Sot 18 vite më parë trupat e KFOR-it zbarkuan në Kosovë, duke i dhënë fund luftimeve dyvjeçare të përgjakshme ku rreth 13 mijë shqiptarë u vranë dhe mbi 1 milion të tjerë u dëbuan nga tokat e tyre.
Sulmet e NATOS-s ndaj Serbisë që vazhduan për 78 ditë, u anuluan më 10 qershor, pasi Komandanti Suprem i Aleancës, Gjenerali Wesley Clark i raportoi Këshillit të Atlantikut Verior se sulmet ajrore kishin detyruar Millosheviçin të fillonte tërheqjen e plotë të forcave serbe nga Kosova.
Me hyrjen e NATO-s, në Kosovë nisi edhe vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore.
Më 10 qershor të vitit 1999 tërheqja e trupave serbe nga Kosova bëri që NATO-ja t’i japë fund fushatës së sulmeve ajrore kundër Serbisë.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-së Havier Solana, më 10 qershor 1999 urdhëroi ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Pas kësaj rreth 800 mijë refugjatë të dëbuar nga forcat serbe u rikthyen në Kosovë.
10 qershori i viti 1999 shënon edhe fundin e luftës së Serbisë nga Kosova, pas 78 ditësh të bombardimeve ajrore të NATO-s. Po me këtë datë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi Rezolutën 12 44, sipas së cilës në Kosovë u dërguan mbi 37 mijë ushtarë paqeruajtës të KFOR-it nga 36 shtete.
Serbia, edhe sot nuk pranon se ka ushtruar gjenocid ndaj shqiptarëve dhe nuk ka kërkuar falje për masakrat çnjerëzore që bëri në Kosovë.