Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Albano Idrizi: Të rinjtë ndihen të përdorur nga partitë e mëdha, më 25 qershor do të bëjnë ndryshimin  

8 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Idrizi: Kandidimi i të rinjve, vlerë e shtuar për Parlamentin e ardhshëm

Kryesuesi i listës së Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet për Qarkun e Beratit, Albano Idrizi thekson se të rinjtë do të përbëjnë rolin kryesor në rezultatin e zgjedhjeve. Sipas tij, vizioni i të rinjve do të bëjë ndryshimin më 25 qershor. Në një intervistë për “Tirana Today”, Idrizi vë në dukje se thirrja e partive të mëdha për të mos votuar partitë e vogla ka krijuar efektin e kundërt, duke bërë që të rinjtë të ndihen të përdorur prej tyre dhe t’i refuzojnë thirrje të tilla. Ndërsa shton se ata do të përbëjnë ndryshimin ditën e zgjedhjeve.     

Intervista e plotë: 

Albano, ju kryesoni listën e kandidatëve për Qarkun e Beratit për PDIU-në dhe tashmë kanë mbetur dy ditë nga fundi i fushatës elektorale, sa keni mundur të bindi ju dhe PDIU elektoratin e Beratit për të marrë votat e pretenduara në këtë qark?

Fushata jonë ka vazhduar me intensitet që nga dita e parë. Tani që flasim sapo kam ardhur nga një takim mjaft entuziast me të rinj të PDIU-së. Ekipi im dhe strukturat tona po bëjnë  një fushatë qytetare larg emocioneve negative që mund të sjellin momente të caktuara. Besoj se qytetarët tashmë kanë në dorë një program të shkruar pasi ne kemi kontaktuar me çdokënd që ka për qëllim t’i bashkohet historisë së re të Beratit.

Në këtë fushatë elektorale janë kandiduar shumë të rinj, midis tyre edhe ju. Si e cilësoni këtë tendencë të partive politike? A përfaqësojnë të rinjtë një zë ndryshe në këto zgjedhje kur jemi mësuar përgjatë gjithë tranzicionit politik të dëgjojmë të njëjtën retorikë politike në fushatat elektorale?

Për mua personalisht është vlerësim që jam pjesë e kësaj gare elektorale. Së pari ndihem i vlerësuar që mu besua të kryesoj listën në Berat, në qytetin tim. PDIU është e vetmja parti që u ka besuar dy të rinjve mua në Berat dhe Reme Lala në Dibër kryesimin e listës së kandidatëve. Kjo për mua nuk është thjesht tendencë sepse në PDIU të rinjtë përherë kanë pasur një rol aktiv dhe mjaft të rëndësishëm në të gjithë proceset vendimmarrëse. I gjithë ky zhvillim pozitiv ka ardhur si shkak i një pune disavjeçare që është bërë me të rinjtë, këtu dua të falënderoj z. Idrizi për mbështetjen  e kahershme. Për mua të rinjtë e PDIU-së do të jenë vlerë për Parlamentin e ri.

Sa peshë zë elektorati me moshë të re në këto zgjedhje nisur edhe nga kontaktet tuaja në terren përgjatë kësaj fushate elektorale?

Mund të them se nga kontaktet e mia të kahershme me të rinjtë dhe si drejtues i forumit rinor në PDIU e them me bindje se pesha e të rinjve është shumë e madhe. Në PDIU dhe këtë e them me bindje personale se të rinjtë përherë kanë qenë të vlerësuar. Këtë e dëshmojnë dhe përfaqësimi i tyre në garën e tanishme. Ne besojmë se të rinjtë janë njerëzit më patriotë dhe jo pa qëllim forumi ynë rinor quhet Klubi i Patriotëve të Rinj.

Cili është qarku ku PDIU mendon se do të mund të fitojë më shumë vota dhe cili është qarku ku do të keni përballjen më të vështirë më 25 qershor?

Ajo që mund të them me bindje është se PDIU do të jetë me grup parlamentar. Di të them që po bëhet një punë e jashtëzakonshme në të gjitha qarqet. Përballja është e fortë në çdo vend. Ne marrëdhënien e drejtpërdrejtë me qytetarët tanë e kemi të pandarë gjatë gjithë kohës e jo vetëm për fushatë siç shumë të tjerë e bëjnë.

