Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Stil

Celuliti, çfarë e shkakton dhe si mund të zhduket

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Celuliti, çfarë e shkakton dhe si mund të zhduket

Në një moment të caktuar të jetës çdokush mund të preket nga celuliti, i cili shfaqet kur fibrat e kolagjenit tendosen dhe çahen, duke iu dhënë mundësi qelizave të dhjamit të zgjerohen më shumë. Ja disa këshilla si ta sfidoni celulitin dhe si të shpëtoni nga këto shenja të mërzitshme njëherë e përgjithmonë (ose të paktën si t’i bëni më pak të dukshme).

Celuliti nuk është dhjam

Mos e ngatërroni celulitin me dhjamin, celuliti është thjesht një gropëz e vogël që shfaqet kur dhjami ndahet në pjesë të vogla në lëkurë.

Është më i shpeshtë tek gratë se tek meshkujt

Tek femrat kolagjeni i lëkurës është i vendosur në rreshta paralele, si shtylla, prandaj edhe celuliti është më i dukshëm. Ndërsa tek meshkujt është në formë X. Kështu krijohen ndarje shumë më të vogla të dhjamit, duke mos e lejuar të formohen gropëza në lëkurë.

Kremrat ndihmojnë në largimin e celulitit

Përdorni produkte që kanë në përmbajtje kafeinë ose retinol. Kafeina stimulon rrjedhjen e gjakut dhe tkurr përkohësisht qelizat e dhjamit, ndërsa retinol ndihmon në rigjenerimin e qelizave me kalimin e kohës. Ekspertët rekomandojnë aplikimin e një kremi me përmbajtje të retinolit në fillim, dhe më pas me kafeinë. Megjithatë, duhet të dini se këto produkte nuk do ta zhdukin plotësisht celulitin.

Ekziston një kurë

Janë aprovuar disa metoda nga FDA për eliminimin e celulitit , si Cellulaze – por që janë shumë të kushtueshme. (Teknika Cellulaze, për shembull, mund t’ju marrë qindra, mijëra dollarë, në varësi të pjesës që do të trajtoni). Procesi merr vetëm 1 orë, dhe efektet mund të zgjasin për vite me radhë, thonë ekspertët.

Aktiviteti fizik e bën më pak të dukshëm celulitin

Stërvitja dhe ushtrime të ndryshme mund të djegin dhjamin dhe ta bëjnë njëkohësisht celulitin më pak të dukshëm. Provoni këto ushtrime për të eliminuar celulitin.

Rënia në peshë nuk e zhduk celulitin

Shtimi në peshë e bën celulitin më të dukshëm. Megjithatë, edhe nëse dobësoheni, indet vazhdojnë të jenë të tendosura dhe të dëmtuara. Gjenet, inflamacioni dhe çrregullimet hormonale ndikojnë në shfaqjen e celulitit, prandaj, edhe nëse keni humbur disa kile, kjo nuk do të thotë se e keni eliminuar plotësisht celulitin.

Rrezet e diellit përkeqësojnë shfaqjen e celulitit

Një tjetër arsye përse duhet të përdorni krem kundra diellit. Rrezet UV mund ta dëmtojnë kolagjenin, duke e bërë celulitin më të dukshëm./ Women’s Health

Tags: celulitidhjamikremshkaktarezhduk

TË LIDHURA

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet
Bota

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”
Aktualitet

“Hetuesit belg zbulojnë aplikacionin e krimit ‘Skyecc’ pas 3 vitesh përgjimesh”

14:01 | 14/08/2025
Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

23:11 | 13/08/2025
Next Post
Brukseli kërcënon Turqinë: Nëse riktheni dënimin me vdekje, s’ka BE

Brukseli kërcënon Turqinë: Nëse riktheni dënimin me vdekje, s’ka BE

KE: Shqipëria nuk mori asnjë projekt në Samitin e Triestes

KE: Shqipëria nuk mori asnjë projekt në Samitin e Triestes

INSTAT: Raporti 6 mujor, Shqipëria vijon të importojë gjithnjë e më shumë mallra

INSTAT: Raporti 6 mujor, Shqipëria vijon të importojë gjithnjë e më shumë mallra

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë
Bota

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

by mirseda
12:45 | 16/08/2025
0

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka reaguar pas takimit historik Trump-Putin në Alaskë. Në një...

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025
Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

Nga persona non grata në mysafir VIP: Kthimi i madh i Putinit në skenën botërore

10:38 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com