Gazetari Agim Xhafka ka publikuar dy foto, ku denoncon standardet e zgjedhjeve që po zhvillohen sot në vend.
Me anë të një postimi në Facebook, Xhafka denoncon fshirjen e bojës në gisht, procedurë kjo që bëhet tek çdo votues në mënyrë që të mos ketë mundësi të votojë dy herë.
Por, teksa supozohet që boja në gisht të qëndrojë së paku 24 orë, kjo bojë fshihet brenda 60 minutash.
“Para një ore gishti me bojë. Pas një ore avulloi. Standarte hajdutësh…”, shkruan Xhafka në Facebook teksa publikon fotot e mëposhtme.