Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

‘Diplomacia e pandave’, Merkel dhe Xi takohen para samitit të G20-s

8 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
‘Diplomacia e pandave’, Merkel dhe Xi takohen para samitit të G20-s

FILE PHOTO: Chinese President Xi Jinping talks with German Chancellor Angela Merkel as they pose for a group picture during the G20 Summit in Hangzhou, Zhejiang province, China September 4, 2016. REUTERS/Damir Sagolj/File Photo

Globalizmi, marrëdhëniet kino-evropiane dhe samiti i radhës i G20-s janë temat kryesore që do të karakterizojnë vizitën shtetërore të presidentit kinez XiJinping në Gjermani. Udhëheqësi mbërriti të martën të Berlin dhe së pari takoi me kancelarn gjermane Angela Merkel. Xi u shpreh se Pekini mbështet një Bashkimin Europian: “të bashkuar, të qëndrueshëm, të begatë dhe të hapur.’’

Xi theksoi se gjendja e ndërlikuar ndërkombëtare ka nevojë për një marrëdhënie të qëndrueshme midis Kinës dhe BE-së, si dy fuqi botërore. Ai gjithashtu i bëri thirrje Gjermanisë që të luajë një rol drejtues dhe të ruajë zhvillimin e marrëdhënieve të nivelit të lartë midis Kinës dhe BE-së, ndërsa theksoi se shpreson që vizita e tij do të nxitë më tej partneritetin e gjithanshëm strategjik Kinë – Gjermani.

Presidenti Xi theksoi se Kina i mirëpret ndërmarrjet gjermane të marrin pjesë në ndërtimin e nismës ‘Brezi dhe Rruga’ dhe nënvizoi se përfitimet e arritura prej saj do të shpërndahen te vendet e përfshira në nismë.

Në lidhje me globalizimin, që sipas udhëheqësit kinez ndodhet në një udhëkryq historik, Xi i bëri thirrje Kinës dhe Gjermanisë, si dy vende që kanë përfituar nga tregtia dhe globalizimi që të përpiqen për ndërtimin e një sistemi më të qëndrueshëm dhe më gjithëpërfshirës.

Për kancelaren Angela Merkel, marrëdhëniet midis Gjermanisë dhe Kinës ndodhen në një fazë të mirë zhvillimi dhe e quajti frytdhënës bashkëpunim dypalësh pragmatik. Merkel gjithashtu çmoi rolin e Kinës në çështjet ndërkombëtare dhe mbështetjen e Pekinit për sistemin shumëpalësh.

Gjatë qëndrimit në Berlin, presidenti Xi do të angazhohet edhe në të ashtuquajturën ‘diplomacia e pandave.’ Ai do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Kopshtit të Pandave në Kopshtin Zoologjik të Berlinit dhe do të ndjekë një ndeshje futbolli midis ekipeve të të rinjve të Kinës dhe Gjermanisë.

Më pas, presidenti kinez do të marrë pjesë në samitin e G20-s në Hamburg. Ky samit do të mbledhë për herë të parë së bashku udhëheqësit botërorë, pas zgjedhjes së presidentit amerikan Donald Trump.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel u tha mediave më herët këtë javë se priste një samit të vështirë të G20-s, për shkak të qëndrimeve proteksioniste të presidentit Trump. Samiti i vendeve kryesore të zhvilluara dhe në zhvillim që mbahet të premten dhe të shtunën në Hamburg, është shpallur si takimi ndërkombëtar më konfliktual i viteve të fundit.

Mosmarrëveshjet mes kancelares gjermane dhe presidentit amerikan janë të dukshme në lidhje me masat që duhen marrë për ndalimin e ngrohjes globale, tregtisë dhe shpenzimeve ushtarake.

Presidentët e Kinës dhe të ShBA-së do të përballen gjithashtu gjatë samitit të G20-s. Kjo ndodh pas disa incidenteve të ndodhura gjatë dy javëve të fundit midis dy vendeve.

