Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Ekspertët amerikanë: Rusia po bën çmos të tërheqë pas vetes Ballkanin

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Ekspertët amerikanë: Rusia po bën çmos të tërheqë pas vetes Ballkanin

Russian President Vladimir Putin (C) walks prior to a State Council meeting at the Kremlin in Moscow on December 27, 2016. / AFP / POOL / NATALIA KOLESNIKOVA (Photo credit should read NATALIA KOLESNIKOVA/AFP/Getty Images)

Përpjekja e dështuar për grushtet vitin e kaluar në Mal të Zi ishte një nga dëshmitë më shqetësuese të ndikimit rus në Evropën Juglindore, thanë ekspertët në një seancë dëgjimore në senat.

Rusia po përdor metoda të ndryshme, si propagandën, mediat sociale dhe investimet për të realizuar ambiciet e saj neoimperialiste në botë, thanë pjesëmarrësit në seancën e organizuar nga Komisioni i Senatit për Forcat e Armatosura.

‘‘Përmes këtyre veprimeve, Rusia po përpiqet të minojë institucionet euro-atlantike si Nato-n dhe Bashkimin Evropian’’, thanë ekspertët.  

Kryetari i Komisionit të Senatit për Forcat e Armatosura, John McCain në hapje të seancës dëgjimore shprehu shqetësimin e tij të thellë në lidhje me veprimet ruse në Evropën Juglindore.

“Ajo që ka ndodhur në Mal të Zi ishte një nga dëshmitë më shqetësuese deri më sot se sa larg Vladimir Putin ka vullnet të shkoj për të minuar Perëndimin, për të frikësësuar vendet e tjera dhe për të realizuar ambiciet e tij neoimperialiste. Synimet e Rusisë në Mal të Zi ishin të qarta: parandalimin e anëtarësimit të vendit në Nato, eliminimin e përparimit të vendit në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndalimin e mbështetjes së Malit të Zi për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës Lindore”.

Janusz Bugajski, një nga ekspertët e ftuar për të dëshmuar në këtë seancë, tha se Moska e sheh Naton dhe Bashkimin Evropian si një kërcënim ndaj ambicieve të saj ekspansioniste. Për këtë arsye, sipas Bugajskit, Rusia po përpiqet të krijojë përçarje dhe të dobësojë institucionet demokratike në Evropë, përfshirë Ballkanin Perëndimor, transmenton VOA. 

“Ballkani shihet nga Moska si një pikë e dobët e Evropës, ku mund të nxiten konfliktet e kaluara, mund të gjenden aleatë, dhe mund të shfrytëzohen mundësitë ekonomike. Rusia ka katër kanale ndikimi në rajon: energjinë, korrupsionin, nacionalizmin dhe propagandën”.

Zoti Bugajski shtoi se Kremlini është i angazhuar në një propagandë sulmuese përmes mediave lokale, internetit dhe rrjeteve sociale për të përmirësuar prestigjin e Rusisë. Moska, përmes këtyre metodave, po përpiqet të nxisë ndjenjat anti-evropiane dhe anti-amerikane duke e prezantuar veten si një mbrojtëse të vlerave tradicionale.

“Rusia po shpenzon një miliard dollar në vit vetëm për përhapjen e propagandës”, tha ekspertja Lisa Samp nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Ekspertët që dëshmuan në seancë theksuan se Rusia po përpiqet të destabilizojë edhe Bosnjen, Kosovën dhe Maqedoninë. Nënpresidenti Ekzekutiv i Këshillit Atlantik, Damon Wilson vuri në dukje se Rusia po delegjitimon shtetësinë e Kosovës duke bllokuar anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare si OKB, UNESCO dhe OSBE.

“Më shqetësuese kanë qenë provokimet si përpjekja për të dërguar në Kosovë një tren rus me mbishkrime ortodokse dhe pro-serbe. Dhe Beogradi tani i kontrollon përfaqësuesit politik të serbëve në Kosovë. Për t’iu kundërvënë këtyre lëvizjeve, Bashkimi Evropian duhet të ndihmojë në arritjen e një marrëveshjeje më të mirë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Ne mund të bëjmë më shumë. Nëse Shtetet e Bashkuara e thonë qartë se do të ketë një prani të fortë dhe të vazhdueshme të trupave në kampin Bondsteel në Kosovë me synim ndërtimin e kapaciteteve të vendeve të rajonit, kjo të ndryshonte mentalitetin e rajonit dhe do të shihet si një angazhim ndaj sigurisë së mbarë rajonit”.

