Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Gara në PD, Basha nga Kavaja: Lini mënjanë qejfmbetjet, koha për të marrë përgjegjësi

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Gara në PD, Basha nga Kavaja: Lini mënjanë qejfmbetjet, koha për të marrë përgjegjësi

Lulzim Basha ka zgjedhur pikërisht Kavajën për të nisur turin e garës për kryetar të PD-së.

Teksa akuzoi mazhorancën e sotme për blerje votash, Basha theksoi se Kavaja është shembulli që duhet marrë për fitoren kundër krimit dhe parave të drogës.

“E vetmja forcë që qëndroi, e vetmja forcë që tregoi moral, e vetmja forcë që tregoi vendosmëri, e vetmja forcë që nuk bleu asnjë votë, që nuk ofroi para dhe favore për votën, që nuk përdori krimin dhe bandat, e vetmja forcë që u ofroi shqiptarëve perspektivën e daljes nga kriza, e vetmja forcë me një plan për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike, e vetmja forcë me program, e vetmja forcë që ka moralin të vazhdojë dhe ta fitojë këtë betejë është Partia Demokratike e Shqipërisë”, tha Basha.

Gjithashtu, Basha pohoi se është koha për të marrë përgjegjësi duke nisur nga ai vetë, ndërsa shtoi se humbjen e këtyre zgjedhjeve duhet ta konsiderojnë si stacionin e betejës, ashtu si në 1991:

Nuk kam ardhur vetëm për t’ju uruar dhe as për të marrë vetëm duartrokitjet tuaja sepse kjo është ora për të marrë përgjegjësitë e mia. Është ora për të marrë të gjithë përgjegjësitë e mia për të gjithë vendimmarrjen, për të gjykuar bashkë me ju, a bëmë gjithçka që mundëm? A qëndruam apo jo fuqishëm në kauzat që besonim, në kauzat e drejta të shqiptarëve; me dekriminalizimin, me luftën kundër drogës, me luftën për një drejtësi të pakapur e të panënshtruar politikisht  dhe me luftën për zgjedhje të lira e të ndershme? Dhe nëse po, le të mos e konsiderojmë këtë fundin e një betejë, por njësoj si në vitin 1991, stacionin drejt betejës tjetër, betejës përfundimtare për të rrëzuar një herë e mirë këtë regjim. E për t’i rikthyer shqiptarëve shpresën në vend të frikës”, theksoi Basha.

Për ne, në të gjithë vendin, njësoj si Kavaja, në nivele bashkish dhe nivele qendrash votimi, ky është mësimi. Aty ku demokratët u bashkuan, siç u bashkuan të gjithë nën drejtimin e Isa Sakës, të gjithë pa asnjë mungesë, pa asnjë përjashtim, pa asnjë zemërthyerje, kudo ku kjo ndodhi, bandat dhe milionat e drogës dhe të korrupsionit nuk bënë fajde. Arritën ta ndikonin, por jo ta përmbysnin rezultatin. Dhe, ky është mësimi dhe thirrja ime sot, jo si kandidat, por si demokrat. Bashkohuni demokratë kudo ku jeni, lini mënjanë qejf-mbetjet. Nuk është ora për të parë se çfarë kemi marrë nga Partia Demokratike, por njësoj si në vitin 1991 është ora për të parë çfarë mund të japim për Partinë Demokratike dhe për Shqipërinë dhe demokracinë.
https://www.facebook.com/tiranatodaycom/videos/317637498680994/

Tags: gara per kreun e PDkavajëkoha per pergjegjesilulzim bashapartia demokratike

TË LIDHURA

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”
Kryesore

“Afera ‘Balluku’/ Protestë para Kryeministrisë, qytetarët mblidhen”

17:53 | 31/01/2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku
Aktualitet

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku

17:07 | 31/01/2026
“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”
Aktualitet

“Durrës/ Dhunë ndaj çiftit 55-vjeçar, nën hetim 44-vjeçari, 2 në kërkim”

16:31 | 31/01/2026
Next Post
Përmbaruesit tentojnë të prishin çadrën e Cirkut, përplasen me artistët

Përmbaruesit tentojnë të prishin çadrën e Cirkut, përplasen me artistët

Polonia blen sisteme raketore nga SHBA, arrihet marrëveshja pas vizitës së Trump

Polonia blen sisteme raketore nga SHBA, arrihet marrëveshja pas vizitës së Trump

Mizat pushtojnë fshatin në Kukës, alarmohen banorët

Mizat pushtojnë fshatin në Kukës, alarmohen banorët







JU REKOMANDOJMË

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

Korçë/ I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

21:10 | 28/01/2026
“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

21:45 | 31/01/2026
Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

Kosovë, dënohet ish-truproja e Rugovës për vrasjen e 20 viteve më parë

17:42 | 26/01/2026
DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

DJ Gimbo hap zemrën për banoren e “BBVA”: Është më e mira në shtëpi, ka energji shumë të mirë

19:54 | 27/01/2026




TË FUNDIT

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti
Bota

“Bomba dhe zjarr në Torino, Meloni: U godit shteti

by mirseda
21:45 | 31/01/2026
0

Ata pritën rënien e errësirës për t’u shkëputur nga marshimi kombëtar i Askatasuna-s në Torino dhe për...

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

Mbyllet protesta ‘Shqipëria Bëhet’: thirrje për dorëheqje dhe denoncime për korrupsion”

20:37 | 31/01/2026
“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

“Akuza të forta nga Lapaj: 53 mln € te Balluku, 100 mln € te AKSHI”

19:43 | 31/01/2026
“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

“Tarifat e naftës ndaj Kubës, presidentja e Meksikës alarmon për krizë”

19:21 | 31/01/2026
Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

Protesta kombëtare para Kryeministrisë/ Deputeti i PD Besart Xhaferi i bashkohet Adriatik Lapajt

19:17 | 31/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com