Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

VIDEO/ Vazhdon rreziku nga temperaturat ekstreme në vend, 12 vatra zjarri në 24 orë

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
VIDEO/ Vazhdon rreziku nga temperaturat ekstreme në vend, 12 vatra zjarri në 24 orë

Temperaturat e larta mbeten ende problematike në vend, duke shkaktuar 12 vatra zjarri në 24 orët e fundit, ndër të cilat njëra është ende aktive.

Këto vatra zjarri janë shfaqur në Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Elbasan, Tiranë, Korçë, Fier dhe Dibër, ndërsa për shuarjen e tyre janë angazhuar 115 zjarrfikës me 13 automjete, 50 forca ushtarake, 79 vullnetarë si dhe helikopterë.

Rreziku i zjarreve për shkak të temperaturave të larta është ende evident, prandaj specialistët e Emergjencave Civile janë duke mbajtur situatën në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë vendin.

Në rast se konstatoni zjarr, Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile bën thirrje të telefononi në numrat e emergjencave 112, 129.

Detaje për vatrat e zjarrit në secilin qark:

QARKU DIBËR

  • Në vendin e quajtur “Mali i Derrave”, Bulqizë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me pyll ahu të larta në një terren malor. Aktualisht në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe ato të ushtrisë që po punojnë për të vendosur nën kontroll zjarrin.

Për shuarjen e flakëve është angazhuar edhe në helikopter i cili po vijon fluturimet.

  • Në fshatin Patin, Klos, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha të larta. Shërbimi zjarrfikës dhe forcat vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore për të shuar zjarrin pasi terreni malor bën të pamundur ndërhyrjen me mjete.

Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre dhe pisha të larta. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU GJIROKASTËR

  • Zjarri në kurorën e gjelbër të qytetit të Tepelenës i cili u riaktivizua gjatë ditës së djeshme është shuar. Për shuarjen e flakëve veç forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe forca të ushtrisë si dhe një helikopter.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 12 ha me shkurre, 120 ullinj, 100 koshere bletë dhe u shpëtua kurora e qytetit të Tepelenës. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU SHKODËR

  • Në fshatin Rronza, Vau-Dejës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me ferra, shkurre dhe lis. Zjarrfikëset e forcat vullnetare kanë punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Për shkak të përmasave të mëdha është ndërhyrë edhe me forca të ushtrisë.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha shkurre, ferra.

  • Në lagjen Traçin-Tepe, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra e cila rrezikonte disa banesa.  Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është shuar. Si pasojë u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe ferra.
  • Në lagjen Bardhas, Shkodër, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra e cila rrezikonte disa banesa. Si pasojë e zjarrit u përshkruan nga flakët një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra.

QARKU ELBASAN

  • Në fshatin Vashaj, Peqin, ka rënë zjarr në një sipërfaqe shkurre dhe ferra. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha shkurre dhe ferra.

QARKU KORÇË

  • Në afërsi të doganës Qafë Thanë, Pogradec, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Zjarrfikëset kanë ndërhyrë menjëherë pasi nga flakët rrezikohej edhe një zonë e banuar.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 ha me shkurre dhe ferra. Nga zjarri nuk pati njerëz të lënduar.

QARKU FIER

  • Në fshatin Gjazë, Lushnje, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Flakët kanë rrezikuar të përhapen edhe në zonën e banuar. Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve zjarri është vendosur nën kontroll dhe është shuar.

Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra.

QARKU VLORË

  • Në fshatin Rradhimë, Vlorë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe kullotë. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me shkurre dhe kullotë.
  • Në fshatin Rusan, Delvinë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me shkurre, ferra dhe ullinj

QARKU TIRANË

  • Në Unazën e Re, Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 2 dynym me shkurre.

https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/319910728453671/

Tags: 12 vatra zjarri24 oretemperaturat e lartavatra zjarri

TË LIDHURA

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala
Kryesore

Veliaj pak shanse të lirohet nga Gjykata e Lartë, thotë Klodiana Lala

21:27 | 16/06/2025
Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi
Aktualitet

Jetojnë në çadër që nga tërmeti, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi

20:49 | 16/06/2025
Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë: Makina del nga rruga dhe bie nga ura

20:45 | 16/06/2025
Next Post
10 ishujt grekë që ju mundësojnë pushime të lira

10 ishujt grekë që ju mundësojnë pushime të lira

INSTAT: Më pak shfaqje kulturore në vend, bie edhe numri i spektatorëve

INSTAT: Më pak shfaqje kulturore në vend, bie edhe numri i spektatorëve

POGRADEC/ Sherr pas aksidentit, i riu nxjerr thikën dhe tenton të vrasë shoferin

POGRADEC/ Sherr pas aksidentit, i riu nxjerr thikën dhe tenton të vrasë shoferin

JU REKOMANDOJMË

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

Erion Isai ndahet pas 14 vitesh martesë – Zbulohet arsyeja

22:36 | 11/06/2025
Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

Radari kapi rrugën e avionit para tragjedisë, piloti arriti të thoshte vetëm një gjë

13:54 | 12/06/2025
Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

Përbërësi që largon gjarpërinjtë më shpejt se çdo gjë tjetër

15:02 | 11/06/2025
Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

Përplasje Rama–Veliaj: “Rrini të tërbuar, e di kush më çoi në qeli, ishte…”

21:28 | 12/06/2025




TË FUNDIT

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake
Bota

Irani nis valë të re sulmesh ndaj Izraelit, pretendon se në shënjestër janë vetëm objektivat ushtarake

by mirseda
22:57 | 16/06/2025
0

Një valë e re sulmesh me raketa ndaj Izraelit ka nisur sipas raporteve të fundit nga mediat...

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

Hasanbelliu tërhiqet nga Teuta, Duka reagon zyrtarisht

22:41 | 16/06/2025
Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

22:37 | 16/06/2025
Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

Elianara apo Andrea? Fermeri eliminohet në gjysmëfinale dhe humb 100 mijë euro

22:31 | 16/06/2025
Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

Tragjedi në Gaza/ Mbi 40 të vdekur dhe qindra të plagosur pranë qendrave të ndihmave

22:13 | 16/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com