Komisionerët e Partisë Demokratike në 30 qendra votimi në Lushnje dhe në Divjakë janë tërhequr duke pretenduar se jashtë qendrave të votimit qëndrojnë persona, të cilët kërkojnë të ndikojnë te votuesit.
Kreu lokal i PD-së në Lushnje, Myslym Murrizi, ka konfirmuar këtë problem duke thënë: “Problematika ekziston në 30 qendra dhe për këtë arsye janë tërhequr komisionerët”.
Deputeti socialist i zonës së Divjakës, Erion Braçe ka thënë për mediat se “opozita po tenton të bllokojë procesin”. Ai gjithashtu ka paralajmëruar se “komisionerët do të procedohen penalisht mbi këtë rast”.