Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Manjani: Faji i madh i LSI-së, mbështetja pa kusht ndaj Edi Ramës

8 vjet ago
in Kryesore, Shqipëria
Manjani: Faji i madh i LSI-së, mbështetja pa kusht ndaj Edi Ramës

Ish-anëtari i LSI-së në kabinetin qeveritar të Ramës, Ylli Manjani, ka reaguar mbi debatin e hapur së fundmi për ndarje pushteti dhe përgjegjësish në kuadër të bashkëqeverisjes. Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij në fb, Manjani vë në dukje, meritat, përgjegjësitë, por edhe pikat e dobëta të LSI-së gjatë funksionimit të koalicionit qeverisës, ku veçon fajin e madh, sipas tij, mbështetjen pa kushte të Edi Ramës.

 Deklarata e plotë e Manjanit.

A është fajtore LSI për qeverisjen e shkuar?

Po, pa asnjë dyshim LSI ka përgjegjësitë e saj brenda qeverisë që u nis politike dhe mbaroi politeknike!

LSI është fajtore që mbështeti Edi Ramën pa asnjë kusht! Marrëveshja e 2013-ës, nuk ishte e qëlluar dhe qasja e LSI ishte: Kryeministri ka punën e vet dhe duhet lejuar të ushtrojë detyrën e tij sipas idesë që Ai ka!

Pra vërtetë mazhoranca u quajt nga Rama si me dy Kryetarë, në fakt Kryeministri i ka marrë vendimet si ka dashur. Hezitimet e LSI për çështje të veçanta nuk e kanë penguar atë të marrë vendimet që do!

Fakt është që LSI nuk ka votuar kundër asnjë projekt ligji të propozuar nga Qeveria (nënkupto) kryeministri! Pa dyshim, për këtë qasje LSI ka përgjegjësi para anëtarësisë së saj dhe shqiptarëve në tërësi!

LSI duhet të kishte kundërshtuar miratimin e disa ligjeve që sot diskutohen si problematike! Duhet ta bënte këtë gjë që të kishte sot më shumë kredo publike në të vërtetat që thotë!

Pa dyshim LSI nuk është fajtore për ato që pështyn Rama sot dhe që si zakonisht do ti lëpijë nesër!

Lëvyrja e Kryeministrit se ” nuk e paska lënë rehat LSI” është jo vetëm e pa vërtetë, por e pështirë. Është sindromë e “sëmundjes” së tij politike që se s’bën “fajin e ka dikush tjetër”, sepse Ai vetë është i kulluar! I pikuari nga qielli që nuk gabon kurrë!

Meqë me Saliun u pajtua, tani fajtor bëhet Meta! Ky i fundit është fajtor për gjithçka:

-për pranimin e lutjes bezdisëse të Ramës për koalicion; 
-për deputetët me rekorde kriminale të Ramës; 
-për kanabisin që kriminalizoi të shoqërinë; 
-për korrupsionin në hipotekat më problematike të vendit kur drejtohen nga emisarët e Edi Ramës;
-për koncensionet pa kriter e pa hesap që futën në borxh vendin;
-Për anulimin e madje edhe për rikthimin e importit të mbetjeve;
– për mungesën e investimeve, paratë e të cilave i mori vetë për të bërë shfaqje sheshesh;

Pra për çdo paudhësi që Rama dizenjoi e realizoi fajin e ka LSI dhe Meta! Për sa kohë që LSI e Meta e votuan e mbajtën në krye të qeverisë të paudhin!

Duke pranuar përgjegjësinë që i takon LSI, pyetjet që shtrohen natyrshëm tek vetë Rama janë:

  1. Pse ju lute LSI të bënte koalicion me ty në 2013?
    2. Pse ju ri-lute për të njëjtën gjë në 2017? (Megjithëse në këtë rast e kishe sa me la gojën).
    3. Pse nuk e prishe qeverinë me LSI kur kishe kaq halle? Sipas Kushtetutës Kryeministri e çon lehtësisht vendin në zgjedhje.

Përgjigja e këtyre pyetjeve është e vërteta dhe jo përrallat elektorale që nuk i beson as vetë!

Fushatë është dhe lejohen edhe budallëqet, por Kryeministrit nuk i lejohet të bëjë aludime e supozime për qeverinë që ka drejtuar vetë!

Jo pë gjë, po e tregojnë realisht se sa i paaftë është për të qeverisur!

Ky është mesazhi i tij më i sinqertë: nuk bën për këtë punë!

Kjo punë atij i duhet vetëm për t’u vetëmbrojtur nga SPAK-u! Për asgjë tjetër.

Të shohim…
 

Tags: debatmanjaniPS-LSIreagim

TË LIDHURA

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”
Politikë

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë
Aktualitet

EMRI/Lezhë: Sherri ndaj të riut dyshohet për një vajzë

20:26 | 02/12/2025
Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital
Aktualitet

Lezhë: I ri sulmohet dhe dërgohet në spital

20:16 | 02/12/2025
Next Post
ÇËSHTJA E ARTAN CUKUT/ Detaji që fundosi Mikel Shallarin, ja çfarë tha ai sot në gjyq

ÇËSHTJA E ARTAN CUKUT/ Detaji që fundosi Mikel Shallarin, ja çfarë tha ai sot në gjyq

Elections, 7000 police forces to be deployed during the process

Elections, 7000 police forces to be deployed during the process

“Equus”, vjen në Teatrin Kombëtar me 5 shfaqjet  e fundit

“Equus”, vjen në Teatrin Kombëtar me 5 shfaqjet e fundit







JU REKOMANDOJMË

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

Tragjike! E mori rrjedha e përroit, humb jetën 40-vjeçari në Elbasan

08:29 | 27/11/2025
“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

“Më jep postin e rëndësishëm ose kam një regjistrim me Metën”Berisha tregon bisedën me Dritan…

13:59 | 26/11/2025
Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

“Pantallona 400 euro dhe tuta 1000 euro”/ Braçe në Komisionin e Ekonomisë: Të gjithë turren deputeti

11:11 | 27/11/2025




TË FUNDIT

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani
Bota

Tentuan t’i iknin policisë, aksidentohen rëndë dy shqiptarët në Gjermani

by mirseda
22:42 | 02/12/2025
0

Dy shqiptarë janë përfshirë në një aksident në Osberg të Gjermanisë. Mësohet se të rinjtë ishin duke...

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

I dënuar me 45 vite burg, Trump firmos faljen për ish-presidentin e Hondurasit

22:19 | 02/12/2025
Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

Protestat masive “ndezën” Sofjen, qeveria e Bullgarisë “dorëzohet” dhe heq dorë nga rritja e taksave

21:45 | 02/12/2025
Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

Rama në Vjenë, i ftuar nderi në Konferencën “Time To Decide Europe 2025”

21:27 | 02/12/2025
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nuk certifikon Listën Serbe

20:57 | 02/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com