Qindra nxënës të shkollave të qytetit të Vlorës kanë marrë pjesë në një aksion për pastrimin e plazheve. Nën moton “Të mbajmë pastër qytetin”, nxënësit kanë pastruar plazhet, duke synuar edhe sensibilizimin e opinionit për mbajtjen pastër të ambienteve publike, sidomos në nisje të sezonit turistik.
Mijëra pushues pritet të pushojnë në bregdetin shqiptar gjatë këtij sezoni turistik, ndërsa mbajtja pastër e plazheve të qytetit është prioritet edhe i Bashkisë së Vlorës.