Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Thaçi: Haradinaj ka siguruar votat për qeverinë e re

9 vjet ago
in Të Gjitha
Kosovë, Thaçi sfidon kushtetutën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se ka marrë konfirmimin nga koalicioni fitues i zgjedhjeve (koalicioni PAN) dhe mandatari për kryeministër (Ramush Haradinaj) se qeveria e ardhshme e Kosovës do të formohet pa vonesa.

Ai deklaroi se “çështja e mandatit nuk është çështje e preferencës, por e respektimit të legjitimitetit qytetar”.

“Kosova e ka koalicionin fitues që ka dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit. Unë do të respektoj Kushtetutën, ligjet dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, prandaj kam konfirmimin edhe nga mandatari i koalicionit fitues se ka siguruar numrat e mjaftueshëm të deputetëve për themelimin e Qeverisë së re”, tha Thaçi.

Ai tha se është duke pritur përmbylljen e procesit të certifikimit të rezultatit zgjedhor dhe më pastaj të ulet me spektrin politik dhe bashkërisht të caktohet data e konstituimit të Kuvendit dhe themelimit të Qeverisë së re.

Sa i përket mundësisë që mandatari i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj të dështojë të sigurojë votat për formimin e Qeverisë dhe mundësisë që Thaçi më pas t’ia jap mandatin kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, presidenti Thaçi tha se nuk mund t’i parashikojë as paragjykojë zhvillimet e ardhshme.

“Nuk dëshiroj të prejudikoj. Nga mandatari (Ramush Haradinaj) e kam konfirmimin se i ka siguruar votat. Në çdo rrethanë mendoj se duhet të ndodhë një dialog mes spektrit politik si të veprohet tutje. Unë do të ndërmarr vetëm veprime ligjore, kushtetuese pa ndikime politike”, tha Thaçi.

Ai shprehu besimin se nuk do të ketë mandatar të dytë dhe Qeveria do të formohet që në përpjekjen e parë.

Sa i përket rolit të pakicave rreth formimit të Qeverisë, Presidenti i Kosovës tha se përfshirja e komuniteteve pakicë nuk duhet të shihet si pengesë, por si vlerë. Sipas tij, të gjitha partitë politike duhet të angazhohen për dialog të brendshëm, duke mos hezituar që kontaktet t’i vënë edhe me Listën Serbe, e cila kryesisht mbështetet nga Beogradi zyrtar, raporton REL.

Faza e re e dialogut me Serbinë finalizohet me marrëveshje

Duke folur për dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi tha se pas pesë vjetësh të dialogut teknik dhe arritjes së disa marrëveshjeve të rëndësishme dhe zbatimit të disa prej tyre, ka ardhur koha që ky proces të shkojë drejt përmbylljes.

Ai tha se faza e re e dialogut nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike.

“Ne kemi menduar, në konsultim me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, që ky proces të avancohet në një nivel më të lartë politik, që çon drejt një normaliteti të marrëdhënieve tona por edhe të pajtimit të shteteve dhe popujve tanë”, tha Presidenti.

“Kjo fazë e re nënkupton përmbylljen e këtij procesi me një marrëveshje të gjerë politike, një marrëveshje gjithëpërfshirëse, dhe një marrëveshje që do të hapë sigurt perspektivën euro-atlantike të Kosovës, që të jemi pjesë e NATO-s dhe BE-së”, thotë Thaçi.

I pyetur se nëse ai do të udhëheq dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi tha se “natyrisht, në bazë të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, Presidenti i vendit udhëheq dhe koordinon politikën e jashtme”. Thaçi shtoi po ashtu se pas formimit të Qeverisë së re të Kosovës, do të formohet një ekip i gjerë, ku do të përfshihen edhe bartës të institucioneve, njerëz nga shoqëria civile dhe mediat, të cilët do të përbëjnë një ekip, që do të udhëheq këtë fazë të dialogut.

Ndonëse thotë se faza e re e dialogut do të jetë përmbyllës, Thaçi thotë se nuk dëshiron të paragjykojë, që kjo fazë do të mbyllet me njohje reciproke.

“Unë nuk dëshiroj të prejudikoj, por jam i sigurt se Kosova do të afirmohet në një stad të ri ndërkombëtar”, thotë Thaçi.

Duke iu përgjigjur kritikave nga disa subjekte politike për marrjen e primatit në dialogun me Serbinë, Thaçi tha se ka përgjegjësi kushtetuese që të udhëheqë politikën e jashtme të Kosovës. Përkundrazi, sipas tij, do të ishte papërgjegjësi, nëse ai nuk do ta luante këtë rol.

