Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Maqedonia, me shqiptarë që flasin shqip, por mendojnë maqedonisht!

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Maqedonia, me shqiptarë që flasin shqip, por mendojnë maqedonisht!

Kim Mehmeti/Pas votimit të qeverisë së re të drejtuar nga LSDM-ja, Maqedonia u shkëput nga gjysma maqedonase e regjimit të deridjeshëm antishqiptare DPMNE-BDI. Por, siç duket, jo edhe nga rrugaçëria dhe banditizmi partiak shqiptar, që deri dje, i shkërbeu si mbulesë antishqiptarisë së qarqeve policore e politike të VMRO-DPMNE-së.

Andaj duket se edhe drejtuesit e sotëm të Maqedonisë, duan të sundojnë sipas mendësisë se shqiptari i korruptuar është i mirë për pushtetin, ndërkaq shqiptari i nënshtruar, i dobishëm për shtetin. Edhe atë vetëm pse shqiptarin e korruptuar e kontrollon sunduesi maqedonas, ndërkaq shqiptarin e nënshtruar, e ndrydh dhe e shtrydh banditi partiak shqiptar!

Po pra, Maqedonia tani ka qeveri të re, por shumëçka paralajmëron se edhe e nesërmja, shqiptarëve të këtushëm, do u ofrojë po atë që e jetonin deri dje: të jenë pushtetarë pa shtet dhe të pëlqyerit e faktorit ndërkombëtar- si komunitet “pro-evropian” që e flijon vetveten, për ta mbrojtur shtetin!? E me çka Maqedonisë i mundësohet ta blejë shumë lirë të ardhmen e shqiptarëve të këtushëm, duke i avancuar ata në këste si “qytetarë”, por duke i shpërfillur e asgjësuar si shqiptarë.

Pra, Maqedonia do vazhdojë të drejtohet sipas logjikës së ndërtuesve të saj të natyrshëm – maqedonasve dhe “armiqve” të saj të përjetshëm – shqiptarëve. Maqedonia, pra, do vazhdojë të drejtohet sipas mendësisë se shqiptarëve u bie në hise përgjegjësia dhe garantimi i stabilitetit të shtetit, e maqedonasve sundimi dhe vjelja e tij.

Po, Maqedonia e sotme ka qeveri të re. Por, siç duket, edhe kjo qeveri është e “paketuar” sipas mendësisë së vjetër, apo sipas logjikës së sunduesit maqedonas dhe vasalëve shqiptarë. Kjo do të thotë se këtij shteti edhe më tej do i duhen burrështetas të kontrolluar dhe qytetarë të nënshtruar shqiptarë. Diçka që Maqedonisë mund t’ia sigurojnë vetëm partiakët hajdutë e të korruptuar shqiptarë dhe banditët e pakontrolluar të partive shqiptare. Banditë partiakë shqiptarë, të cilët nuk i kap ligji, përderisa ata e dëmtojnë shqiptarinë, përderisa e kriminalizojnë shoqërinë e këtushme shqiptare dhe përderisa janë bartës të rolit kryesor në filmin: “Vetëm shqiptari, ia ha kokën shqiptarit!”

Dhe kush nuk e beson këtë le të shëtitë nëpër vendbanimet shqiptare dhe le të shohë se cilët janë të fortit e “mëhallëve” të atjeshme. Si dhe le të shohë se cilët janë shumica e votuesve të LSDM-së maqedonase, me çka do e kuptojë se shqiptari bëhet më ‘shka se shkau’ kryesisht atëherë kur ndonjë ‘sasho’ i DPMNE-së, apo ndonjë ‘verushevski’ i LSDM-së, i ofron atij siguri, edhe atëherë kur merret me hajni!

Po pra, Maqedonia e sotme është shkëputur nga pjesa maqedonase e regjimit më shkatërrimtar e më antishqiptar që ka pasur ndonjëherë gjer më tani ky vend, nga regjimi DPMNE-BDI, por siç duket, jo edhe nga mendësia se, sa më të ulët e ka politikani shqiptar moralin, aq më të butë duhet ta ketë kolltukun e pushtetarit. Gjë të cilën në njëfarë mënyre e dëshmon pjesa shqiptare e qeverisë së re të LSDM-së, e kësaj qeveria që ngjan në ‘kazan’ të mbushur me mbeturinat politike shqiptare, që duhen ricikluar për përdorim të mëtejshëm. E ku bëjnë pjesë qeveritarë të deridjeshëm të BDI-së dhe disa nga “bashkuesit” e deridjeshëm të opozitës shqiptare, “opozitarë” që të shajnë me të gjallë e të vdekur, që të shpallin ‘qafir’, ‘malok’ e kopil, vetëm pse u thua: o të sëmurë për pushtet, shituni ku të doni e kujt të doni, por mos e përbuzni popullin tuaj duke ia dëshmuar palës maqedonase se s’ka shqiptar që nuk shitet, por ka sundues maqedonas që atë nuk do ta blejë!

