SHBA dhe Koreja e Jugut zhvilluan prova me raketa balistike, pasi Koreja e Veriut testoi dje një raketave me rreze të gjatë që besohet se mund të arrijë Alaskën.
Aleatët kryen një stërvitje balistike të raketave në Detin e Japonisë.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in tha se aleatët duhej të demonstronin qëndrimin e mbrojtjes nga raketat “me veprim, jo vetëm një deklaratë”, tha zyra e tij.
Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët, gjenerali Vincent Brooks, komandanti i forcave amerikane në Kore, dhe Kryetari i Përbashkët i Koresë së Jugut, Gen Lee Sun-jin, thanë se aleatët po ruanin durimin dhe vetëpërmbajtjen, por kjo mund të ndryshonte.
“Ne jemi në gjendje ta ndryshojmë pozicionin tonë kur të urdhërohemi nga udhëheqësit kombëtarë të aleancës sonë” tha Sun-jin
Më parë, sekretari i shtetit i SHBA Rex Tillerson e quajti masën e Koresë së Veriut një “përshkallëzim të ri të kërcënimit” dhe paralajmëroi se Uashingtoni “kurrë nuk do të pranojë një Kore të Veriut me armë bërthamore”.
Tillerson tha se “është i nevojshëm një veprim global për të ndaluar një kërcënim global” dhe paralajmëroi se çdo vend që ka dhënë përfitime ekonomike ose ushtarake në Veri apo nuk ka zbatuar plotësisht rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka “ndihmuar dhe përkrahur një regjim të rrezikshëm”.