin e firmës. Deri në këto momente paravarsisht kontratës, kjo kompani nuk ka kaluar në emrin e djalit Ervis Xhelili titullin e pronësisë, pra akoma nuk është pajisur me hipoteke, pasi ajo është e parashikuar në kontratë në një pikë të saj, ku thuhet se për kalimin e pronësisë në emër të porositësit Ervis Xhelili, duhet të lidhet një kontratë tjetër për kalimin e pronësisë mbi aparatamentit përpara noterit. Në keto kushte, i pandehuri ka menduar se duke mos pasur një titull pronësie , hipotekën, nuk e kam deklaruar në deklaratën e paraqitur pranë ILDKP-së , për më tepër me këtë kompani akoma nuk janë përfunduar të gjitha punimet më shërbimin që i janë ofruar. 

Për të provuar faktin që shoqëria T..C… shpk nuk ka pasur një marrveshje për kryerjen e punimeve me djalin Ervis Xhelilin, janë paraqitur faturat tatimore të shitjes, të subjektit Viklo shpk (me administrator djalin e të pandehurit), për të gjitha punimet e kryera pranë firmës T…C…  shpk, për të vërtetuar edhe një herë faktin se kontrata e sipërmarrjes është lidhur gabimisht në emër të Ervis Xhelilit pasi faktikisht ajo duhet të ishte lidhur në emër të firmës Viklo shpk.

Por, ndërkohë, me procesverbalin e këqyrjes të datës 26.06.2017 është administruar kopje e kontratës së sipërmarrjes datë 18.02.2014, për ndërtimin e apartamentit me sipërfaqe 91.78 m2 ndodhur në plazh kundrejt shumës prej 34 000 eurosh ndërmjet shoqërisë “T…C…” dhe porositësit “Ervis Xhelili”. Në nenin 3 të kontratës thuhet: “1. Shuma totale e apartamentit objekt porosie është 34 000 euro. Pagesa për ktë apartament objekt porosie është bërë si më poshte: shuma e mësipërme është likuiduar totalisht nga porositësi cash në dorë duke mos pasur asnjë lloj detyrimi ndaj njëri tjetrit. 2. Duke qenë se likuidimet e apartamentit objekt porosie është kryer totalisht nga porositësi tek sipërmarrësi dhe midis tyre nuk ka asnjë detyrim financiar … ky i fundit i jep të drejtën porositësit që apartamentin objekt porosie ta shesë, ta japë me qera, ta ndërrojë …” Ndërsa në nenin 4 të kontratës rregullon mënyrën e kalimit të pronësisë pasi të përfundohet apartamenti, veprim i cili do të bëhet me kontratë të veçantë.

Pra, në bazë të kontratës, rezulton se është paguar shuma prej 34.000 euro, gjë e cila nuk është e deklaruar në formularin përkatës.”

Ndërkohë, në kallëzimin e ILDKPKI pretendohej se në deklaratën e interesave privatë  “Periodikë/Vjetorë” të vitit 2014 ndër të tjera është deklaruar blerja e një autoveture në vlerën 20 000 euro nga shoqëria “D..A…”. Sipas ILDKPKI kjo marrëveshje është e dyshimtë pasi sipas marrëveshjes bëhet fjalë për kompensim punimesh të kryera.

Nga të dhënat hetimore të Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se blerja e këtij automjet është i justifikuar me burime të ligjshme.

Po ashtu, ILDKPKI pretendon në kallëzim se, në emër të djalit të të pandehurit, figuron edhe një apartament në Kashar, Tiranë. Sipas kallëzimit, kjo provohet me faktin se në emrin Ervis Xhelili figuron një kontratë furnizimi me energji elektrike për një apartament në Tiranë.

Nga hetimi i Prokurorisë së Dibrës, rezultoi se nuk bëhej fjalë për të njëjtin shtetas.

Më 30 qershor 2017 Shukri Xhelili u lirua nga burgu pasi kreu dënimin për veprën penale “marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrën e mbetur në tentativë” 

Xhelili u arrestua në 2016, pas publikimit të një videoskandali në Ora News, ku ai kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

Tags: deklaronMosdeklarimProkuroriashukri xhelili

TË LIDHURA

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

22:43 | 22/11/2025
Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit
Aktualitet

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI
Politikë

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Next Post
Shkatërrohet mrekullia e fundit blu e Evropës që ndodhet në Shqipëri

Shkatërrohet mrekullia e fundit blu e Evropës që ndodhet në Shqipëri

Kosovë, shënon rritje borxhi i përgjithshëm publik

Kosovë, shënon rritje borxhi i përgjithshëm publik

Presidenti Trump thyen traditën, nuk organizon darkën e Ramazanit në Shtëpinë e Bardhë

Trump "sulmon" Prokurorin e Përgjithshëm, Jeff Sessions







JU REKOMANDOJMË

Akuzohen për korrupsion, SPAK dërgon për gjykim dy inspektorët e ISHTI dhe një administrator biznesi

Paraqitet në SPAK bashkëshortja e biznesmenit

09:28 | 21/11/2025
“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

“Do dëbojmë 700 familje shqiptare”, Rama i përgjigjet Sekretares britanike

10:28 | 19/11/2025
Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

Berat, mjekët kundër transferimit të kirurgjisë; pezullohet 1 orë gjinekologjia

18:41 | 12/11/2025
Aksident me vdekje në Krujë, humb jetën 32-vjeçari që drejtonte mjetin

Të shtëna me armë zjarri në Fier, detajet e para

22:23 | 21/11/2025




TË FUNDIT

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë
Politikë

Berisha, mesazhi i parë si zv/president i CDI: Do të luftojmë diktaturën dhe ekstremizmin e majtë

by mirseda
22:43 | 22/11/2025
0

Kryetari i PD, Sali Berisha është zgjedhur zv/President i Unionit unionit më të madh në botë të...

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

Përmbytjet, Ministria e Mbrojtjes: 7 qarqe të prekura në 24 orët e fundit

22:09 | 22/11/2025
Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

Samiti në Brazil/ Kreu i PD, Berisha zgjidhet zv/President i CDI

21:34 | 22/11/2025
Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

Luhet ndeshja e Superiores, “Air Albania” pushtohet nga reshje të pazakonta shiu

20:34 | 22/11/2025
Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

Ku ishte Alba? Rikthimi pas 20 orësh mungesë trondit BBVK4

19:54 | 22/11/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com