Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Këto janë ushqimet që duhet të konsumojë mosha e tretë

9 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Këto janë ushqimet që duhet të konsumojë mosha e tretë

Kur arrini në moshën 70, apo mbi këtë moshë, nevojat tuaja ushqimore nuk ndryshojnë doemosdoshmërisht. Ndonëse gjithçka varet nga shëndeti juaj, por oreksi nuk ndryshon shumë. Mungesa e urisë apo dëshirës për të përgatitur një vakt nënkupton një ushqyerje problematike.

Ushqyerja e mirë ndihmon në parandalimin e frakturave të kockave dhe sëmundjeve kronike që bëhen më të zakonshme me kalimin e moshës.

Proteinat 
Merrni shumë proteina për të riparuar indet e dëmtuara. Kjo do të rrisë edhe masën muskulare, forcën dhe aftësinë për funksionuar në mënyrë të pavarur.

Dozat e proteinave duhet të variojnë nga 15 deri në 20 % të kalorive të konsumuara ose të qëndrojnë në 1.5 gramë për çdo 1 kg të peshës trupore.

Zieni disa vezë dhe mbajini në frigorifer për një dozë të shpejtë proteine. Mbani edhe mish pule të pjekur ta keni gati për sa herë të keni nevojë.

Acidet Yndyrore 

Ushqimet që përmbajnë acidet yndyrore Omega-3 janë të pakta. Zgjidhni produkte si peshku, toni, trofta e liqenit për të përfituar sasi domethënëse të këtyre acideve yndyrore, ose vezë apo produkte me Omega 3.

Sasitë e mjaftueshme të acideve yndyrore Omega 3 pakësojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, tensionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit të lartë.

Këto acide përmirësojnë shëndetin e përgjithshëm, por edhe pakësojnë rrezikun e shfaqjes dhe zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit, ose të ngjashme me të.

Kalcium

Në moshën 70-80 vjeçare, 70 për qind e femrave vuajnë nga osteoporoza. Rreziku i kësaj sëmundje shfaqet edhe tek meshkujt e moshuar, ndonëse përqindja më e lartë vërehet tek femrat. Sasitë e pakta të kalciumit dhe vitaminës D janë kontribues të kësaj sëmundjeje.

Femrat dhe meshkujt kanë nevojë për 1,200 miligramë kalcium në ditë. Katër gota me qumësht në ditë mund ta plotësojnë këtë nevojë, thonë ekspertët e AgroWeb.org. Konsumoni më shumë kos, djathë, lëng të pasuruar portokalli, salmon, drithëra të pasuruar me kalcium, e të tjerë.

Vitamina D
Ju duhet të konsumoni sasi të përshtatshme të vitaminës D për të përthithur kalcium. Salmoni, toni, qumështi i pasuruar, lëngu i portokallit dhe e verdha e vezës përmbajnë vitaminë D.

Niseni ditën me një gotë qumësht ose lëng portokalli të shoqëruara me vezë të rrahura dhe do të plotësoni nevojën për vitaminë D.

Shpenzoni 5 deri në 30 minuta në diell para orës 10 të mëngjesit. Shumë prej të moshuarve të kësaj moshe nuk shpenzojnë shumë kohë në diell. Lëkura e sintetizon më pak vitaminën D me kalimin e moshës.

Fibra

30% e të moshuarve preken nga konstipacioni. Të moshuarit e kësaj grupmoshe konsumojnë më pak fruta dhe perime për shkak të vështirësive në përtypje ndërkohë që mungesa e aktivitetit fizik dhe medikamentet shtojnë konsitpacionin.

Perimet, drithërat, frutat janë të pasura me fibër dietike dhe lehtësojnë lëvizjet e zorrëve.

Perimet si karotat, brokoli dhe lulelakra të gatuara në avull janë lehtësisht të përtypshme. Shumë prej drithërave, si tërshëra përmbajnë shumë fibër.

Nëse konsumoni drithëra, shoqërojini me qumësht për të përfituar më shumë kalcium, vitaminë D dhe fibër në një vakt të vetëm.

Shtoni dozat e fibrës në mënyrë të ngadaltë në të kundërt do të keni bllokime abdominale, fryrje dhe gazra

 

Tags: kalciumMosha e treteproteinaushqim

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë
Bota

Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë

11:33 | 16/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Next Post
Messi i jep fund beqarisë, u kërkon të ftuarve një dhuratë speciale në dasmën e tij

Messi i jep fund beqarisë, u kërkon të ftuarve një dhuratë speciale në dasmën e tij

Bursa e parë private në Shqipëri; AMF vendos të hënën

Bursa e parë private në Shqipëri; AMF vendos të hënën

Gjermania zbut gjuhën ndaj Erdogan: Mysafir i rëndësishëm i qeverisë sonë

Gjermania zbut gjuhën ndaj Erdogan: Mysafir i rëndësishëm i qeverisë sonë







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit u bë me SHBA për të shmangur një katastrofë

by mirseda
22:51 | 19/03/2026
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se bashkëpunimi mes Izraelit dhe SHBA-së është “e vetmja mënyrë për...

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

Putin sfidon Trump: Dy petroliere ruse rrugës për në Kubë, ndërsa ishullit i mungon energjia

22:43 | 19/03/2026
Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

Haxhinasto në Gjermani me Peleshin, Meta nga burgu: PD u përjashtua

22:38 | 19/03/2026
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, një person në gjendje të rëndë

E rëndë në Pogradec, 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit

22:35 | 19/03/2026
Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

Prefekti Hajdari, iftar në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”

22:28 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com