Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Ekonomi

Tatimet u bëjnë apel bizneseve: Përditësoni të dhënat, ja kriteret dhe veprimet që duhen kryer

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Tatimet u bëjnë apel bizneseve: Përditësoni të dhënat, ja kriteret dhe veprimet që duhen kryer

Mëngjesin e sotëm Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë një njoftim publik për të të gjithë tatimpaguesit, që të përditësojnë në kohë të dhënat e tyre. Sipas tyre, kjo procedurë përbën një detyrim ligjor dhe gjithashtu krijon mundësinë për marrjen në kohë të njoftimeve të dërguara nga Administrata Tatimore.

“Tatimpaguesi është i detyruar të deklarojë adresën e saktë të ushtrimit të veprimtarisë, në mënyrë që të sigurojë marrjen në kohë të njoftimeve të dërguara nga Administrata Tatimore”, thotë njoftimi.

Të dhënat që përditësohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit janë si më poshtë:

Tatimpaguesi, person fizik dhe juridik, regjistron çdo ndryshim të të dhënave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, siç përcaktohet në ligjin nr.9723, datë 3.5.2007 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”, të ndryshuar.

Aplikimi për ndryshimin e selisë dhe hapja e vendeve të tjera të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, në çdo rast bëhen përpara nisjes efektive të veprimtarisë në atë vend biznesi.

Për hapjen e vendeve të tjera dytësore të ushtrimit të veprimtarisë, të ndryshme nga selia, tatimpaguesi pajiset me një certifikatë regjistrimi, me numër unik identifikimi të njëjtë me atë të regjistrimit, por me numër serial të ndryshëm.

“Tatimpaguesit, në interes të tyre por dhe të administratës tatimore, janë të detyruar të njoftojnë edhe çdo ndryshim që ka të bëjë me adresën/adresat e veprimtarisë ekonomike dhe të banimit, si dhe të numrit të telefonit e të adresës elektronike, të dhëna që shërbejnë si pikë kontakti për marrjen e informacioneve në një kohë sa më të shpejtë. Të dhënat e deklaruara nga subjektet në QKB, njëherazi përditësohen automatikisht edhe në regjistrin elektronik të administratës tatimore”.

Ku ndryshohen përgjegjësitë tatimore dhe cilat janë kriteret për ndryshimin e tyre?

Tatimpaguesi, i cili përmbush kushtet ligjore për kalimin nga një kategori në tjetrën (nga Biznes i Vogël në Biznes i Madh), duhet të njoftojë apo kërkojë ndryshimin në administratën tatimore (Drejtorinë Rajonale Tatimore) përkatëse, brenda 15 ditëve kalendarike nga data e konstatimit dhe përmbushjes së kushteve për këtë ndryshim.

Përgjegjësia tatimore (llojet e tatimeve për të cilat tatimpaguesi duhet të jetë përgjegjës), pas regjistrimit fillestar ndryshon vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të shërbimit apo me një kërkese drejtuar Drejtorisë Rajonale Tatimore të juridiksionit, për ndryshimet e ndodhura. Raste të ndryshimit të përgjegjësisë tatimore mund të jenë:

Tejkalimi i qarkullimit prej 8 milionë lekë në vit kalendarik , kur tatimpaguesi nga pagues i tatimit të thjeshtuar mbi fitimin e biznesit të vogël duhet të kalojë në tatimpagues i tatimit mbi fitimin.

Tejkalimi i qarkullimit prej 5 milion lekë në vit kalendarik, kur tatimpaguesi pavarësisht se nuk ndryshon kategorinë si Biznes i Vogël, i shtohet përgjegjësia e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, apo anasjelltas, shkruan SCAN.

Po ashtu ndryshimi i kategorisë për sigurime të tatimpaguesit nga person i vetëpunësuar i vetëm, në person i vetëpunësuar me punëmarrës etj., bëhet pranë sporteleve të shërbimit të tatimpaguesit në Drejtorinë Rajonale Tatimore të juridiksionit përkatës.

Theksojmë se Organizatat Jofitimprurëse dhe të gjithë tatimpaguesit që regjistrohen nga Drejtoritë Rajonale Tatimore duhet të njoftojnë në administratën tatimore, brenda 15 ditëve nga data e regjistrimit të ndryshimeve për ndryshimet si më poshtë:

a) ndryshimi i emrit;

b) ndryshimi i adresës së veprimtarisë ose kontaktit;

c) ndryshimi i statusit ligjor;

ç) çelja/mbyllja e degëve, sektorëve ose njësive të reja;

d) ndryshimi i llojit të veprimtarisë ekonomike;

Tags: apelBiznesekriterepergjegjesi tatimoreregjistrimtatimet

TË LIDHURA

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile
Aktualitet

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta
Aktualitet

Sarandë/ Digjet plotësisht mjeti në Lukovë, turistët pësojnë lëndime të lehta

13:36 | 31/05/2025
Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI: Denoncon farsën elektorale të 11 majit
Politikë

Berisha lexon rezolutën e IDC-CDI: Denoncon farsën elektorale të 11 majit

13:34 | 31/05/2025
Next Post
Policia austriake ndalon trajnerin dhe 7 lojtarë të Kukësit, dyshohen për trukim

Policia austriake ndalon trajnerin dhe 7 lojtarë të Kukësit, dyshohen për trukim

Vlahutin: Puna në administratë nuk është e përjetshme, të ndryshohet mendësia

Vlahutin: Puna në administratë nuk është e përjetshme, të ndryshohet mendësia

INSTAT: Rritet indeksi i çmimeve të konsumit

INSTAT: Rritet indeksi i çmimeve të konsumit

JU REKOMANDOJMË

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

Vrasje makabër/ 35-vjeçari mbyt ish-të dashurën, e fut trupin në bagazh dhe e hedh në një lumë me piranja

18:18 | 27/05/2025
Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

Macron goditet nga gruaja në sy të të gjithëve? Videoja që po bën xhiron e rrjetit

16:42 | 26/05/2025
Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

Egli nuk ndalet, ben paralajmërimin e papritur, ja për çfarë bëhet fjalë

19:50 | 29/05/2025
“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

“Etrit Berisha hero: Pret dy penallti dhe shënon, fiton Kupën”

19:55 | 29/05/2025




TË FUNDIT

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime
Bota

GAZA – Plaçkiten 110 kamionë të OKB-së me ushqime

by mirseda
14:02 | 31/05/2025
0

Më shumë se 100 kamionë nga Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) u plaçkitën...

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

Divjaka në festë, çelet sezoni turistik!

13:58 | 31/05/2025
Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

Igli Tare kërkon të rinjtë, synon të sjellë te Milani mbrojtësin 18-vjeçar të Parmës

13:52 | 31/05/2025
Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

Ngrihet në Finiq Qendra Rajonale e Emergjencave Civile

13:48 | 31/05/2025
Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

Juventus në kërkim të trajnerit të ri…

13:45 | 31/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com