Arsene Wenger ka firmosur një kontratë të re dy-vjeçare me Arsenalin dhe në këtë mënyrë u ka dhënë fund spekulimeve në lidhje me të ardhmen e tij te klubi i Premier Ligës angleze.
Kontrata e Wenger skadonte në qershor dhe i kishte evituar diskutimet në lidhje me të ardhmen e tij, por tashmë është konfirmuar se ai do të qëndrojë,duke qenë se tek Arsenali besojnë se ai është personi i duhur për të fituar titullin e parë që prej vitit 2004.
Wenger ka drejtuar 709 ndshje në Premier Ligë, duke qenë i dyti në histori, me Sir Aleks Ferguson që ka drejtuar në 810 ndeshje, ndaj nëse Wenger e mbyll sezonin e ardhshëm tek Arsenali, do të vendosë rekordin e ri.
Pas rinovimit, Wenger tha: “E dashuroj këtë klub dhe po shoh me entuziazëm nga e ardhmja. Po shohim si mund të përforcohemi dhe mendojmë se me pak afrime cilësore ky grup mund të bëhet edhe më i suksesshëm, duke synuar titullin kampion. I jam mirënjohës bordit drejtues dhe do të bëj të pamundurën që të fitoj trofe madhorë”.
Tifozët kanë qenë të përçarë në lidhje me Wenger, pasi të shumtë janë ata që kërkojnë largimin e tij, pas 21 vitesh në drejtim dhe shumë trofesh të fituar kryesisht në 10-vjeçarin e parë të drejtimit.
Javën e shkuar Arsenali fitoi Kupën FA, por për herë të parë pas 20 vitesh nuk do të marrë pjesë në Champions League.