Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Çorodia strategjike e Gjermanisë

8 vjet ago
in Të Gjitha
Çorodia strategjike e Gjermanisë

Leon Mangasarian & Jan Techau “Handelsblatt Global”/ Një nga problemet e politikës së jashtme aktuale gjermane, është se ajo është strategjikisht e çoroditur. Mungesa e qëllimeve të qarta dhe seriozitetit në këtë fushë, është një qasje që vjen nga rehatia dhe interesi. Gjermania preferon t’u largohet vendimeve të vështira, dhe punëve të pista të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes të të tjerëve, në mënyrë që pastaj të kritikojnë aleatët e saj nga një shkallare e lartë morale, me një ton arrogance dhe vetëkënaqësie.

Arsyeja qëndron në kulturën gjermane të pas Luftës së Dytë Botërore. Vendi i ndarë, e rifitoi ngadalë sovranitetin e tij, ndërsa çështjet e mëdha strategjike vendoseshin shpesh nga të tjerët, kryesisht katër fuqitë aleate, fituese të luftës. Dhe gjermanët mësuan të pëlqenin komoditetin relativ të të qëndruarit mënjanë.

Por rezultati ishte se Gjermanisë i mungonte një qasje e kthjellët, analitike kur diskutoheshin konceptet e politikës së jashtme si pushteti, fuqia ushtarake dhe interesi kombëtar. Në vend të kësaj, gjermanët u zhytën në një oaz emocional, eksitues dhe moralistik, që dënon koncepet që ata i shohin si politikisht të ndotura.

Rezultati është se kombi që na dha strategun më të rëndësishëm në botë, Carl von Clausewitz, nuk harton më strategji. Debatet në Gjermani janë para së gjithash morale, pasi gjermanët janë – në mënyrë të kuptueshme, duke pasur parasysh përpjekjen e tyre 70 vjeçare për të shlyer përgjegjësitë nga e shkuara naziste – të shqetësuar për të qëndruar moralisht të pastër.

Por, politika e jashtme ka të bëjë rrallë me qartësinë morale. Ajo është zakonisht një zgjedhje mes së keqes apo më të keqes. Gjermania e gjen më të vështirë se të tjerët të bëjë zgjedhje të vështira morale. Më poshtë po rendisim 9 shembuj:

Së pari, gjermanëve iu mungon një kuptim historik, mbi atë se sa e paqëndrueshme është Evropa. Ata nuk arrijnë ta kuptojnë se 70 vitet e fundit të paqes, kanë qenë në fakt një përjashtim nga rregulli i konflikteve të dhunshme në Evropë gjatë 1000 viteve të fundit. Ata e marrin situatën aktuale si të mirëqenë, dhe nuk janë në dijeni të investimeve të përhershme politike, diplomatike dhe ushtarake, të nevojshme për të ruajtur balancën e brendshme të Evropës, si dhe për ta mbrojtur këtë të fundit nga armiqtë e jashtëm.

Së dyti, gjermanët e nënvlerësojnë rëndësinë që kanë Shtetet e Bashkuara për Evropën. Ata nuk e kuptojnë ose e shpërfillin ndërvarësinë e Evropës nga mbrojtja e ushtrisë, shërbimeve të inteligjencës, dhe operacionet anti-terroriste amerikane. Gjithashtu shumë gjermanë, kanë iluzionin e mjaftueshmërisë në lidhje me përpjekjet e tyre të kufizuara për të siguruar sigurinë e kontinentit. Gjermanët ndërkaq e nënvlerësojnë nivelin e besimit që ka krijuar prania e amerikanëve në Evropë që nga viti 1945, përmes çaktivizimit të rivaliteteve të vjetra evropiane.

Së treti, gjermanët, ndërsa nuk i besojnë Vladimir Putinit, janë shpesh shumë të gatshëm për ta justifikuar Rusinë. Ata refuzojnë të njohin qëllimin e Kremlinit, që është shpërbërja e rendit perëndimor liberal, dhe ruajtja e regjimit të korruptuar dhe të dhunshëm të Kremlinit. Shoqërizimi i Rusisë vetëm me fuqinë e butë – një politikë popullore përtej linjave partiake por jo me kancelaren Merkel – është një lexim i keq i historisë dhe një obsesion pervers ndaj butësisë, edhe kur janë të nevojshme politikat e forta. Ostpolitika reale, nënkupton bashkëpunim nga pozicioni i forcës.
Së katërti, gjermanët shpërfillin rolin e ushtrisë në suksesin e diplomacisë dhe mbrojtjen e rendit demokratik liberal. Për rrjedhojë, ata nuk kanë protestuar asnjëherë kundër shkurtimit të shpenzimeve të mbrojtjes gjatë 25 viteve të fundit, të cilat e kanë shkatërruar ushtrinë gjermane. Pozicioni i parazgjedhur gjerman në çdo krizë ndërkombëtare, është se “forca ushtarake nuk është përgjigje”. Kjo është zakonisht e saktë, por rrallë e vërteta e plotë – dhe lë në hije faktin, se diplomacia e mbështetur nga ndikimi ushtarak, ka shanse më të mira për sukses.

Së pesti, gjermanët në mënyrë naive mohojnë rëndësinë e shërbimeve të tyre të inteligjencës. Spiunimi është parë si moralisht i dënueshëm dhe i turpshëm. Gjermanët duhet që të rrisin kapacitetet, në lidhje me profesionin e dytë më të vjetër në botë. Berlini jo vetëm që spiunon në mënyrë aktive, ai është vetë shënjestër e spiunëve, madje edhe nga aleatët e vet. Përgjigja ndaj përgjimi të telefonit celular të kancelares Merkel nga ana e SHBA-s,ë nuk është se kishte edhe aq bazë morale. Kërkohen më shumë para për shërbimet e inteligjencës gjermane.