Dy partitë kryesore u kërkojnë votuesve që të mos votojnë partitë e vogla, ku një ndër to është edhe PDIU. A e keni ndjerë këtë presion deri më tani dhe a ka pasur largim të votuesve nga thirrjet e Ramës dhe Bashës për të mos ju votuar?

Mos harrojmë që jemi në një betejë elektorale dhe thirrje të tilla janë normale, nuk përbëjnë lajm për ne. Dua që të ndaj me ju lexuesit tuaj dhe të gjithë shqiptarët se PDIU nuk është parti e vogël por është një parti e cila përditë e më tepër po shënon rritje. Në fakt sa më shumë bëjnë thirrje të tilla më besoni që aq më shumë afrohen tek PDIU, pasi ndihen të lodhur e të përdorur prej tyre. Ua thashë dhe më sipër se marrëdhënia e sinqertë korrekte dhe e vazhdueshme me qytetarët është garancia se PDIU do të jetë në rritje të vazhdueshme pasi njerëzit kanë nevojë për një vizion të ri dhe të besueshëm.

A mendoni se PDIU do të jetë faktor përcaktues për të formuar qeverinë e re pas 25 qershorit?

Besoj se PDIU ka qenë dhe do të jetë faktor stabiliteti dhe koherence në politikë. Ju siguroj se në qendër të politikave tona është Shqipëria, për këtë arsye edhe slogani ynë është #VeçnjëAtdhe. Për ne e rëndësishme është që çdo qeveri e dalë pas zgjedhjeve të ketë një plan të qartë për zhvillimin e vendit dhe integrimin në Bashkimin Evropian. Padyshim që ne do të jemi këtu për t’i garantuar të dyja.

TIRANA TODAY

Tags: 25 qershorAlbano Idrizindryshimipartite e medhate perdorurtë rinjtë

TË LIDHURA

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës
Aktualitet

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi
Aktualitet

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë
Aktualitet

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025
Next Post
Lufta për Timonin dhe Tepsinë e 25 Qershorit! (VIDEO)

Lufta për Timonin dhe Tepsinë e 25 Qershorit! (VIDEO)

Meta: Rama do e pësojë më keq se miku im Berisha në ’94-ën

Meta: Rama do e pësojë më keq se miku im Berisha në ’94-ën

Basha: Rama detyron administratën të mbushë sheshet, flet si trajner futbolli

Basha: Rama detyron administratën të mbushë sheshet, flet si trajner futbolli

JU REKOMANDOJMË

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

Kryen parakalim të gabuar në aksin Librazhd-Qafë Thanë, policia gjobit me 100 mijë lek 2 drejtuesit

15:49 | 18/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

Veshja e Eglit në koncert duke kënduar ‘Mora Fjalë’ shkakton polemika, reagimi i Albinës ndez debatet (FOTO)

16:45 | 21/07/2025
Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

Gjendet pa jetë roja i portit të Sarandës. 64-vjeçari dyshohet të ketë vdekur për shkaqe natyrale

15:47 | 18/07/2025




TË FUNDIT

Shëngjin, Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset një 64-vjeçare
Aktualitet

Sarandë: Citroeni përplaset me motor, 27-vjeçari dërgohet me helikopter në Tiranë

by mirseda
18:43 | 25/07/2025
0

Një aksident i rëndë është shënuar në qytetin e Sarandës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Janaq Kumi”,...

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

Shefi i komisariatit të Delvinës pësoi djegie gjatë shuarjes së zjarrit në Senicë dhe u nis me helikopter drejt Tiranës

18:32 | 25/07/2025
Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

Makina luksoze Maserati përfshihet nga flakët në aksin Sarandë-Gjirokastër, shpëton shoferi

15:38 | 25/07/2025
Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, bllokohen disa rrugë

15:30 | 25/07/2025
Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet nga polumbarët trupi i pajetë i 16-vjeçarit të mbytur në Lagunën e Patokut, adoleshenti tjetër në gjendje të rëndë

19:28 | 24/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com