Një destrojer amerikan iu afrua ishullit kinez Xisha në Detin e Kinës Jugore, një veprim që Ministria e Jashtme në Pekin e quajti “provokim serioz politik dhe ushtarak.” Të hënën të dy udhëheqësit biseduan në telefon në lidhje me zhvillimet e fundit në Gadishullin Korean dhe presidenti Xi theksoi se marrëdhëniet kino-amerikane janë ndikuar nga disa faktorë negativë.

Në këtë samit do të zhvillohet dhe takimi i parë zyrtar midis presidentit amerikan DonaldTrump dhe atij rus Vladimir Putin. Sipas Shtëpisë së Bardhë, takimi mes dy udhëheqësve do të zhvillohet të premten, por axhenda e saktë nuk është përcaktuar ende.

ShBA-ja dhe Rusia kanë dallime mbi në një numër çështjesh, si konflikti në Siri, kriza në Ukrainë dhe ndërhyrja e pretenduar ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane. Moska nga ana e saj, ka bërë të ditur më parë se temat e diskutimeve mund të përfshijnë kontrollin e armëve dhe kthimin e pasurive diplomatike ruse të konfiskuara nga qeveria e ShBA-së dhjetorin e kaluar.

Tags: diplomacia e pandaveMerkelputinsamiti g-20Xi

TË LIDHURA

Organi mbikëqyrës bërthamor i OKB: Izraeli sulmon një objekt në Isfahan
Bota

Organi mbikëqyrës bërthamor i OKB: Izraeli sulmon një objekt në Isfahan

17:36 | 21/06/2025
Rrëzim fatal i balonës me 22 persona, të paktën 8 të vdekur në Brazil
Bota

Rrëzim fatal i balonës me 22 persona, të paktën 8 të vdekur në Brazil

17:11 | 21/06/2025
Francë, faqet për të rritur sërish të aksesueshme pas vendimit të gjykatës
Bota

Francë, faqet për të rritur sërish të aksesueshme pas vendimit të gjykatës

16:20 | 21/06/2025
Next Post
Nga ‘2019, Volvo do të shesë vetëm automjete elektrike

Nga ‘2019, Volvo do të shesë vetëm automjete elektrike

Pendohet Basha, i rikthehet PD-së së vjetër

Pendohet Basha, i rikthehet PD-së së vjetër

Gjykata heq sekuestron e pasurisë së Alfred Pezës

Gjykata heq sekuestron e pasurisë së Alfred Pezës

JU REKOMANDOJMË

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

Rezart Veleshnja e thotë troç: Kapa dy aktorë të Portokallisë duke bërë s*ks…

10:34 | 16/06/2025
Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

Ishte deklaruar i vd*kur nga Izraeli dhe Irani,Jam gjallë dhe gati të…

14:49 | 20/06/2025
Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

Irani lëshon valën e 10-të të raketave drejt Izraelit, forcat izraelite: Sulmi është zbuluar

19:02 | 17/06/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

‘U shokova’/ Elinara flet hapur për ndjenjat ndaj Erandit: Mund të ndodhë diçka
Showbizz

‘U shokova’/ Elinara flet hapur për ndjenjat ndaj Erandit: Mund të ndodhë diçka

by mirseda
18:22 | 21/06/2025
0

Elinara dhe Erandi, dy nga personazhet më të komentuar të këtij sezoni, folën për herë të parë...

Gotat ‘fluturojnë’ në kokë/ Sh*rr në lokal në Pogradec

Gotat ‘fluturojnë’ në kokë/ Sh*rr në lokal në Pogradec

18:05 | 21/06/2025
Organi mbikëqyrës bërthamor i OKB: Izraeli sulmon një objekt në Isfahan

Organi mbikëqyrës bërthamor i OKB: Izraeli sulmon një objekt në Isfahan

17:36 | 21/06/2025
Rrëzim fatal i balonës me 22 persona, të paktën 8 të vdekur në Brazil

Rrëzim fatal i balonës me 22 persona, të paktën 8 të vdekur në Brazil

17:11 | 21/06/2025
Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit: Deri në 40°C pritet fundjava

Evropa goditet nga vala e parë e të nxehtit: Deri në 40°C pritet fundjava

17:08 | 21/06/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com