Dhe pas gjithë kësaj që u tha më lart, shtrohet pyetja: çka duhet të bëjnë shqiptarët e Maqedonisë? Artikullshkruesi nuk pretendon se i di përgjigjet e të gjitha pyetjeve, por sa për vete, ndjehet mburrshëm kur i dëgjon fjalimet e deputetëve të Lëvizjes Besa. Fjalime dhe veprime politike që ia shtojnë besimin se politikës së shqiptarëve të Maqedonisë, i kthehet mençuria dhe ndershmëria. Dhe pa marrë parasysh se çka thuhet për këtë Lëvizje, autori i këtij teksti e pranon se gjithmonë se do jetë përkrah të mençurve dhe të ndershmëve, si dhe kundër injorancës dhe banditizmit partiak, që e çoi popullin e këtushëm shqiptar ta humb besimin në vetvete        .

Autori i këtij teksti gjithashtu e shpalosë edhe bastin e vet publik se, nëse Maqedonia nuk hekë dorë nga mendësia përbuzëse ndaj shqiptarisë, atëherë ajo është duke e ecur dhjetëvjeçarin e saj të fundit. Ecje që do varet edhe nga rritja e numrit të shqiptarëve të Maqedonisë, që do flasin shqip, por do mendojnë maqedonisht! Pra që do varet sa do jetë i suksesshëm projekti i LSDM’së për prodhimin e shqiptarëve me mendësi ‘qytetare’, por që do votojnë për partitë maqedonase. Edhe atë në këtë Maqedoni ku – siç tregojnë gjitha anketat – mund të gjesh maqedonas që do votonin për ndonjë parti rome, turke apo serbe, por as një të vetëm, që do mbështeste ndonjë parti ‘armike’ shqiptare! Pra në këtë Maqedoni e cila thuajse e synon të pamundurën: që shqiptarët e këtushëm të mos ëndërrojnë shqip, por maqedonisht! Synim që e mbështesin edhe disa qarqe zyrtare në Tiranë e Prishtinë, ku heroizohen shqiptarët që flasin shqip, e mendojnë maqedonisht, por demonizohen ata që thonë: më shumë se sa Maqedonisë, i besojmë shqiptarisë dhe Zotit!

Tags: dpmne-bdikim mehmetilsdmmaqedonasitMaqedoniashqiptaret

TË LIDHURA

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike
Bota

BE e bindur për arritjen e objektivit klimatik 2035 për automjetet elektrike

12:35 | 12/09/2025
Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime
Aktualitet

Kryediplomati qipriot: Shqipëria progres të shpejtë drejt BE-së, meriton përgëzime

12:07 | 08/09/2025
Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Next Post
DURRËS/ Mbytet një 46-vjeçar në plazhin e Kallmit

DURRËS/ Mbytet një 46-vjeçar në plazhin e Kallmit

Haki Mustafa emërohet Administrator i Përgjithshëm i OSHEE-së

Haki Mustafa emërohet Administrator i Përgjithshëm i OSHEE-së

Standardet zgjedhore; Shkarkohet Drejtori i Postës – Lazimi, përfaqësues i LSI

Standardet zgjedhore; Shkarkohet Drejtori i Postës – Lazimi, përfaqësues i LSI

JU REKOMANDOJMË

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

“Ditë historike”, Braçe për Veliajn: Hera e parë që Këshilli Bashkiak shkarkon kryebashkiakun. Çështja s’duhej bërë kaq publike

14:57 | 23/09/2025
Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

Flet personi që “spiunoi” zv.ministrin e Brendshëm me cigare: Si u ndjeva kur e pushuan nga puna

14:54 | 23/09/2025
Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

“Ose do ishim më të forte, ose do ndaheshim”, rrëfen mes lotëve Blerta Celibashi per lidhjen me Princ Leken

20:19 | 25/09/2025




TË FUNDIT

Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë
Bota

Zelensky kërkoi përdorimin e raketave Tomahawk, Trump: i hapur për armët me rreze të gjatë veprimi për të goditur Rusinë

by mirseda
22:04 | 26/09/2025
0

“I hapur ndaj mundësisë së heqjes së kufizimeve për përdorimin e sistemeve amerikane të armëve me rreze...

Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

Izraeli merr masa drastike për të shmangur përjashtimin nga FIFA dhe UEFA

21:33 | 26/09/2025
Arrestohet ish-menaxheri i fondeve të Soros, akuzohet për përdhunim dhe prostitucion

Arrestohet ish-menaxheri i fondeve të Soros, akuzohet për përdhunim dhe prostitucion

21:20 | 26/09/2025
Organizata “Mjekët pa Kufij” pezullon aktivitetin në Gaza për shkak të rrezikut të sulmeve izraelite: Të detyruar të largohemi

Organizata “Mjekët pa Kufij” pezullon aktivitetin në Gaza për shkak të rrezikut të sulmeve izraelite: Të detyruar të largohemi

20:57 | 26/09/2025
Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’

Tiranë/ Era e fortë thyen degën e pemës, bllokohet qarkullimi në ‘Rrugën e Elbasanit’

20:34 | 26/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com