jojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet giriş
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Një udhëtim nëpër spitalet e Evropës

9 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha
Një udhëtim nëpër spitalet e Evropës

Embargoed to 2200 Thursday January 19 File photo dated 03/10/14 of a hospital ward. Hospitals are running wards with a dangerously low number of nurses and are using healthcare workers as "stand-ins", an investigation suggests.

Para pak kohësh rrëshqita në një gur dhe dërmova kyçin e këmbës. E kjo më ndodhi jo në Berlin, por në një fshat të vogël grek të quajtur Mani, në Peloponez. Duket se është më e lehtë nganjëherë që të kalosh kufijtë administrativë brenda BE-së se të kalosh kufijtë administrativë dhe rajonalë brenda një vendi.

Për të shkuar me ambulancë në spitalin në Kallamatë, u desh një ambulancë e re, që u dërgua posaçërisht për mua, në kufirin rajonal. Dhe më vonë, në aeroportin e Berlinit, Schönefeld, u desh që shokët të më prisnin në mes të natës dhe të më çonin vetë në spital, sepse ambulanca e porositur në Berlin nuk kishte të drejtë të merrte një pacient në Landin e Brandenburgut, ku ndodhet aeroporti i Schönefeldit.

Kriza financiare dhe të afërmit

Po unë doja dhe duhet të shkoja në Berlin. Tri ditë në spitalin grek më bindën që operacionin ta bëj në Gjermani. Me gjithë shkollimin e shkëlqyer të mjekëve, për të cilët pata dëgjuar vetëm gjëra të mira, më frikësuan pasojat e krizës financiare greke në sektorin e shëndetësisë. Personeli i paktë merrte përsipër të gjitha detyrat, jo vetëm ato mjekësore, por edhe pastrimin, dhe qe i mbingarkuar përtej kufijve.

Shpesh mungonin mjetet më të thjeshta të ndihmës, si karriget me rrota, patericat, fashat. Kur nuk ecje dot si pacient, të vinin automatikisht një kateter dhe të jepnin antibiotikë, po të mos kishe me vetë të afërm, të cilët të ndihmonin në banjë.

Një ngushëllim qe ushqimi. Dy herë në ditë të jepnin ushqim të ngrohtë shtëpie. Edhe pas operacionit, të afërmit janë të pazëvendësueshëm. Anëtarët e familjes jetonin me të sëmurët e tyre në krevate portative dhe në karrige të parehatshme, i furnizonin ata 24 orë në ditë dhe blinin për ta medikamente dhe gjëra të tjera të nevojshme në qytet. Personeli i mbingarkuar ishte i dekurajuar, pa durim dhe jo shumë miqësor.

Spitalet si sipërmarrje

Kur mbërrita në një spital të Berlinit e ndjeva veten sikur të kisha mbërritur në parajsë. Personel miqësor, i gatshëm për ndihmë, me  durim. Kirurgë tepër të specializuar, që vinin dy herë në ditë për vizitë. Infermiere dhe infermierë, të cilët kujdeseshin me përkushtim të theksuar për pacientët e tyre, me gjithë mungesat në infermierë të rinj.

Dhe kishte fizioterapetë, masazhistë, personel pastrimi dhe ndihme: çdo ditë të jepnin këmisha nate të pastra, çarçafë e këllëfë të pastër, peshqirë, peceta rrobe për t’u larë. Për çdo pacient: një telefon, televizor, karrige me rrota, paterica. Çaj dhe kafe pa ndërprerje. Madje pranë ishte edhe një kafene.

Problemet e para nisën me ushqimin. Vaktet silleshin nga një shërbim Catering. Ai me sa duket nuk ia kishte haberin as rregullave të ushqimit për të sëmurët, as entuziazmit për të gatuar. Ushqimi vetë nuk e mbështeste patjetër procesin e shërimit.

Infermieret të këshillonin që të ankoheshe. Pacientët janë klientë. Dhe klienti është mbret. Spitali është një sipërmarrje që duhet të nxjerrë fitim.

