Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil Kuriozitete

Montserrati, Pompei i Karaibeve

9 vjet ago
in Kuriozitete, Stil, Të Gjitha

Montserrat, një ishull që ndodhet në Antilet e Vogla të Indive Perëndimore, është etiketuar prej kohës si “Ishulli i Smeraldë i Karaibeve”, por që nga viti 1995, ai quhet gjithashtu edhe si “Pompei i Karaibeve”. Ishulli ka qenë për shumë kohë një koloni britanike. Afërsisht 39 milje katrorë, ishulli popullohet aktualisht nga rreth 5.000 banorë.

Por Monserrati s’ka qenë përherë në një koloni britanike. Kristofor Kolombi e vizitoi ishullin në vitin 1493, duke i dhënë emrin “Santa María de Montserrat”, sipas Virgjëreshës së Montserratit në manastirin e ishullit. Nga gërmimet arkeologjike, pretendohet se ishulli të jetë banuar për herë të parë që në vitin 500 p.e.s.

Irlandezët u vendosën atje në vitet 1640, duke ftuar francezët ta bënin koloninë e tyre, çka ndodhi shumë shpejt. Por, nuk kaloi shumë kohë, dhe anglezët i dëbuan francezët. U nënshkrua Traktati i Bredës, dhe zyrtarisht Montserrati u bë një territor i kurorës mbretërore britanike në vitin 1667.

Ekonomia u rrit për shkak të prodhimit të rumit, sheqerit, dhe plantacioneve të pambukut, të cilat punoheshin nga skllevërit afrikanë. Në ditën e Shën Patrikut në vitin 1768, shpërtheu një kryengritje e skllevërve e cila u shtyp shpejt, ndërsa vetëm në vitin 1834, 6.401 skllevërit e ishullit fituan lirinë pas shpalljes së Ligjit të Emancipimit.

Në korrikun e vitit 1995, vullkani i Kodrës Soufrière në Monserrat shpërtheu, pasi kishte qenë në gjumë për qindra vjet, duke varrosur Plajmuthin, kryeqytetin e ishullit. Mbi 13 metra baltë dhe hi e shkatërruan tërësisht pjesën jugore të ishullit. Zona u evakuua e gjitha, dhe madje ende sot, cilido duhet të marrë lejen e policisë, para se të mund të hyjë në zonën ku ka ndodhur aktiviteti vullkanik.

Në 25 qershor 1997, rrjedha e llavës vërshoi nga Mosquito Ghaut, duke vrarë 19 persona që nuk qenë larguar nga zona përreth fshatit Streatham. Për disa vite me radhë, vullkani lëshoi hi në zonën e shkretuar më herët nga llava në jug, dhe herë pas here e përhapi atë edhe në pjesët veriore dhe perëndimore të ishullit.

Nga nëntori 2009 deri në shkurtin e vitit 2010, është regjistruar aktiviteti më i fundit vullkanik në Soufriere Hills. Observatori i vullkaneve në Montserrat, që gjurmon aktivitetin e vullkanit, është i hapur për publikun për një tarifë të vogël financiare. Vizitorët mund të shohin një dokumentar të shkurtër që tregon shpërthimin dhe efektet.

Ndërkaq, një pamje e vullkanit dhe rrënojave të Plajmuthiy mund të shihet nga tarraca e Observatorit.  Pjesa veriore e ishullit, ka ende tiparet e një ishulli të Karaibeve, dhe është një destinacion deri diku i sigurt dhe popullor turistik. Kjo pjesë ofron restorante dhe hotele, plazhe, dhe një jetë nate të gjallë. 

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: MontserratiPompei i Karaibeve

TË LIDHURA

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE
Aktualitet

Veliaj mbi një vit në paraburgim, Europrospects: Rasti i kryebashkiakut ,test për besueshmërinë e BE

11:47 | 17/03/2026
Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë
Bota

Dyshohet se rrezikuan sigurinë për të rritur angazhimin në rrjete sociale, TikTok dhe Meta nën akuzë

11:33 | 16/03/2026
Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?
Kuriozitete

Sa gjumë ju duhet në të vërtetë?

14:40 | 09/03/2026
Next Post

Del nga burgu ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili

Patozi: Pse 22 korriku është më i rëndësishëm se 25 qershori për Lulzim Bashën

Patozi: Pse 22 korriku është më i rëndësishëm se 25 qershori për Lulzim Bashën

Ish-shoferi i Konsullatës së Kosovës në Nju Jork akuzohet për trafikim armësh, droge dhe pastrim parash







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

LAJM I FUNDIT/ Rrëzimi i kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, reagon Ambasada Gjermane

12:06 | 12/03/2026
Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

Fortesa sekrete bërthamore e Iranit 100 m nën tokë, ekspertët: Mund t’i japë fund luftës

17:56 | 13/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Vodhën shkollën në Lezhë, identifikohen autorët, arrestohet 22-vjeçari, procedohen 5 të mitur
Aktualitet

Vodhën shkollën në Lezhë, identifikohen autorët, arrestohet 22-vjeçari, procedohen 5 të mitur

by mirseda
10:50 | 19/03/2026
0

Zbardhet vjedhja e shkollës 9-vjeçare “Gjergj Kastrioti” në Lezhë. Pas hekurave ra një 22-vjeçar dhe u proceduan...

Protesta e opozitës, Berisha: Më 11 mars të ngremë zërin fuqishëm

Protesta e opozitës, Berisha: Më 11 mars të ngremë zërin fuqishëm

10:37 | 19/03/2026
Fiter Bajrami, Bujar Spahiu uron besimtarët: Zoti pranoftë agjërimin dhe lutjet

Fiter Bajrami, Bujar Spahiu uron besimtarët: Zoti pranoftë agjërimin dhe lutjet

10:32 | 19/03/2026
Meloni ul taksat për karburantet, Rama shton barrën mbi qytetarët

Meloni ul taksat për karburantet, Rama shton barrën mbi qytetarët

10:12 | 19/03/2026
Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale

Trump shtyn vizitën në Pekin, lufta me Iranin riformaton prioritetet globale

10:03 | 19/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com