Kujtesa është shumë e rëndësishme. Ajo ka të bëjë me depozitimin e informacionit që mësohet në mënyrë që ai të mund të përpunohet dhe të përdoret më vonë.
Sekreti për të pasur një kujtesë të mirë është të mësojmë gjithmonë gjëra të reja dhe interesante, por në ditët e sotme kur e gjejmë veten të rrethuar nga një ngarkesë e madhe, e përditshme është e vështirë ti kushtojmë vëmendjen e duhur.
Ushqimi është një prej faktorëve që ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin dhe ruajtjen e kujtesës. Ja cilat janë disa prej faktorëve ushqimorë që ndikojnë më së tepërmi.
Peshk
Kur është fjala për ushqimet e trurit, peshku yndyror (si salmoni, skumbri dhe sardelet) janë në krye të renditjes. Yndyrat omega-3 janë përgjegjëse për shumë funksione të këtij organi, parandalojnë plakjen e qelizave dhe përshpejtojnë prodhimin e atyre të rejave.
Boronica
Një studim i botuar në Journal of Neuroscience zbuloi se boronicat mund të parandalonin humbjen e kujtesës afatshkurtër. Të pasura me antioksidantë, manaferrat e boronicat gjithashtu ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga inflamacioni.
Arrat
Sipas një studimi botuar në American Journal of Epidemiology, vitamina E e gjendur me shumicë tek arrat mund të ndihmojë për të parandaluar aftësinë njohëse të trurit.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit përmban polifenole, antioksidantë të fuqishëm që mund të parandalojnë sëmundjet dhe humbjen e kujtesës më së shumti gjatë moshës së tretë.
Farat e kungullit
Janë të pasura me zink, një mineral i rëndësishëm për forcimin e kujtesës.