Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

FOTO/ Detaje mbi mega-operacionin në Vlorë, vijon peshimi i tonelatave të drogës

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
FOTO/ Detaje mbi mega-operacionin në Vlorë, vijon peshimi i tonelatave të drogës

Të tjera detaje janë zbuluar lidhur me mega-operacionin e zhvilluar mbrëmë në fshatin Llakatund, në Vlorë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, ende nuk dihet sasia fikse e lëndës narkotike së sekuestruar, pasi po vijon peshimi i saj.

Kjo sasi, e cila mendohet se është të paktën 15 tonë, është gjetur në 3 banesa, ndërsa policia ka arrestuar 9 shtetas, mes tyre 2 punonjës policie dhe një kryeplak fshati.

Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie, kryesisht efektivët e DVP Vlorë në bashkëpunim me FNSH-n e Fierit, dhe Specialistë të SH.Ç.B.A-së.

Mbrëmë është bërë ndërhyrja nëpër banesat e sinjalizuara nga informacionet policore, që dyshohej se në këto banesa mund të kishte lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, hetimi nxori se në këtë veprimtari kriminale ishin implikuar edhe punonjës policie, të cilët janë arrestuar.

Nga kontrolli i ushtruar në këto banesa, shërbimet e policisë kanë konstatuar sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike nëpër dhoma, në formë presimi dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj.

Është konstatuar një bazë e gjerë materiale si; 3- presa, sita, përbërës kimikë, vaj hashashi etj, të cilat shërbenin jo vetëm për presimin e lëndës narkotike, por edhe të përpunimit të saj me përbërës kimikë duke i dhënë formën e çokollatës etj.

Gjithashtu, janë sekuestruar 5 armë zjarri Automatik  Kallashnikov, si dhe janë bllokuar dhe sekuestruar 4 automjete: ML-Benz, Mitsubishi, Jeep dhe Furgon.

Gjatë operacionit është zbuluar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike në oborrin e banesës të një punonjësi policie, konkretisht:

Në banesën e Inspektorit të Policisë Lirim Lamaj, në oborr u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 270 bimë të mbjella, të dyshuara si Cannabis Sattiva.

Nga hetimet e menjëhershme intensive, në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar dhjetëra persona, prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë 9 prej tyre, si autorë të dyshuar përgjegjës dhe të implikuar në këtë veprimtari, si më poshtë:

1-  Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.

2-  Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3-  Astrit Lamaj (vëllai i Lirim Lamaj-t), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

4-  Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”.

5-  Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

6-  Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

(Babë e birë, të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).

7-  Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (I’u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).

8-  Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

9-  Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

(Babë e birë, i’u është gjetur një pjesë e lëndës narkotike në banesën e tyre në fshatin Drithas).

Vijojnë veprimet proceduriale në lidhje me peshimin e lëndës narkotike deri në përcaktimin e saktë të peshës së saj.

Operacioni vazhdon dokumentimin e plotë ligjor.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”282″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

Tags: Drogemega-operacionpoliciavijon peshimivlora

TË LIDHURA

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë
Aktualitet

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës
Aktualitet

“Paralizohen” akset rrugore në juglindje të vendit, radhë kilometrike nga Korça drejt Tiranës

19:07 | 21/02/2026
Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah
Aktualitet

Harta e ndarjes së Gazës/ Kosova vendos trupa në veri, Shqipëria në zonën e Deir al-Balah

17:52 | 21/02/2026
Next Post
Rama: Shqipëria brenda ish-Jugosllavisë? Është broçkulla më e madhe që kam dëgjuar!

Rama: Shqipëria brenda ish-Jugosllavisë? Është broçkulla më e madhe që kam dëgjuar!

Selami: PD-ja e izoluar me partnerët ndërkombëtarë

Selami: PD-ja e izoluar me partnerët ndërkombëtarë

Rama i thotë të gjitha troç: Listën e lexova kur u publikua, po ndërtojmë një mekanizëm ferri

Rama i thotë të gjitha troç: Listën e lexova kur u publikua, po ndërtojmë një mekanizëm ferri







JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

LAJMI I FUNDIT/ Hidhet nga ura e Babrroit, ndërron jetë i riu

12:16 | 20/02/2026
U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

U vetëplagos me armë zjarri, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

20:53 | 20/02/2026
Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

Nuk iu bashkua banorëve në festimet e Pavarësisë së Kosovës, Brikena zbulon arsyen

20:35 | 17/02/2026
“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

“Tani të fika”/ E papritur në Big Brother, ‘hakmerret’ Rogerti duke lagur me ujë Kristin

20:51 | 16/02/2026




TË FUNDIT

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet
Politikë

Berisha lajmëron protestën e ardhshme, ja kur do të mbahet

by mirseda
21:53 | 21/02/2026
0

Pas protestës së 20 shkurtit, Sali Berisha lajmëruar protestën e radhës, që do të mbahet më 28...

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

Zbulohet arsyeja e përjashtimit të Kristit nga BBV

21:36 | 21/02/2026
Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

Flet partnerja e Erik Lloshi për hyrjen në “BBVA”: Dy javë pa komunikim

20:36 | 21/02/2026
Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

Prefektura e Korçës: Ndalohen mjetet e rënda në Maliq–Lozhan–Moglicë

20:07 | 21/02/2026
Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

Qindra myslimanë bëjnë iftar dhe falin teravitë në zemër të New Yorkut

19:46 | 21/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com