https://www.facebook.com/FundjaveNdryshe/videos/1447440878655730/
Familja Jana, e cila prej kohësh jetonte në kushte ekstreme të varfërisë dhe pa një banesë optimale, tani do t’i gëzohet shtëpisë së re.
Pasi nisma ‘‘Fundjavë Ndryshe’’ konstatoi gjendjen e shtëpisë së familjes Jana në muajin maj, arriti që sot t’u ndërtojë atyre banesën e kërkuar prej kohësh.
Familja, e cila është e vendosur në zonën e Kënetës së Durrësit, tashmë do të strehojë e sigurt fëmijët e saj, 3 vajzat Marisolin, Brisildën, Sarën dhe djalin Aleksi, bashkë me gjyshen e tyre.
Zhaneta, e ëma e katër fëmijëve u shpreh se tashmë kushtet e vështira të banimit janë tejkaluar dhe shtëpia ka ndryshuar e gjitha: Shumë gjëra kanë ndryshuar në shtëpi, fëmijët janë shumë të lumtur dhe unë jam shumë e lumtur.
Fundjavë Ndryshe ishte në shtëpinë ku pak muaj më parë familja Jana jetonte në kushte tejet të vështira, për të parë nga afër transformimin e banesës së tyre.
‘‘Kjo është shtëpia e re e ndërtuar nga ‘‘Fundjavë Ndryshe’’ në bashkëpunim me emisionin ‘‘Jo vetëm modë’’. Ishte realisht situatë problematike, dhe nuk na mbetet t’u themi të gjithë kontribuuesve, faleminderit’’, tha drejtuesi i ‘‘Fundjavë Ndryshe’’, Arbër Hajdari.
Shtëpia sot