Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Patozi: Rama është krijuesi dhe përfituesi i lojës së pistë me zgjedhjet

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Patozi: Rama është krijuesi dhe përfituesi i lojës së pistë me zgjedhjet

Ish-nënkryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së në legjislaturën e viteve 2009-2013 nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka bërë një analizë lidhur me zhvillimet e fundit  politike për zgjedhjet e 25 qershorit.

Sipas Patozit, Edi Rama është personi i cili përfitoi nga marrëveshja e bërë me kreun e PD-së Lulzim Bashin dhe po përpiqet që të konsolidojë perceptimin se PS dhe PD janë bashkë për një qeveri jo teknike.

“Duke krijuar idene e rreme të një detanteje të gjatë politike në Shqipëri, Edi Rama po përpiqet të vrasë me një gur dy zogj, duke dëmtuar njëkohësisht planet dhe fuqinë elektorale të Partisë Demokratike dhe të LSI-së. Nga njëra anë koalicioni i madh dhe i mbyllur në tavolinë paraprakisht mes Bashës dhe Ramës dekurajon fushatën e demokratëve, sepse pritshmëria e tyre për rezultatin e zgjedhjeve dhe për të ardhmen e qeverisjes ka qenë krejtësisht tjetër para marrëveshjes” Shkruan Patozi.

Deputeti i PD-së u la jashtë listave për zgjedhjet e 25 qershorit si një kundërpërgjigje për qëndrimin e tij kritik ndaj kreut të selisë blu.

 Statusi në Facebook:  

Kush nuk po e ha karremin e Edi Ramës

Legjenda e një koalicioni të madh pas zgjedhjeve po qëndron në qendër të fushatës së nëndheshme të 3 partive më të mëdha në garë, ndërkohë që po përbyllet java e parë, që kur PD zbriti më në fund në betejë.

është fare e qartë dhe e dukshme se kjo fabul e kudogjendur sot në Shqipëri, sa në terren, aq edhe në tribunat apo ekranet mediatike, është krijuar dhe ushqehet përditë nga Edi Rama, i cili është i vetmi përfitues nga efektet e saj. Kryeministri, i cili qëndroi në detyrë, falë një marrëveshjeje, që u paraqit si një lëshim i bollshëm për opozitën, po përpiqet të konsolidojë perceptimin se PS dhe PD janë marrë vesh tashmë që të jenë bashkë në një qeveri joteknike pas 25 qershorit.

Bashkëqeverisja në koalicionin e madhe është sporti më popullor sot në fushatën kapilare të partive, por në fakt jehonën më të madhe negative ajo e ka nga komentet dhe analizat e mediave të Tiranës.

Po pse them se Edi Rama është krijuesi dhe përfituesi i vetëm i kësaj loje të pistë me zgjedhjet, e cila pretendon të zëvendësojë atë humbje që mund t’i shkaktojë llogarive të tij paraelektorale pamundësia e pjeshme për t’i vjedhur apo blerë votat, pas arritjes se marrëveshjes? Sepse duke krijuar idene e rreme të një detanteje të gjatë politike në Shqipëri, Edi Rama po përpiqet të vrasë me një gur dy zogj, duke dëmtuar njëkohësisht planet dhe fuqinë elektorale të Partisë Demokratike dhe të LSI-së. Nga njëra anë koalicioni i madh dhe i mbyllur në tavolinë paraprakisht mes Bashës dhe Ramës dekurajon fushatën e demokratëve, sepse pritshmëria e tyre për rezultatin e zgjedhjeve dhe për të ardhmen e qeverisjes ka qenë krejtësisht tjetër para marrëveshjes.

Vijoj të këmbëngul me forcë se ajo është qasja me e gabuar që mund të dëmtojë në mënyrë të pariparueshme shfrytëzimin e kapaciteteve reale të Partisë Demokratike, në funksion të rezultatit të zgjedhjeve të 25 qershorit.Por një bashkëqeverisje PD-PS nga ana tjetër hedh në erë shpresat e LSI-së për të qenë sërish “king maker” në qeverinë e ardhshme, që ka qenë edhe gjeneratori i vetëm i fushatave të saj në të paktën në dy zgjedhjet e fundit.

