Zëdhënësi për shtyp i qeverisë Ruse në një dalje publike për mediat deklaroi se gjatë orëve të pasdites mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit turk Recep T. Erdogan ka pasur një bisedë telefonike.
Mes të tjerash ai shtoi se fokusi kësaj bisede ka qenë kriza e Katarit si dhe marrëdhëniet mes dy vendeve. Të dy liderët morën angazhimin për zgjidhjen e krizës në rrugë paqësore dhe në respekt të sovranitetit të vendeve.
Më herët, ministri i jashtëm turk Mevlud Çavusoglu në lidhje me krizën e vendeve të Gjirit deklaroi se: “Në çdo rast dialogu duhet të vazhdojë dhe kriza duhet të zgjidhet në rrugë paqësore. Turqia është e shqetësuar për situatën e krijuar në vendet e Gjirit dhe do të japim çdo mbështetje për normalizimin e situatës.”(TIRANA TODAY)