Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka zhvilluar disa takime në Drejtoritë e Policisë në Kukës dhe Dibër.
I pranishëm në këto takime ka qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Tema e këtyre takimeve ishte trajtimi i masave për një proces zgjedhor të paprekshëm dhe me standarde evropiane.
Gjithashtu, u kërkua parandalimi i përdorimit të parave me burim kriminal në blerjen e votës.
Ministri Demiraj kërkoi angazhim maksimal për identifikimin dhe ndalimin e personave, që do të tentojnë të ndikojnë në procesin zgjedhor, duke theksuar se çdo përfshirje e efektivëve të Policisë në fushatë është vepër penale.
Gjithashtu, Demiraj përgëzoi Drejtorinë Vendore të Kukësit për masat për moslejimin e kultivimit të kanabisit në qark (në kufijtë e minimales) dhe kërkoi angazhim profesional për lehtësimin e radhëve të gjata në Pikat e Kalimi Kufitar të qarkut Kukës.