Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Përse lindi kriza e Katarit?

9 vjet ago
in Të Gjitha
Përse lindi kriza e Katarit?

Prej disa ditësh në mendjen e të gjithë neve kalon e njëjta pyetje. Nga doli Kriza e Katarit? Dhe kur ndjekim zhvillimet dhe analizat në lidhje me çështjen, ndeshemi me argumente  të shumëllojshme.

Le të përcaktojmë përfundimet tona, duke i hedhur një sy zanafillës, me provat e këtij lëmshi.

Drejtuesve dhe bashkëpunëtorëve të gjirit të Katarit iu është dalë kundër në më shumë se një çështje. E sigurt që Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Arabia Saudite, e cila kryeson bllokadën e nisur ndaj Katarit, kanë hesape për të larë.

Shqetësimi nuk është vetëm në një fushë, sigurisht. Lëvizja e Katarit bashkë me Iranin largoi gëzimin e autokratëve të Gjirit. Rezerva më e madhe e gazit natyror në botë, pas Rusisë dhe Iranit është në Katar. Dhe kjo do të thotë fuqi.

Afrimi i Katarit me Iranin, mospranimi si lëvizje terroriste e Lëvizjes Ihvan-ul Muslimin në Egjipt, dashuria dhe interesimi i madh që ushqen për Turqinë, autokratëve të Gjirit Persik nuk u pëlqeu.

ISIS për herë të parë në historinë e vet, menjëherë pasi doli në shesh e fshehta e Krizës së Katarit, sulmoi Iranin. Për rrjedhojë të sulmit, Irani bëri përgjegjëse Arabinë Saudite. Dhe një ditë pasi përgjegjëse të këtij sulmi bëri Arabinë Saudite, Iranit i erdhi një ftesë nga Putin.

‘‘Tashmë Iranit i ka ardhur koha të bëhet anëtare në Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait’’ tha Presidenti i Rusisë.

Në këtë kohë edhe në Angli u organizuan sulme terroriste, të cilat rastisën menjëherë përpara zgjedhjeve. Edhe këto sulme i mori përsipër ISIS. Tashmë nuk është e fshehtë që marrëdhëniet me SHBA –në, po i shkojnë keq. Ndërsa  me Izraelin, në këtë periudhën e fundit, nuk janë fare mirë.

Dhe në këto zhvillime ka shumë gjëra për të shtuar, si për shembull deklarata e Trump në periudhën e zgjedhjeve i cili tha: Borxhin tonë 19 trilion dollarë do ta bëjë që ta paguajnë vendet e Gadishullit Arabik. Dhe në të njëjtin fjalim shtoi, ‘‘vendet e Gjirit nuk mund ta zgjasin dot ekzistencën e tyre pa qenë ne, sepse e vetmja gjë që ata posedojnë është paraja’’.

Atëherë vijmë tek thelbi:

  1. Çeta botërore me qendër SHBA-të do të vazhdojë të bëjë të pamundurën për të nxjerrë një luftë sektare në Lindjen e Mesme. Lufta sektare më tepër do t’i shërbejë Izraelit.
  2. Vendet si Arabia Saudite, Egjipti dhe Emiratet e Bashkuara Arabe janë vende të cilat dhunojnë popujt e tyre dhe kanë frikë nga kërkesat demokratike. Dhe për të vazhduar administrimin që kanë ndërtuar rreth frikës kanë nevojë për Izraelin dhe SHBA-të. Në të kundërt, si do ta rrëzonin Mursin që u zgjodh me vota demokratike në Egjipt?
  3. Për sa më sipër, Katari është aktori që prishi lojën e tyre dhe për këtë arsye do t’i ngarkojnë akoma gjëra të tjera.
  4. Sa herë që Kombet e Bashkuara shtrëngojnë Izraelin, Lobi Sionist në SHBA e kthen Lindjen e Mesme në liqen gjaku duke sulmuar edhe më ashpër. Tre ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Guterres, i kërkoi Izraelit t’i jepte fund pushtimit 50 vjeçar.
  5. Marrëveshja 350 miliardë dollarësh e armëve nuk e ka ngopur Amerikën. Trump po përpiqet me sa të mundet të shesë armë ngaqë në zgjedhjen e tij si president e kanë në dorë edhe Lobet e Armëve.

Si përfundim këto janë qëllimet kryesore: Nxitja e një lufte sektare, legjitimiteti i pushtimit Izraelit, pështjellimi pa pushim i vendeve të Gadishullit Arabik dhe vazhdimi i konflikteve në Lindjen e Mesme.

Nevojitet të thuhet që rajoni ka nevojë për liderë të suksesshëm dhe me vizion të gjerë, për të shpëtuar këtë qytetërim.

InternetHaber/ Selman Ogut

Tags: emiratet e bashkuara arabegadishulli arabikkriza e kataritSHBATrump

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Reforma në drejtësi, BE jep ultimatum: Të nisë rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Reforma në drejtësi, BE jep ultimatum: Të nisë rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

Rama: Nard Ndoka është si Lionel Messi

Rama: Nard Ndoka është si Lionel Messi

Balla i kundërpërgjigjet Metës: Na kthe votat që të bëmë President dhe bëj çfarë të duash

Balla i kundërpërgjigjet Metës: Na kthe votat që të bëmë President dhe bëj çfarë të duash







JU REKOMANDOJMË

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

Deklarata në gjyqin për Liridona Ademajn, reagon Pacolli: Kam heshtur jo nga frika, por…

18:17 | 27/03/2026
Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

Rama përplaset me Spiropalin në mbledhjen e PS: “Këtu nuk flet ti!” – reagon ish-ministrja

19:56 | 28/03/2026
Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

Gara për Drejtorin e Policisë së Shtetit, Tonin Voci kryeson listën e kandidatëve

18:32 | 27/03/2026
Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026




TË FUNDIT

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!
Aktualitet

Tatimet kontroll pagave në sektorin mjekësor dhe estetik, ja pagat që duhet të paguani!

by mirseda
22:34 | 02/04/2026
0

Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave indikative për sektorin mjekësor dhe estetik. Sipas njoftimit të Administratës...

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

Izraeli eliminon komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës

22:29 | 02/04/2026
Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

Fifi flet për raportin me Dhurata Dorën: Pse nuk kanë një duet bashkë?

22:09 | 02/04/2026
Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

Ngjarje e rëndë në Gjirokastër: 10-vjeçari denoncon ngacmim seksual, nis hetimi ndaj një adoleshenti

22:07 | 02/04/2026
Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

Melania Trump ndihmon rikthimin e fëmijëve ukrainas te familjet e tyre

21:49 | 02/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com