Në rrugë të gabuar

Po ku ta çosh një pacient pas një operacioni të rëndë të këmbës, kur në shtëpi ai nuk kujdeset dot për vete, por nuk i ka mbushur as 75 vjeç?

Unë rashë në një boshllëk në sistem dhe u ktheva në një paciente, që refuzonte të largohej nga spitali, për aq kohë sa për të nuk qe gjetur një zgjidhje. Në minutën e fundit pastaj u gjet një zgjidhje.

Më çuan në një pavion të përkujdesjes së përkohshme. Spitalet janë të detyruara t’u kushtojnë vëmendje pacientëve. Dhe kur pacienti ngul këmbë, për përjashtime gjenden edhe zgjidhje të veçanta.

Po më duket se askush që punon në mënyrë aktive për shërimin në sektorin e shëndetësisë, qofshin mjekët, infermieret, infermierët dhe personeli tjetër nuk është dakord, që pacientët të trajtohen si klientë dhe që spitalet të shndërrohen në sipërmarrje fitimi.

Ndoshta do të ishte e dobishme që të intensifikohet komunikimi, kohezioni dhe solidariteti midis të sëmurëve, persona në nevojë për ndihmë dhe ekipeve të mjekëve. Sepse në fund të fundit, pacienti duhet të ndihet i pranuar me hallet dhe mundimet e tij dhe të mos e humbasë besimin, ajo që ka rëndësi parësore është shërimi i tij.

Sepse kudo në BE bëhen përpjekje që të arrihet efikasitet dhe përfitim për shoqërinë. Në shëndetësi dhe në vende të tjera. Por në këtë kuadër, mirëqënia e individit nuk duhet të vijë në radhë të fundit dhe të sakrifikohet për hir të detyrimit për fitim. Carmen Francesca-Banciu*/DW

 *Carmen Francesca-Banciu është shkrimtare rumuno-gjermane dhe docente. Ajo jeton si autore në Berlin dhe jep seminare për ‘‘Shkrimin kreativ’’. Nga viti 1996 ajo shkruan edhe në gjuhën gjermane.

Tags: BerlinCarmen Francesca-BanciuevropeGreqispitaletudhëtim

TË LIDHURA

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

22:38 | 21/03/2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS
Kryesore

Pas ndryshimeve të miratuara sot, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

19:36 | 21/03/2026
Aksident në Pogradec, makina përplas çift me motor, përfundojnë në spital
Aktualitet

Aksident në Pogradec, makina përplas çift me motor, përfundojnë në spital

18:03 | 21/03/2026
Next Post
Francë, sot raundi final i zgjedhjeve parlamentare

Francë, sot raundi final i zgjedhjeve parlamentare

Fushata, MF: Procedim disiplinor për 36 punonjës të administratës fiskale

Fushata, MF: Procedim disiplinor për 36 punonjës të administratës fiskale

Përdorimi i parave në zgjedhje, Mandija urdhëron nisjen e hetimeve në disa banka

Përdorimi i parave në zgjedhje, Mandija urdhëron nisjen e hetimeve në disa banka







JU REKOMANDOJMË

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

Rama: Taksa e qarkullimit hiqet nga nafta, te makina do jetë 4x më e lartë

15:40 | 18/03/2026
Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë
Aktualitet

Plan grabitjeje me armë ndaj furgonit me para, arrestohen 14 persona, mes tyre 3 shqiptarë

by mirseda
22:38 | 21/03/2026
0

Policia italiane ka ndarë detaje nga operacioni kundër një bande të armatosur, me të cilën iu desh...

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

Trump: “Jam i lumtur që vdiq”, deklaratë e fortë për ish-drejtorin e FBI-së

22:36 | 21/03/2026
E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

E rëndë në Kosovë/ 49-vjeçari ekzekutohet me armë nga i vëllai, arrestohet autori

22:34 | 21/03/2026
Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

Inflacion rekord në Iran, del kartëmonedha 10 mln rialë me vlerë 7 dollarë

22:32 | 21/03/2026
Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

Irani shënjestron jugun e Izraelit, 40 persona plagosen në qytetin që mban objektin bërthamor

22:30 | 21/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com