Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Kokëdhima: Rama nuk qeveris dot i vetëm! Zgjedhjet, një dështim; qytetarët i bojkotuan

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Kokëdhima sfidon Ramën: Do të bëhem kryeministër

‘‘Edi Rama nuk do të mundë të qeverisë i vetëm’’. Ky është paralajmërimi që bën kreu i Lëvizjes ‘‘Zgjidhja’’, Koço Kokëdhima.

Ish-aleati i Edi Ramës, e bazon këtë konstatim nisur nga numri i mandateve, të cilat sipas tij nuk prodhojnë dot stabilitet politik, por veçse një qëndrueshmëri të rrejshme politike.

“Sigurisht Rama mund të ndihet më komfort, por mund të ndihet edhe keq, pasi në këto zgjedhje luajtën rol blerjet e votave. Edhe pse me 74 mandate, PS nuk do qeverisë e vetme, pasi shumica e tillë duket sikur prodhon një stabilitet, por është një stabilitet i rremë. Këto zgjedhje nuk i kanë kuruar plagët e Shqipërisë, as plagët e zgjedhjeve, as plagët e ekonomisë, por vetëm sa i kanë mbuluar ato. Unë nuk pres që këto zgjedhje të prodhojnë stabilitet në qeveri. Këto janë zgjedhje të kontestuara dhe të anatemuara”- u shpreh Kokëdhima në emisionin ‘‘Këtë Javë’’, në Neës 24.

Zgjedhjet

Sa i përket zgjedhjeve të fundit parlamentare të 25 qershorit, Kokëdhima vuri në dukje se ky ishte procesi më i dështuar që nuk solli asnjë progres politik.

“25 qershori shënoi zgjedhje pa asnjë progres. Ishin zgjedhjet më të këqija se ato të kaluarat dhe me standardet më të ulëta. Kjo provoi se ne kishim të drejtë për të refuzuar këto zgjedhje. Duke qenë se ishin zgjedhje pa standarde dhe nuk do sillnin ndonjë gjë të re, ato nuk do prodhonin zgjidhje për popullin. “Zgjidhja” bojkotoi këto zgjedhje dhe ftoi edhe popullin për bojkot’’, shpjegoi Kokëdhima.

Bojkoti

Kreu i ‘‘Zgjidhjes’’ shpjegoi se pjesëmarrja e ulët në votime dëshmoi se qytetarët dëgjuan thirrjen lëvizjes së tij politike.

 “Të zbresësh pjesëmarrjen në 9% është një shifër shumë e lartë. Ne nuk bëmë fushatë për të bërë zë në fletën e votimit, por për të bojkotuar zgjedhjet. Sa më i thellë bojkoti i këtyre zgjedhjeve, aq më shpejt do vijë reformimi i sistemit elektoral. Bojkoti shënoi rekord në këto zgjedhje”, shpjegoi Kokëdhima.

Marrëveshja Rama-Basha

Duke komentuar marrëveshjen e 18 majit Rama-Basha, Koço Kokëdhima tha se shumica që do qeverisë do bazohet në një bashkëpunim PS-PD, ndërsa marrëveshja nuk i shërbeu vendit dhe zgjedhjeve të lira.

“Shumica që do qeverisë do bazohet në një bashkëpunim mes PS dhe PD. Marrëveshja e 18 majit mendoj se nuk i shërbeu vendit dhe zgjedhjeve dhe nuk i përmirësoi standardet e zgjedhjeve dhe ishte e detyruar për opozitën”- përfundoi ish-aleati i Ramës, Koço Kokëdhima.

Tags: bojkotuandështimi vetemKokëdhimaqeverisqytetaretZgjedhjet

TË LIDHURA

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit
Aktualitet

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor
Aktualitet

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore
Aktualitet

Faturat e ujit më të ulëta/ Ja kush janë kategoritë që përfitojnë nga ndihma e re shtetërore

17:43 | 30/07/2025
Next Post
Ze Maria refuzon urdhrin e klubit të Tiranës, vendos të mbajë mesfushorin Akua

Ze Maria refuzon urdhrin e klubit të Tiranës, vendos të mbajë mesfushorin Akua

Hamburgu si fushë-betejë në ditën e Samitit të G20-s

Hamburgu si fushë-betejë në ditën e Samitit të G20-s

ANALIZA/Qeveria e re në duart e Presidentit apo Gjykatës Kushtetuese?

ANALIZA/Qeveria e re në duart e Presidentit apo Gjykatës Kushtetuese?

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension
Bota

Gjyshja kishte vdekur 20 vite më parë, vajza dhe mbesa morën 400 mijë euro pension

by mirseda
22:00 | 30/07/2025
0

Duke përfituar nga mosraportimi i vdekjes në bankë dhe duke përdorur një llogari bankare të përbashkët me...

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

Jo më vula në pasaporta/ Nga 12 tetori BE do të regjistrojë vetëm hyrje-djaljet në sistem, vlen edhe vendet jashtë unionit

21:11 | 30/07/2025
Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

Rama: Nga 1 Gushti hyn në fuqi receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor

21:09 | 30/07/2025
Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

Hyrja në vendet e BE-së, publikohet data e fillimit të sistemit të ri digjital EES. Ja kur do të hyjë në fuqi

18:11 | 30/07/2025
Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

Presidentja Maia Sandu në alarm: Rusia synon të marrë kontrollin e Moldavisë

17:46 | 30/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com