Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Vrasja e Artan Cukut, shpallen në kërkim 2 vëllezër të dyshuar si porositësit e ekzekutimit

9 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Vrasja e Artan Cukut, shpallen në kërkim 2 vëllezër të dyshuar si porositësit e ekzekutimit

Bujar dhe Florian Daka janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se janë porositësit e vrasjes së ish-kryekomisarit Artan Cuku.

Dy vëllezërit nga Shkodra u shpallën në kërkim sot paradite, ndërsa dyshohet se ata janë porositësit e ekzekutimit me motiv gjakmarrjen.

Vëllai i tyre, Agim Daka është vetëvrarë në polici disa vite më parë me armën e komisar Cukut.

Por, kush është Agim Daka?

Një nga momentet më të rënda të Cukut në Policinë e Shtetit ka qenë një ngjarje e ndodhur në vitin 2005. Në mars të atij viti, Agim Daka, 25 vjeç nga Shkodra, vrau veten me armën e Artan Cukut, shkruan “Panorama”.

Ngjarja ndodhi brenda në zyrat e Policisë së Shtetit në Tiranë, ku viktima u shoqërua pasi ngjante shumë me të vëllanë, Bujar Daka, i cili ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Më konkretisht, viktima Agim Daka, teksa po merrej në pyetje në zyrën e shefit të Krimeve të Komisariatit nr.4, Artan Cuku, arriti t’i merrte armën këtij të fundit duke qëlluar veten me armën e shefit të Krimeve të Policisë, dhe mbeti i vrarë në vend. Kjo ngjarje ishte një incident i rëndë për Artan Cukun, i cili u pezullua nga detyra për disa javë, derisa hetimi e nxori të pastër nga kjo ngjarje.

Pavarësisht vendimit të organeve drejtuese të Policisë, familjarët e Agim Dakës bënë akuza publike ndaj Policisë, edhe ndaj Artan Cukut teksa akuzuan se Agim Daka ishte dhunuar fizikisht e psikologjikisht për të treguar informacione në lidhje me vendndodhjen e vëllait të tij.

Agim Daka ishte shoqëruar nga Policia në zonën e Vorës, ku u ndalua nga një postbllok i Komisariatit nr.4.

Ai u ngjau policëve me të vëllanë, Bujar Dakën, i cili ishte larguar nga komisariati i Policisë së Shkodrës, ku kishte qenë i ndaluar. Ndërkohë, në mesin e shkurtit 2005, gruaja e Agim Dakës ishte gjetur pa jetë dhe nga hetimet doli se kishte humbur jetën nga helmimi.

Në momentin kur kreu vetëvrasjen me armën e Artan Cukut, mësohet se Agim Daka ka qenë duke u marrë në pyetje në zyrat e Policisë pikërisht për vendndodhjen e vëllait të tij, që ishte arratisur nga Policia e Shkodrës.

Cuku ka shpjeguar se as vetë nuk e kishte kuptuar se si i ndaluari kishte marrë armën e tij dhe kishte qëlluar veten në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Tags: Artan Cukuekzekutimigjakmarrjevellezerit Dakavrasja

TË LIDHURA

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

21:50 | 09/02/2026
Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel
Politikë

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit
Aktualitet

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Next Post
Serbia shet inferioritetin e saj si krenari, përballë fqinjëve në NATO

Serbia shet inferioritetin e saj si krenari, përballë fqinjëve në NATO

Ulet në Rinas avioni i parë me turistë nga Biellorusia, efekti i parë i heqjes së vizave me vendet e ish-BS

Ulet në Rinas avioni i parë me turistë nga Biellorusia, efekti i parë i heqjes së vizave me vendet e ish-BS

LSI sërish “shuplakë” kryeministrit: Ai do Rama-Reforma, është përgjegjës për kanabizimin e vendit

LSI sërish “shuplakë” kryeministrit: Ai do Rama-Reforma, është përgjegjës për kanabizimin e vendit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave
Politikë

Rama paralajmëron ndryshime ligjore për të shmangur pezullimin e ministrave

by mirseda
21:50 | 09/02/2026
0

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot se mazhoranca do të ndërmarrë ndryshime ligjore lidhur me çështjen e pezullimit...

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

Rama takohet me presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa në Bruksel

21:31 | 09/02/2026
Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

Nga sfida në lot: Luizi nuk i mban emocionet gjatë këngës së Shpat Kasapit në BBVA

21:22 | 09/02/2026
Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

Kosovë, KQZ çertifikon rezultatet e 28 dhjetorit, hapet rruga për seancën konstituive

21:09 | 09/02/2026
Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

Debat për fjalorin e Gjuhës Shqipe; mazhoranca kërkon shans të dytë për hartuesit

20:35 | 09/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com