PDSH e Maqedonisë ka shtuar presionin ndaj Zaev lidhur me ligjin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Kështu, PDSH deklaron se do të largohet nga qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët, nëse nuk miratohet ligji që zgjat përdorimin zyrtar të shqipes deri në fillim të shtatorit.
“Kjo është një kërkesë që është me prioritet maksimal për shqiptarët dhe për partinë tonë. Nëse ligji nuk miratohet brenda një kohe të arsyeshme, do të rishikojmë pjesëmarrjen tonë në qeveri,” tha partia të mërkurën, duke konfirmuar qëndrimin e liderit të saj, Zijadin Sela.
PDSH – Lëvizja për Reformat është pjesë e një koalicioni të tre partive etnike shqiptare, Aleanca për Shqiptarët, e cila mori tre nga 120 vendet në parlamentin maqedonas në zgjedhjet e përgjithshme të 11 dhjetorit.
Nëse vetëm dy prej këtyre deputetëve largohen nga koalicioni qeverisës, atëherë LSDM nuk do të ketë shumicën parlamentare me 62 deputetë.
Shqiptarët në Maqedoni përbëjnë rreth një të katërtën e popullsisë së vendit kanë qenë prej kohësh të pakënaqur nga ajo që ata e shohin si statusin e tyre të klasit të dytë në vend.
Ligji i aktual për gjuhën e përkufizon shqipen si gjuhë zyrtare, por ajo e ka statusin vetëm në zonat ku shqiptarët përbëjnë mbi 20 për qind të popullsisë.