Nëse Perëndimi nuk reagon në mënyrë më të vendosur, Rusia mund të intensifikojë përpjekjet e saj destabilizuese në rajon, nënvizuan ekspertët.

“Përpjekjet e ardhshme të Rusisë ka shumë të ngjarë të jenë më të sofistikuara dhe më të gjëra, duke nxitur udhëheqësit serbë në Bosnjë kundër popullatës myslimane, duke krijuar një përplasje mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni, apo duke provokuar një konflikt serbo-malazez”, tha zoti Bugajski.

Megjithatë, Perëndimi nuk duhet të ndalë përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike të vendeve të rajoni dhe anëtarësimin e tyre në Nato dhe BE. Përkundrazi, ekspertët thanë se vendet Perëndimore duhet të shtojnë përpjekjet e tyre në këtë drejtim.

“Përpjekjet e Malit të Zi për anëtarësim në institucionet euro-atlantike nuk kanë kaluar pa vështirësi, por Mali i Zi është treguar i fortë dhe përmes kësaj i ka dërguar një mesazh të fuqishëm Vladimir Putinit dhe të gjithë tiranëve të tjerë se ata nuk do të mund të kontrollojnë fatin e njerëzve të lirë në Mal të Zi, në Evropën Juglindore ose në rajone të tjera të botës”, tha senatori McCain.

Ekspertët ishin të një mendimi se mungesa e një reagimi më të fortë nga Perëndimi ka trimëruar Vladimir Putinin. Prandaj, ata bënë thirrje për një politikë më të qartë dhe më të unifikuar të Perëndimit ndaj përpjekjeve ruse.

Tags: BallkaniEkspertët amerikanëPutinizaptojë

TË LIDHURA

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

22:16 | 28/10/2025
Picieri u vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë punëdhënësit
Aktualitet

Picieri u vra me thikë nga kolegu në ambientet e punës, reagojnë punëdhënësit

19:33 | 28/10/2025
Vrasja në Kalanë e Beratit: Kristo Mema goditi me thikë 42-vjeçarin pas një konflikti për kalin
Aktualitet

Vrasja në Kalanë e Beratit: Kristo Mema goditi me thikë 42-vjeçarin pas një konflikti për kalin

19:31 | 28/10/2025
Next Post
Patozi thërret në ndihmë Berishën: Eja të shpëtojmë PD-në! (VIDEO)

Patozi thërret në ndihmë Berishën: Eja të shpëtojmë PD-në! (VIDEO)

Durrës, shtëpia e re iu rikthen buzëqeshjen familjes Jana (FOTO dhe VIDEO)

Durrës, shtëpia e re iu rikthen buzëqeshjen familjes Jana (FOTO dhe VIDEO)

“Spitale për të vdekurit”, për të parandaluar varrosjet për së gjalli…

“Spitale për të vdekurit”, për të parandaluar varrosjet për së gjalli...







JU REKOMANDOJMË

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

Nis asfaltimi i rrugës së Lurës, punimet inspektohen nga kryebashkiaku i Dibrës

16:31 | 22/10/2025
Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

Të tjera lëvizje në qeveri, emërohen dy zëvendësministret e reja

15:04 | 23/10/2025




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen
Aktualitet

Aksident i rëndë në Tepelenë, 25 vjeçari me motor përplaset me bordurën, gjen vdekjen

by mirseda
22:16 | 28/10/2025
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tepelenë, rreth 1 kilometër në perëndim të qytetit, mbi...

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

Sundimi i ligjit, Shqipëria mbetet ndër të fundit në Ballkan

21:23 | 28/10/2025
Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

Modelja Oriola Marashi pjesë e jurisë së spektaklit të njohur

21:18 | 28/10/2025
Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

Aksidentohet ish-banorja e BBV: Shkova deri te Zoti, por më ktheu prapë

20:18 | 28/10/2025
Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

Ushtria izraelite nis sulmet, raportohet për viktima në Gaza

20:16 | 28/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com