Ish-kryetari i Partisë Demokratike Eduard Selami, i cili u la jashtë jashtë listës së kandidatëve për deputetë nga Lulzim Basha, ka komentuar rezultatet paszgjedhore.
Me anë të një postimi të shkutrër në ‘Twitter’ Selami, pohoi se pavarësisht rezultatit të dobët dhe ditës së vështrië për PD, demokratet do të ngrihen sërish.
Kjo deklaratë e Selamit, lë të kuptohet se pas rezultatit të zgjedhjeve PD-ja do ketë një proces riorganizimi brenda saj.
“Një ditë e vështirë për PD. Kam besim të plotë se demokratët do të ringrihen,” citohet në mesazhin e Selamit.