Faqja zyrtare e Ligës së Evropës ka publikuar në Facebook një sondazh, ku pyet ndjekësit e saj se cili është do të jetë portieri më i mirë i sezonit 2017-2018.
Në këtë sondazh të gjithë sportdashësit mund të zgjedhin një nga 4 alternativat, ndër të cilat është edhe portieri shqiptar Etrit Berisha, i cili ka marrë shumicën e pëlqimeve.
Në këtë sondazh, Berisha sfidon Petr Cech e Arsenalit, Anthony Lopesin e Lionit dhe Sergio Asenjon e Vilarealit.
Kujtojmë se në kampionatin e Serisë A që lamë pas, Atalanta arriti të renditej në vendin e 4-t duke siguruar automatikisht pjesëmarrjen në fazën e grupeve të Ligës së Europës.
Kjo edhe falë meritës së portierit të Kombëtares Shqiptare, i cili do të vazhdojë të jetë titullari i portës së bergamezëve, pasi Atalanta e bleu kartonin e tij nga Lacio.