Nëse mendoni se kasetofoni është objekti më i vjedhur nga grabitësit në automjete, e keni gabim!
Duket se me kalimin e viteve vjedhja e kasetofonit është bërë thuajse e pamundur, ndaj objekti më i preferuar për hajdutët është pikërisht “airbag-u”.
Prodhimi i kasetofonëve me numër serie e me kod, e ka bërë thuajse të pamundur për hajdutët e makinave që të marrin impiantin, i cili shpesh është pjesë përbërëse e kruskotit të makinës.
Prandaj grabitësve u është dashur që të specializohen në vjedhjen e “airbag-ëve”, për shkak se jastëkët shpërthyes vlejnë shumë, nga 600 deri në 900 euro te automjetet e reja.