Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Shfaqen sërish vatra zjarri, 10 të tilla në 24 orët e fundit

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Shfaqen sërish vatra zjarri, 10 të tilla në 24 orët e fundit

Në vendin tonë janë shfaqur sërish vatra zjarri për shkak të temperaturave të larta.

Kështu, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 10 vatra zjarri në pyje në Vlorë, Shkodër, Durrës, Fier dhe Berat.

Sipas njoftimit të Emergjencave Civile, për fikjen e flakëve janë angazhuar mbi 50 forca zjarrfikëse, 14 automjete, 20 forca të pyjores si dhe banorët e zonës.

Më poshtë detajet e vatrave të zjarrit për çdo qark ku ato janë shfaqur:

QARKU BERAT

Në fshatin Bogovë, Çorovodë ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pisha. Për shkak të terrenit të vështirë malor zjarrfikëset kanë  punuar me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit. Në ndihmë për shuarjen e tij shkuan dhe banorë të zonës. Për pasojë u dogj një sipërfaqe rreth 1 ha me shkurre dhe pisha.

Sot në mëngjes vatra e zjarrit është riaktivizuar përsëri dhe forcat zjarrfikëse po punojnë në vendngjarje dhe sipas informacioneve të fundit zjarri është vënë nën kontroll.

QARKU FIER

  • Në fshatin Gjorgos, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe pisha. Forcat zjarrfikëse për shkak të terrenit të thyer për shuarjen e zjarrit kanë përdorur mjete rrethanore. Në ndihmë të tyre shkuan edhe 10 forca nga Drejtoria Pyjore. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 4 ha me shkurre, ferra dhe pisha.
  • Në fshatin Zhamë, Lushnje ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse u angazhuan dhe banorë të zonës si dhe 8 forca nga Drejtoria Pyjore Lushnje. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe 3 ha shkurre, ferra dhe disa ullinj të rinj.
  • Në lagjen “29 Marsi”, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, si dhe rrezikohej qendra e banuar. Shërbimi vendor i zjarrfikësve ka shkuar në vendngjarje dhe ka shuar zjarrin plotësisht. Për pasojë u dogj një sipërfaqe prej 2 dynymësh me shkurre dhe ferra.
  • Në fshatin Zhupan, Fier ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. Megjithë ndërhyrjen u dogj një sipërfaqe 2 dynym shkurre, ferra dhe pjesërisht 10 rrënjë ullinj të rinj.

QARKU VLORË

  • Në fshatin Armen, Selenicë ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre, ferra dhe ullinj. 2 automjete zjarrfikëse dhe 15 forca u angazhuan për shuarjen e flakëve. Pas një operacioni që zgjati rreth 3 orë zjarri u shua plotësisht, por u dogj 1 ha me shkurre ferra dhe disa ullinj.
  • Në fshatin Zvërnec, Vlorë flakët përfshinë një sipërfaqe me shkurre dhe pisha, çka solli djegien e një sipërfaqe rreth 4 dynym me shkurre dhe pisha.

QARKU SHKODËR

  • Në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra, por rrezikohej edhe qendra e banuar. Zjarrfikëset e Malësisë së Madhe fikën zjarrin brenda pak minutash duke mos lejuar përhapjen e flakëve në banesa. Si pasojë u dogj një sipërfaqe prej 3 dynymësh me shkurre dhe ferra.
  • Në fshatin Koplik i Sipërm, Malësi e Madhe ra zjarr dhe u dogj një sipërfaqe rreth 1 dynym me bimë medicinale.

QARKU DURRËS

Në Gjiri i Lalzit, në afërsi të stacionit të trenit, ra zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Pas një operacioni që zgjati rreth një orë zjarri u fik, por u dogj rreth 1 dynym me shkurre dhe ferra.

Tags: 10 vatra zjarriEmergjenca Civiletemperaturat e lartazjarr

TË LIDHURA

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

22:39 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time
Politikë

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit
Politikë

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Next Post
Ja 9 shtetet ku mund të blini një pasaportë; emrat dhe çmimet

Ja 9 shtetet ku mund të blini një pasaportë; emrat dhe çmimet

Huracan Lamborghini tani ju shërben edhe si taksi

Huracan Lamborghini tani ju shërben edhe si taksi

14 foto të mahnitshme që ju tregojnë jetën në një tjetër këndvështrim

14 foto të mahnitshme që ju tregojnë jetën në një tjetër këndvështrim







JU REKOMANDOJMË

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

E TRISHTË! Humb jetën vëllai binjak i Ema Andrea, ishte në palestër kur pësoi…

12:10 | 29/12/2025
Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

Gara kthehet në tragjedi! U mbyt nga shalqiri, 37-vjeçari vdes në sy të gruas

09:19 | 30/12/2025
Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

Zbardhet vendimi i gjykatës që la në fuqi masën e ndalimit të kërkuar nga SPAK për zv.kryeministren

15:21 | 30/12/2025
Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

Ngordhën, u vodhën, i hëngri ujku apo… Pas verës së Agasit, zhduken edhe 31 dele të sekuestruara

18:53 | 26/12/2025




TË FUNDIT

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët
Aktualitet

Viti i Ri, 8 traditat e veçanta që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

by mirseda
22:39 | 31/12/2025
0

Nata e ndërrimit të viteve festohet në gjithë planetin dhe është një festë që bën bashkë anëtarët...

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

Parlamenti Europian i jep Babagjyshit “identitet europian” me humor

21:37 | 31/12/2025
Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

Erion Veliaj uron Vitin e Ri nga burgu: Një përqafim për familjen time

21:12 | 31/12/2025
Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

Kosovë: Mashtrim me tendera, 15 të akuzuar për 4 mln euro dëm

20:46 | 31/12/2025
Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

Rama uron Vitin e Ri 2026: Drejt Shqipërisë 2030 dhe integrimit

19:43 | 31/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com