Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Basha ironizon kritikët: Demokratët e vërtetë vijnë në betejë pa pyetur për mandatin

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Basha ironizon kritikët: Demokratët e vërtetë vijnë në betejë pa pyetur për mandatin

Lulzim Basha është takuar dje me demokratët e Elbasanit, Librazhdit, Gramshit, Belshit, Prrenjasit. Gjatë fjalës së tij, ai ndau me ta nevojën për të vazhduar betejën politike për kauzat e drejta të shqiptarëve.

Basha tha se Partia Demokratike është rruga e vetme për shqiptarët dhe se ai është gati për vazhduar këtë mision deri në thyerjen e këtij sistemi të korruptuar. Gjithashtu, Basha ka ironizuar kritikët e tij brenda PD-së, teksa tha se demokratët e vërtetë vijnë në betejë pa pyetur për mandatin:

“Vlerat morale i kemi ne. Shqiptarët duan një rrugë tjetër përveç dëshpërtimit që i çon në vetëvrasje, i çon në nënshtrim apo në emigracion. Rruga tjetër jemi vetëm ne. Nuk ka forcë tjetër politike. Ju them që jam gati për të vazhduar betejen politike me ju ditë për ditë, orë për orë, derisa ta thyejmë këtë sistem dhe me zgjedhje të lira dhe të ndershme të sjellim vlerat në pushtet, të sjellim një qeveri të qytetarëve me planin tonë, vizionin tonë, të hedhim hapin tonë tjetër përpara sepse ne i kemi hedhur hapat përpara gjithmonë. Ky është çelësi i fitores si ato që kemi korrur së bashku në vitin 2009. Sepse koncepti i Repubikës së Re brenda shtëpisë tonë do të thotë fuqizim i anëtarit, do të thotë kalimi i vendimarrjes tek anëtari i Partisë Demokratike. Do të thotë anëtari i Partisë Demokratike si strumbullarin e vendimarrjes, si peshoren e vlerave dhe kontributeve të gjithsecilit. Çelësi është shpirti i pastër i demokratit, i atij që nuk pyet se kur me vjen radha për t’u bërë deputet, por vjen në betejë sa herë ka betejë për vlerat për të cilat kemi lindur dhe luftojmë”.

Ai tha se zgjedhjet e 25 Qershorit nuk ishin të ndershme dhe u provuan kauzat e opozitës nga shitblerja masive e votës. Basha tha se kjo është një mazhorancë fiktive.

“25 Qershori provoi se kauzat tona të dekriminalizimit, të luftës kundër drogës dhe të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme janë kauzat më jetike për Shqipërinë sot. Nuk kishte zgjedhje të lira dhe të ndershme me 25 Qershor. Nuk foli vullneti i qytetarëve. Ai u tjetërsua përmes shtrembërimit e blerjes masive të votës nga një qeveri e bërë njish me krimin dhe krimi i bërë njish me qeverisjen, me të cilët Shqipëria nuk ka e nuk do të ketë asnjë të ardhme. Plani ynë për një qeveri të qytetarëve parashikon që shqiptarët të kenë mundësi të jetojnë në shtëpitë e tyre pa qënë nevoja të shkojnë emigrantë. Të kenë mundësi për punësim. Të mos kenë frikë nga të fortët, nga të pushtetshmit dhe të zgjedhin lirisht qeverisjen që meritojnë në nivel qendror dhe lokal. Kjo mazhorancë është një mazhorancë fiktive. Prodhim jo i shpresës, as i vizionit për të nesërmen por i dëshpërimit, i frikës që mbollën dhe thelluan. Njësoj si në 1991 nuk ka se çfarë ti ofrojë shqiptarëve. Ekonominë e kanë në kolaps. Arkën e shtetin e kanë në kolaps. Qeverinë e ka ilegjitime pa votën e shqiptarëve. E dimë ne, e dinë shqiptarët. E di edhe ai dhe e dinë edhe socialistët”, tha Basha.

Tags: gara ne PDironizon kritiketlulzim bashatakimturi

TË LIDHURA

Grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj
Aktualitet

Grup profesionet që paguhen më shumë, për herë të parë paga mbi 200 mijë lekë/muaj

10:26 | 27/08/2025
Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës
Aktualitet

Në shënjestër këngëtari Jozi/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Gurëz të Fushë Kuqes, gjenden gëzhoja plumbash pranë banesës

22:55 | 26/08/2025
Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?
Aktualitet

Vunë tabela “tokë e xanun” në pyjet që u shkrumbuan nga zjarri. Kush janë pronarët?

21:52 | 26/08/2025
Next Post
Tragjedia në Vlorë, Berisha: Rama fyen të vdekur e të gjallë

Tragjedia në Vlorë, Berisha: Rama fyen të vdekur e të gjallë

Skandali i mishit të kalit, Europoli arreston 66 persona

Skandali i mishit të kalit, Europoli arreston 66 persona

Pushime në vendet malore? Ja mrekullitë që ofron Shqipëria

Pushime në vendet malore? Ja mrekullitë që ofron Shqipëria

JU REKOMANDOJMË

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

Promovimi i dh*nës në rrjetet sociale nuk ndalet. Rr*het “Diamanti Blu” live në “TikTok”

09:58 | 27/08/2025
Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

Familjarët gjejnë 33-vjeçarin pa shenja jete në oborrin e banesës në Bulqizë

14:52 | 21/08/2025
“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

“Po më arrestojnë”/ U zhduk pa lënë gjurmë, zbulohet mesazhi i fundit i Daniel Shimës para se familja të humbte kontaktet

19:27 | 20/08/2025
“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

“U fik flaka e shpirtit”, Frederik Ndoci humb njeriun e afërt, dedikimi prekës shpërndahet në rrjete sociale

22:35 | 19/08/2025




TË FUNDIT

Tensione mes Danimarkës dhe SHBA-së për statusin e Groenlandës, shërbimet inteligjente zbulojnë 3 persona që po punojnë për planet e Donald Trump
Bota

Tensione mes Danimarkës dhe SHBA-së për statusin e Groenlandës, shërbimet inteligjente zbulojnë 3 persona që po punojnë për planet e Donald Trump

by mirseda
14:26 | 27/08/2025
0

Danimarka ka thirrur të ngarkuarin me punë të SHBA-së në lidhje me përpjekjet e pretenduara për të...

Kryeministri Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

Kryeministri Bayrou kërkoi votëbesim, Macron mbledh kabinetin qeveritar

14:20 | 27/08/2025
I dha f*nd jetës/ Prindërit padisin OpenAI, pretendojnë se ChatGPT ndikoi negativisht tek djali i tyre 16-vjeçar

I dha f*nd jetës/ Prindërit padisin OpenAI, pretendojnë se ChatGPT ndikoi negativisht tek djali i tyre 16-vjeçar

14:18 | 27/08/2025
Kampione bote në atletikë, flet 92-vjeçarja italiane: Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe pi verë çdo ditë!

Kampione bote në atletikë, flet 92-vjeçarja italiane: Zgjohem në 5 të mëngjesit dhe pi verë çdo ditë!

14:09 | 27/08/2025
Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

Aksidenti në Voskopojë, arrestohet 73-vjeçari që përplasi për vdekje 53-vjeçaren

14:05 | 27/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com