Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Maqedonia, “barrikadë” e pakalueshme për emigrantët

9 vjet ago
in Të Gjitha
Maqedonia, “barrikadë” e pakalueshme për emigrantët

Policia e Maqedonisë ka bërë të ditur se po vazhdojnë përpjekjet e emigrantëve nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme, që të kalojnë nëpër territorin e këtij shteti për të vazhduar drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë ka konfirmuar se gjatë dy muajve të fundit janë regjistruar 393 raste të emigrantëve, të cilët ilegalisht kanë tentuar të hyjnë në territorin e Maqedonisë. Gjatë muajit qershor ishin 109 raste, ndërsa gjatë muajit maj, 284 raste.

Sipas statistikave të kësaj Ministrie, 224 emigrantë janë kapur përgjatë vijës kufitare Maqedoni – Greqi, dhe janë kthyer sërish në territorin e Greqisë.

Policia maqedonase gjatë javës së kaluar ka zbuluar dhe trafikimin e tetë emigrantëve nga India dhe Pakistani të cilët ilegalisht kanë tentuar ta kalojnë territorin e Maqedonisë.

Në bazë të ndryshimeve që pësoi vitin e kaluar Ligji për azilin, pas mbylljes së Rrugës Ballkanike, emigrantët të cilët ilegalisht hyjnë në Maqedoni nga një shtet i cili është pjesë e BE-së apo NATO-s, duhet që të kthehen sërish në të njëjtin shtet me shoqërim të Policisë.

Përderisa në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Shkup, theksohet se emigrantët që vijnë në Maqedoni përmes rrugëve ilegale nga viset e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, në mënyrë jolegale depërtohen nga Maqedonia si shtet.

Uranija Piroska nga Komiteti i Helsinkit në Shkup tha se rënia e interesimit edhe nga mediet për problemet me emigrantët në Maqedoni, u hap rrugë për të vepruar trafikantëve.

“Defokusimi i medieve nga problemi me emigrantët të cilët ilegalisht hyjnë në Maqedoni, ka bërë që emigrantët të bëhen pre e trafikuesve, të cilët për shuma të caktuara i bartin emigrantët nga kufiri jugor i shtetit drejt atij verior”, thotë Piroska.

Ndërkaq, Jasmin Rexhepi nga Organizata joqeveritare, LEGIS thotë se ekipet e organizatës që përfaqëson, për çdo ditë regjistrojnë emigrantë të cilët, për çdo ditë tentojnë që t’i kalojnë vendkalimet kufitare, të nxitur nga dëshira për të vazhduar udhëtimin e tyre drejtë vendeve të familjes evropiane, raporton REL.

“Ne kishim një rast në qershor, kur një grup i emigrantëve u paraqit në kampin e Tabanovcit dhe Ministria e Punëve të Brendshme u lejoi atyre që të futen brenda pas reagimit tonë përmes Avokatit të Popullit”. Emigrantët me ditë të tëra të qëndrojnë në male për të gjetur një mundësi që përmes rrugëve sporadike, në momente të caktuara të vazhdojnë udhëtimin drejt destinacionit të caktuar. Kjo i bën ata edhe më shumë që të bëhen pre e keqtrajtimeve nga ana trafikuesve”, thotë Rexhepi.

Sipas të dhënave të Policisë së Maqedonisë, aktualisht në qendrën transitore në Vinojug përgjatë vijës kufitare Maqedoni –Greqi, qëndrojnë 9 emigrantë, ndërkohë që në atë të Tabanovës, përgjatë vijës kufitare Maqedoni – Serbi, qëndrojnë 20 emigrantë.

Tags: barrikadee pakalueshmemaqedonimigrantëtrrugekalimi

TË LIDHURA

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!
Të Gjitha

Koçiu me gjuhë të ashpër: Protestë me militantë të paguar që të krijohet ideja e revoltës!

13:07 | 11/02/2026
Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.
Të Gjitha

Rama njofton skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë.

12:25 | 11/02/2026
Rama njofton planin: Skemë financiare për familjet që kujdesen për fëmijët jetimë!
Të Gjitha

Rama njofton planin: Skeme financiare per familjet qe kujdesen per femijet jetime!

12:02 | 11/02/2026
Next Post
Analiza e Topallit për gjendjen kritike të PD-së

Analiza e Topallit për gjendjen kritike të PD-së

MARCA ironizon PSG-në pas vendimit të marrë për Thiago Motta-n

MARCA ironizon PSG-në pas vendimit të marrë për Thiago Motta-n

100 milionë eurot i ndryshojnë mendje Donnarumma-s,  qëndron te Milan

100 milionë eurot i ndryshojnë mendje Donnarumma-s, qëndron te Milan







JU REKOMANDOJMË

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

Qëllohet pas sherrit në klub nate, publikohet fotoja e 25-vjeçarit të vrarë në Itali

16:22 | 14/02/2026
Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

Dokumenti që do tronditë financat globale, Rusia shqyrton rikthimin e pagesave në dollarë

21:34 | 13/02/2026
Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

Ndryshime në Kryeministri: Engjëll Agaçi largohet, ja zëvendësuesi

18:23 | 13/02/2026
Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

Përgjaket” Shën Valentini/ Plagosje me armë zjarri në Tiranë, një vajzë paraqitet në spital

08:19 | 14/02/2026




TË FUNDIT

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…
Politikë

Protesta e 20 shkurtit/ Këlliçi: Do të jetë…

by mirseda
22:37 | 14/02/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi tregoi në emisionin “Terminal” në A2CNN disa detaje lidhur me skenarin...

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

ARRSH: Reshje të dendura bore në Qafë Thore, po punohet me dy borëpastruese

21:57 | 14/02/2026
EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

EMRI/ Po arratisej pas një grabitje të shkuar keq, vdes shqiptari në Itali

20:46 | 14/02/2026
Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

Pas 12 vitesh në Siri, Eva Dumani rikthehet në Tiranë — reagon Ministria e Jashtme

20:07 | 14/02/2026
Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

Paralajmëron Rutte: NATO mund të fitojë çdo luftë, edhe nëse Rusia vendos të sulmojë!

20:03 | 14/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com