“Në këtë fazë të re të dialogut do të ketë hapësirë për të gjithë, për të gjithë bartësit e institucioneve, Qeverinë, Kuvendin, partitë politike opozitare, shoqëria civile, mediat, opinionistët e ndryshëm dhe të gjithë ata që duan ta japin kontributin e tyre”, tha Thaçi. Sipas tij, kjo fazë do të jetë më e shkurtër sesa që mendohet.

“Nuk mendoj se duhet të kalojnë vite duke negociuar”, tha Presidenti.

Gjykata Speciale – padrejtësi historike që është dashur të gëlltitet

Nga 6 korriku, Gjykata Speciale për krime lufte ka plotësuar të gjitha parakushtet ligjore-kushtetuese që të nisë me punën, që nënkupton edhe me proceset e para ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, për të cilët pretendohet se kanë kryer krime.

Në lidhje me këtë, Thaçi tha se Kosova i ka kryer obligimet e veta politike dhe institucionale.

“Tash politika nuk duhet në asnjë rrethanë të krijojë opinione çfarë dëgjohen aty-këtu. Politika duhet të hesht dhe t’i jap mbështetje të fuqishme sistemit të drejtësisë”, tha Thaçi.

“Unë edhe si ish-kryeministër dhe ish-ministër i Jashtëm kam udhëhequr këtë proces të themelimit të Gjykatës me besimin e plotë dhe të patundur që të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me NATO-n dhe Bashkimin Evropian”.

“Kam qenë i vetëdijshëm se ka qenë një Gjykatë e padrejtë historikisht dhe një-etnike, por ka qenë dashtë të gëlltitet kjo re e zezë që sillej mbi Kosovën në interes të vendit dhe perspektivës euro-atlantike të shtetit dhe qytetarëve tanë”, thotë presidenti Thaçi.

Thaçi tha se Kosova ka dhënë tashmë shembullin më të mirë të bashkëpunimit me drejtësinë ndërkombëtare, çka është dëshmuar edhe në proceset e deritashme.

Tags: hashim thaciqeveri e reRamush Haradinaj

TË LIDHURA

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,
Politikë

“Ende nuk i kemi dixhitalizuar martesat…”Rama për “Il Giornale”: Kur hartuam reformën në drejtësi,

09:40 | 20/04/2026
Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane
Të Gjitha

Ujë dhe gaz lotsjellës/ Protesta e opozitës jehonë në mediat italiane

21:59 | 18/04/2026
Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama
Të Gjitha

Berisha: Qytetarët s’dalin në protestë për naftën! Kanë frikë nga Rama

20:43 | 17/04/2026
Next Post
SHBA-Kubë; Trump anulon marrëveshjet e administratës “Obama”

Trump: Rusia dhe vende të tjera kanë ndërhyrë në zgjedhje

(Video) Tirana shkërmoqet 0-3 nga Maccabi Tel Aviv

(Video) Tirana shkërmoqet 0-3 nga Maccabi Tel Aviv

Ditirambet e Lulzim Bashës

Ditirambet e Lulzim Bashës







JU REKOMANDOJMË

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

”Ka bërë s*ks me konkurrentët”- Arjan Konomi e demaskoi? Shqipe Hysenaj: Ta di atë sekretin e vogël

21:54 | 18/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026
Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

Rëndohet bilanci në Rrugën e Kombit: Shkon në dy numri i viktimave, disa të plagosur

16:27 | 17/04/2026




TË FUNDIT

BE-ja bën “paqe” me Hungarinë, Komisioni Europian flet për bisedime  konstruktive me “qeverinë e re”
Bota

BE-ja bën “paqe” me Hungarinë, Komisioni Europian flet për bisedime konstruktive me “qeverinë e re”

by mirseda
15:00 | 20/04/2026
0

BE-ja i vlerëson si “jashtëzakonisht konstruktive” bisedimet me atë që pritet të jetë qeveria e re hungareze....

Meta reagon nga qelia: Kurrë s’kam përdorur kartë bankare amerikane

Meta reagon nga qelia: Kurrë s’kam përdorur kartë bankare amerikane

14:58 | 20/04/2026
Rama flet për shkrimet e mediave për“prejardhjen”e tij greke: Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare

Rama flet për shkrimet e mediave për“prejardhjen”e tij greke: Jam krenar për rrënjët e mia shqiptare

14:56 | 20/04/2026
Nisin punimet restauruese në kishën e Profetit Ilia në Lekël, u dëmtua nga zjarret e vjetshme

Nisin punimet restauruese në kishën e Profetit Ilia në Lekël, u dëmtua nga zjarret e vjetshme

14:21 | 20/04/2026
Selin fitoi edicionin e5  të BBV“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, babai i saj për “Shqipëria Live”

Selin fitoi edicionin e5 të BBV“Kupa shkoi për mbretëreshën time”, babai i saj për “Shqipëria Live”

14:07 | 20/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com