Kryeministri Edi Rama duke iu përgjigjur pyetjes së moderatorit Ermal Mamaqi, se si do të kishte qenë vendi nëse do të ishte akoma gjallë Sokol Olldashi, ai theksoi se me të do të kishte ndërmarrë aksione të ndryshme politike në të mirë të vendit.
Sipas Ramës, Olldashi ishte politikan i lindur ndryshe nga politikanët e tjerë të Partisë Demokratike që sipas tij, janë bërë me material të porositur.
“Olldashi ishte politikan i lindur, ndërsa këta të tjerët janë politikanë që bëhen me material të porositur. Që nuk do të futej në çadër, kjo është e sigurt. Mund ta kishim bërë edhe më parë marrëveshjen, dhe mund të kishim zgjidhur shumë gjëra bashkë”, u shpreh Rama në emisionin “Xing me Ermalin”.