Rama gjatë një takimi me gratë e Gjirokastrës është shprehur burrat kanë marrë në qafe gratë deri tani dhe se atyre duhet tu jepet më shumë përparësi.
Sipas tij, nëse PS do të marrë pushtetin edhe 4 vjeçarin tjetër ne Këshillat Bashkiake do të jenë 50 per qind gra.
Gjatë këtij takimi, Kryeministri i vendit është shprehur se PS ka një filozofi ndryshe nga PD, pasi në listat e demokratëve nuk ka asnjë grua në krye të tyre.
“Partia Socialiste ka një filozofi tjetër për gratë, ju e shikoni vet se në listat e demokratëve nuk ka asnjë femër prandaj duhet ta merrni seriozisht. Më duket e pabesueshme që për projektin e Republikës së Re, që asnjë vajzë nga Gjirokastra nuk meritojnë të shkojë në parlament”, tha Rama.
Sakaq, ai u shpreh se gjatë 44 muajve Partia Socialiste hodhi bazat e shtetit dhe për të ecur drejt BE do i duhet edhe një mandat.
Rama ripërsëriti thirrjen se Partia Socialiste të bëjë reforma dhe të marrë e vetme timonin e qeverisjes duhet ti jepet mundësia të qeveriset me 71 mandate.