Duke u kapur në befasi, partia e Ilir Metës me kryetar Petrit Vasilin, duket qartë se e ka të vështirë të përshatet për të gjetur një strategji tjetër fituese. Sa nga koha e pakët që ka në dispozicion, por më shumë ngaqë është e pamësuar të jetojë larg pushtetit, pa të cilin e ka të pamundur të ruajë raportin e kleringut të drejtpëdrejtë, që ka me votuesit e saj.Por si po sillen të dy targetuarit e Edi Ramës me këtë karrem të helmuar politik? LSI-ja po përpiqet të krijojë përshtypjen se është e pashqetësuar nga kjo lojë e Partisë Socialiste, duke fryrë pa kursim përmasat e saj dhe duke e paraqitur veten si pretendente reale për të qenë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit.

Por, sipas meje, kjo përpjekje e sforcuar dhe shumë larg të së vërtetës, e bën shumë qesharake, dhe në vënd që ta mbulojë, e zbulon më shumë, vështirësinë e Ilir Metës në këto zgjedhje. Ndonëse fati politik i LSI-së nuk më intereson shumë, mendoj se ajo ka bërë zgjedhjen më të gabuar për t’iu përgjigjur këtij sulmi kibernetik të Edi Ramës, që në ditët e para të betejës elektorale. Dhe për rrjedhojë ka shumë gjasa që pasojat e tij të reflektohen në rezultatin final.Në ndryshim me Ilir Metën, PD ka zgjedhur të mbrohet nga ky diversion, duke u distancuar publikisht nga mundësia e një koalicioni të madh, idea e të cilit do të zbehte energjitë e demokratëve në fushatë. Lulzim Basha, që udhëheq opozitën e bashkuar nën siglën e Partisë Demokratike, ka deklaruar disa herë me forcë se nuk do të ketë pazar me Edi Ramën dhe LSI-së, duke fashitur cdo zë tjetër, qëndror ose periferik të opozitës, që i fryn kësaj legjende me pasoja shkatërruese. Kam bindjen, se kjo është mënyra më e mirë dhe e vetmja që Partia Demokratike të ruajë, jo vetëm ritmin e fushatës së vet, por dhe objektivat e saj për të fituar më 25 qershor.

Tags: Edi Ramëspatozipistë me zgjedhjetPS dhe PDrama

TË LIDHURA

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin
Politikë

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025
Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy makina, humb jetën njëri nga drejtuesit
Aktualitet

Devoll, sherr masiv në qytetin e Bilishtit, plagosen 2 persona

20:52 | 01/10/2025
BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët
Aktualitet

BE jep njoftimin e rëndësishëm për shqiptarët

19:51 | 01/10/2025
Next Post
Thaçi merr mbështetjen e Kroacisë për formimin e ushtrisë së Kosovës

Thaçi merr mbështetjen e Kroacisë për formimin e ushtrisë së Kosovës

Venezuelë, presidenti Maduro nuk tërhiqet, protestat vazhdojnë

Venezuelë, presidenti Maduro nuk tërhiqet, protestat vazhdojnë

Auron Tare: Turp! Ende valvitet flamuri i shpërfytyruar i porositur në Kinë nga qeveria Berisha

Auron Tare: Turp! Ende valvitet flamuri i shpërfytyruar i porositur në Kinë nga qeveria Berisha

JU REKOMANDOJMË

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

Kosovë, policia tregon si ndodhi aksidenti rrugor ku humbi jetën vëllai i Gjestit

19:17 | 26/09/2025
Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

Qindra qytetarë dhe figura publike mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të Gjestit

17:52 | 27/09/2025
“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

“E rregullova të katërtin”/ Zbardhet mesazhi në SkyECC i pronarit të “Monopol”, Aurel Hoxha pas vrasjes së Klevis Lleshit

22:50 | 27/09/2025
Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

Detaje/ Para se të vritej me plumb, biznesmeni italian është qëlluar me dru në kokë

19:55 | 27/09/2025




TË FUNDIT

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael
Bota

Gjermania miraton eksportin e mallrave ushtarake me vlerë 2.46 milionë euro në Izrael

by mirseda
22:52 | 01/10/2025
0

Gjermania ka miratuar eksporte armësh në Izrael me vlerë të paktën 2.46 milionë euro (2.9 milionë dollarë)...

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

Sulmi rus ndërpret energjinë elektrike në një pjesë të madhe të centralit bërthamor të Çernobilit

22:30 | 01/10/2025
Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në pjesën e parë, Juve në disavantazh në Champions

22:16 | 01/10/2025
Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

Fotot dhe intervistat për varrimin e vëllait të Gjestit, Dafina Zeqiri reagon ashpër: U trondita

21:52 | 01/10/2025
Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

Zgjedhjet e pjesshme në Tiranë/ PD vijon negociatat me aleatët, Noka takim me Shpëtim Idrizin

21:17 | 01/10/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com