Kryeministri britanik i kohës së luftës, Winston Churchill, u përpoq të bllokonte publikimin e dokumenteve që tregonin se Duka i Windsor ishte simpatizues nazistëve dhe se Hitleri e zgjodhi për të qenë kreu i një regjimi kukull në Britani.
Një arkiv i dosjeve të sapo deklasifikuara dhe të publikuara nga Arkivi Kombëtar në Kew tregon se Churchill u përpoq të bllokonte botimin e dokumenteve mbi pikëpamjet pro-naziste të Mbretit Edward VIII dhe gatishmërinë për t’u marrë me Adolf Hitlerin për të fituar fronin e tij, raporton RT.com.
Dosja u përpilua nga agjencitë e inteligjencës naziste, duke dokumentuar aktivitetet e Dukës dhe gruas së tij, Wallis Simpson, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Mbreti Eduard VIII u abdikua (hoqi dorë zyrtarisht nga pushteti mbretëror), në vitin 1936 kur kërkonte të martohej me Simpson, një divorc amerikan, duke shkaktuar një krizë kushtetuese. Ai u largua nga Britania për të vizituar Gjermaninë naziste atë vit.
Gjatë luftës, çifti ka jetuar së pari në Francë para se të pushtohej nga nazistët në vitin 1940 dhe më pas u transferua në Spanjë dhe Portugali.
Hitleri, i cili e pa Edwardin si një zgjedhje ideale për kreun e një qeverie kukull në Mbretërinë e Bashkuar, urdhëroi një mbikëqyrje të afërt të çiftit mbretëror.
Zyrtarët e inteligjencës naziste dhe simpatizantët e regjimit të Hitlerit vëzhguan mbretin e mëparshëm dhe gruan e tij, duke regjistruar lëvizjet, komentet dhe madje gjestet, duke hartuar një dosje të gjerë.
Sipas dosjeve të tyre, Duka i Windsorit ishte i zemëruar që ai u detyrua të abdikohej (të heq dorë nga froni mbretëror) dhe mendonte se vëllai i tij më i vogël dhe pasuesi, Mbreti George VI, ishte “krejtësisht budalla”, mbretëresha një intrigante dhe Churchill një luftëtar.
Ai ishte gjithashtu i bindur se vetëm një bombardim i zgjatur i qyteteve britanike do të detyronte qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar në tryezën e negociatave dhe t’i jepte fund luftës.
Kabllogramet diplomatike gjermane zbulojnë se duka ishte “i vetmi anglez me të cilin Hitleri do të negocionte çdo kusht paqeje, drejtori logjik i fatit të Anglisë pas luftës”.
Agjencia naziste e spiunazhit madje krijoi një komplot të menduar mirë si, Operacioni Willi, duke u përpjekur ta bindte Edwardin të prishte marrëdhëniet me Spanjën e Frankos për gjermanët që të pushtonin Britaninë dhe pastaj të merrnin fronin e tij.
Megjithatë, Churchill njoftohet se kërcënoi mbretin e mëparshëm me gjyq ushtarak nëse ai do të kthehej në tokën britanike, dhe Duka e kaloi pjesën tjetër të luftës si guvernator të Bahamas.
Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, dosja naziste ra në duart e aleatëve. Churchill propozoi djegien e saj për të parandaluar dëmtimin e imazhit të monarkisë britanike.
Kur ky veprim ishte i pamundur, Churchill u përpoq të shtynte publikimin e dokumenteve deri në 20 vjet.
Për këtë qëllim, ai i shkroi Presidentit të SHBA, Dwight D. Eisenhower, duke i bërë thirrje ndjenjës së këtij të fundit për “drejtësinë dhe kalorësinë”.
“Nëse do të përfshiheshin në një botim zyrtar ata dokumente mund të lënë përshtypjen se Duka ishte në kontakt të ngushtë me agjentët gjermanë dhe se ai po dëgjonte sugjerime që ishin të pabesa”, shkroi Churchill.
Përshtati për Tirana Today, Laert Miraku