Së gjashti, gjermanët e nënvlerësojnë rëndësinë e tregtisë së lirë dhe të globalizimit, për suksesin e tyre ekonomik. Kjo është e vetmja mënyrë për të shpjeguar demonstratat e mëdha vjeshtën e kaluar, kundër marrëveshjes mbi tregtinë BE-SHBA. Gjermania ndoshta do të përfitojë më shumë nga ky pakt, por një shoqëri e ngopur dhe vetë-toleruese nuk arrin të kuptojë bazën e prosperitetit të saj.
Së shtati, gjermanët nuk kanë asnjë ide në lidhje me rëndësinë e Azisë për stabilitetin global dhe prosperitet evropian. Shumë shpesh Azia, shihet thjesht si një vend për të shitur makinat BMË dhe Audi. Por çdo konflikt midis SHBA-së dhe Kinës, do ta detyrojnë Gjermaninë dhe Evropën të marrin anë.

Së teti, gjermanët e kanë diagnostikuar gabim krizën e emigrantëve. Ata fajësojnë pushtimin amerikan të Irakut dhe fuqitë koloniale të Lindjes së Mesme pas Luftës së Parë Botërore. Në fakt, shkaku kryesor është despotizmi brutal dhe keqqeverisja ekonomike e shumë sundimtarëve arabe dhe afrikanë pas pavarësisë. S’ka asnjë dyshim, Perëndimi ka luajtur shpesh diçka më pak se sa një rol të spikatur në rajon. Por dështimi për të identifikuar se çfarë i ka prodhuar këto shtete të dështuara, dëmton çdo përpjekje për t’i ndihmuar ata.

Së nënti, gjermanët mohojnë rolin e parandalimit bërthamor. Ata shtiren sikur habiten dhe injorojnë rëndësinë e ombrellës bërthamore amerikane në bllokimin e shantazhit bërthamor rus. Tani çështja është nëse president Trump do të mbajë NATO-n dhe ombrellën bërthamore për aleatët. Gjermania ka nevojë për një diskutim mbi atë që do të bëjë, nëse braktiset nga mbrojtësi i saj bërthamor në Uashington.

A mundet që armët bërthamore britanike dhe franceze, të shërbejnë si një pengesë evropiane? Nëse jo, do të ngjasë e “pa mendueshmja”:armatosja bërthamore e Gjermanisë. Sido që të jetë, udhëheqësit gjermanë kanë nevojë për një plan kundër shantazhit bërthamor. Kjo është, kolektivisht, ajo çfarë nënkuptojmë me çorodinë strategjike.

Kjo është diçka e rrezikshme, për shkak se Amerika ka filluar që nga viti 1990 të tërhiqet nga Evropa, dhe kanë lindur kërcënimet e reja, nga terrorizmi tek Vladimir Putini. Çorodia strategjike krijon pasiguri dhe mosbesim, dhe potencialisht, një vakum pushteti në Evropë. Gjermania është shumë e rëndësishme, dhe shtetet e tjera evropiane janë shumë të dobëta. Gjermania nuk mund të jetë strategjikisht e çoroditur dhe njëkohësisht të udhëheqë. Dhe pa udhëheqjen gjermane, e ardhmja e Evropës është e errët.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: coroditurGjermaniastrategjitke

TË LIDHURA

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera
Të Gjitha

Dëmet nga zjarret, Rama: Qeveria do të ofrojë një paketë mbështetëse në fushën e bujqësisë, banesave apo nevojave të tjera

16:21 | 31/07/2025
Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll
Politikë

Balluku nën hetim nga SPAK për tenderin e Llogarasë, lidhje me biznesmenin turk në Stamboll

10:47 | 30/06/2025
Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë
Të Gjitha

Dështon seanca për dëshminë e Erjon Alibej në GJKKO, munguan tre avokatë

12:49 | 03/06/2025
Next Post
John Terry pas 16 vitesh braktis Chelsea-n, i bashkohet  Aston Villa-s

John Terry pas 16 vitesh braktis Chelsea-n, i bashkohet Aston Villa-s

Fatos Lubonja: Rama i pakontrollueshëm, po spastron kundërshtarët nga institucionet

Fatos Lubonja: Rama i pakontrollueshëm, po spastron kundërshtarët nga institucionet

INCIDENTI/ Roja bregdetare greke qëllon me armë anijen turke

INCIDENTI/ Roja bregdetare greke qëllon me armë anijen turke

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

Netanyahu diskuton të enjten planin për pushtimin e Gazës, ndërsa Hezbollahu e paralajmëron: Nëse sulmon Libanin, do të goditesh me raketa!

19:40 | 05/08/2025




TË FUNDIT

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

by mirseda
22:41 | 11/08/2025
0

Një studim i fundit zbuloi se gratë përjetojnë dy herë më shumë stres nga bashkëshortët sesa nga...

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

Temperaturat e larta lënë pa energji elektrike Bagdadin, ndërsa rritja e kërkesës bllokon dy linja transmetimi

22:30 | 11/08/2025
Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

Luis Enrique prek zemrat e të gjithëve: Finalja e Championsit më kujtoi vajzën time që nuk jeton më

22:20 | 11/08/2025
Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

Zyrtare, Tirana përforcohet në sulm, afrohet lojtari

21:35 | 11/08/2025
U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

U pa duke ecur i zhv*shur brenda një hoteli me 5 yje, linja ajrore britanike pezullon menjëherë pilotin

21:30 | 11/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com